E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Dy kulla në mes të Vlorës/ “EN Construction” dhe “Dakz” zaptojnë tokat e qytetarëve

Korrieri nga Korrieri
17.07.2026
në Aktualitet
A A
Dy kulla në mes të Vlorës/ “EN Construction” dhe “Dakz” zaptojnë tokat e qytetarëve
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Vala e ndërtimeve të kullave shumëkatëshe, e cila prej vitesh ka karakterizuar Tiranën, vijon të shtrihet edhe në qytete të tjera të vendit, sidomos pranë bregdetit.

Një projekt i dy gradaçelave, që po zhvillohet aktualisht në Vlorë ka ngritur shqetësime mes banorëve të zonës së njohur si “7 Pallatet”, të cilët pretendojnë se po cenohen pronat e tyre private.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një kompleksi rezidencial dhe hotelerie me dy kulla deri në 24 kate, projekt që po zhvillohet nga shoqëritë “EN Construction” sh.p.k. dhe “Dakz” sh.p.k. në lagjen “Uji i Ftohtë”, përgjatë aksit Vlorë-Orikum.

Dokumentacioni i projektit, i siguruar nga Boldnews.al, tregon se objekti është regjistruar si “Kompleks rezidencial, shërbime dhe hoteleri, 1, 2 dhe 23-24 kate mbi tokë, me 3 kate parkim dhe shërbime nëntokë”.

Sipas lejes së ndërtimit të firmosur nga vetë Edi Rama, projekti po zhvillohet në një truall me sipërfaqe 6,306.27 metra katrorë, sipas të cilit kompleksi do të përbëhet nga dy kulla. Njëra do të ketë funksion rezidencial dhe shërbimesh, ndërsa kulla tjetër do të shërbejë si hotel dhe apart-hotel.

Megjithatë, banorët e zonës pretendojnë se në terren situata është ndryshe nga ajo që parashikohet në dokumentacion.

Në denoncimin e dërguar në redaksinë e Boldnews.al, ata deklarojnë se fadromat e firmës ndërtuese kanë prekur muret rrethuese të pronave të tyre dhe se po tentohet të ndërhyhet në oborret private për vendosjen e pilotave të objektit.

Sipas tyre, mjetet e rënda të kompanive ndërtuese kanë ndërhyrë përtej kufijve të truallit ku është miratuar projekti, duke prekur sipërfaqe që ata i konsiderojnë pronë private dhe për të cilat deklarojnë se disponojnë dokumentacion pronësie.

“Jemi disa banorë të lagjes së 7 Pallateve. Në mes të lagjes po ngrihet një objekt 24-katësh. Nuk ruhen kushtet teknike dhe nuk mbahet largësia nga objektet ekzistuese. Po na prishin muret rrethuese dhe po tentojnë të futen me pilotat në oborret tona, të cilat i kemi me dokumente”, thuhet në denoncimin e banorëve.

Pamje nga punimet

Sipas banorëve, për situatën janë vënë në dijeni edhe institucionet shtetërore. Ata deklarojnë se i janë drejtuar Policisë së Shtetit dhe Gjykatës, por deri më tani nuk kanë marrë një zgjidhje konkrete.

“Jemi ankuar në gjykatë dhe në polici, por nuk kemi marrë zgjidhje. Jetojmë prej 40 vitesh në këtë lagje dhe nuk kemi pasur kurrë shqetësime të tilla. I bëjmë thirrje institucioneve të dalin në terren dhe të verifikojnë situatën”, shprehen ata.

Duket se ndërtimi i kullave shumëkatëshe, i paraqitur si simbol i zhvillimit urban dhe investimeve të reja, po shoqërohet gjithnjë e më shpesh me përplasje mbi pronësinë dhe zaptimin e hapësirave private të qytetarëve, ku këta të fundit mbeten të pambrojtur përballë fuqisë së betonit dhe kapitalit.

Para

VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë

Pas

“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.3k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Burgu e zgjidh këtë punë! Kontrolli zbulon shkeljen, nafta u shit 33% më lirë për të shmangur taksat (Dokumenti)

Albpetrol po e dorëzon Gorishtin mes rënies së prodhimit! Fituesi amerikan me 14.7 milionë dollarë detyrime dhe zero të ardhura

15.11.2026
10.4k
Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

11.11.2026
10.4k
Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

13.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë

Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë

12.11.2026
10.4k
Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës!

Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës!

13.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.