E martë, 15 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës kap në shkelje Vodafone dhe One, vendosen masa të reja për operatorët celularë

Korrieri nga Korrieri
27.07.2026
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
Autoriteti i Konkurrencës kap në shkelje Vodafone dhe One, vendosen masa të reja për operatorët celularë
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur masa dhe detyrime të reja ndaj operatorëve celularë Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA, pas përfundimit të hetimit të thelluar në tregun me pakicë të shërbimeve celulare.

Sipas vendimit të Komisionit të Konkurrencës, masat synojnë korrigjimin e problematikave të konstatuara gjatë hetimit dhe forcimin e mbrojtjes së konsumatorëve, përmes rritjes së transparencës, zgjerimit të mundësive të zgjedhjes dhe ofrimit të paketave më të përshtatshme për kategori të ndryshme përdoruesish.

Gjatë periudhës së hetuar, Autoriteti i Konkurrencës evidentoi rritje progresive dhe të ngjashme të çmimeve nga operatorët, ngjashmëri të lartë mes paketave të ofruara, reduktim të ofertave me çmime më të ulëta, si dhe mungesa në dokumentimin e kostove që justifikojnë ndryshimet tarifore.

Në bazë të vendimit të datës 24 korrik 2026, Vodafone Albania dhe One Albania duhet që brenda 90 ditëve të krijojnë paketa të veçanta dhe më të favorshme për pensionistët dhe studentët e moshës 18 deri në 23 vjeç.

Gjithashtu, operatorët do të jenë të detyruar që paketat më ekonomike të jenë të aksesueshme edhe në pikat fizike të shitjes dhe jo vetëm përmes aplikacioneve apo platformave online.

Vendimi parashikon se abonentët, pas përfundimit të kontratës, duhet të kenë mundësi të kalojnë në një paketë më të lirë pa penalitete dhe pa pengesa të pajustifikuara.

Po ashtu, çdo ndryshim në çmim, përmbajtje apo afat vlefshmërie të paketave duhet t’i komunikohet individualisht abonentit, në mënyrë të qartë dhe të paktën 30 ditë përpara hyrjes në fuqi.

Autoriteti ka përcaktuar gjithashtu se çdo rritje çmimi duhet të mbështetet në analiza të dokumentuara të kostove, të cilat operatorët duhet t’i ruajnë për një periudhë pesëvjeçare.

Sipas vendimit, paketat e reja duhet të kenë diferencim real dhe të mos kufizojnë zgjedhjen e konsumatorëve. Gjithashtu, kontratat standarde të operatorëve do t’i nënshtrohen vlerësimit paraprak të Autoritetit të Konkurrencës për të shmangur klauzolat e padrejta.

Vendimi përcakton edhe detyrimin për qartësimin e procedurave dhe afateve për bartjen e numrit nga një operator te tjetri, të cilat duhet të jenë të kuptueshme për abonentët.

Autoriteti i Konkurrencës bëri të ditur se zbatimi i këtyre masave do të monitorohet për një vit nga hyrja në fuqi e vendimit. Në rast të moszbatimit të detyrimeve, Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA rrezikojnë penalitetet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Para

Nisin sot aplikimet në universitete, maturantët kanë 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve

Pas

SPAK dërgon për gjykim 11 persona, akuzohen për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës

Nga Kategoria

Trafikanti shqiptar i shpëton burgut në Angli: E dashura ime vuan nga depresioni
Aktualitet

Trafikanti shqiptar i shpëton burgut në Angli: E dashura ime vuan nga depresioni

14.09.2026
10.4k
Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat: I kërkova të na dëgjonte, më tha “dil jashtë”
Aktualitet

Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat: I kërkova të na dëgjonte, më tha “dil jashtë”

14.09.2026
10.4k
Nis zyrtarisht viti shkollor 2025-2026/ Rreth 345 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës në të gjithë Shqipërinë 
Aktualitet

Kthimi në shkollë “kushton shtrenjtë”: Deri në 34 mijë lekë për një fëmijë, mbi 60 mijë për dy

14.09.2026
10.4k
“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri dhe…
Aktualitet

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri dhe…

14.09.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nis zyrtarisht viti shkollor 2025-2026/ Rreth 345 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës në të gjithë Shqipërinë 

Kthimi në shkollë “kushton shtrenjtë”: Deri në 34 mijë lekë për një fëmijë, mbi 60 mijë për dy

14.09.2026
10.4k
Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të lënduar

Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të lënduar

12.09.2026
10.4k
Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

09.09.2026
10.4k
Vangjel Tavo hedh në “kosh” milionat e FSHZH, 6.4 milionë euro për fasadat e Dhërmiut 8 vjet pas investimit të parë

Vangjel Tavo hedh në “kosh” milionat e FSHZH, 6.4 milionë euro për fasadat e Dhërmiut 8 vjet pas investimit të parë

10.09.2026
10.4k
Navy SEAL-s në Hormuz, zbulohet misioni sekret katërmujor kundër minave iraniane

Navy SEAL-s në Hormuz, zbulohet misioni sekret katërmujor kundër minave iraniane

10.09.2026
10.4k
‘Pasqyrë Albania’ – Rama: Qytetarët do t’i ndjekin ankesat në kohë reale, do dihet kush i mban peng

Makiazh i ri masakrës së pronave: Rama shkrin Kadastrën dhe e kthen në ASHP pas skandaleve të njëpasnjëshme

09.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

09.09.2026
10.4k
Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

10.09.2026
10.4k
SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

11.09.2026
10.4k
“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

10.09.2026
10.4k
Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

11.09.2026
10.4k
“S’di ça të them për përgjimet” – Ortakja shqiptare e Ron Yefet: Ai do investojë 70 milionë euro, dhe ka nisur! Në fundvit kalojmë miliarda, do e shihni

“S’di ça të them për përgjimet” – Ortakja shqiptare e Ron Yefet: Ai do investojë 70 milionë euro, dhe ka nisur! Në fundvit kalojmë miliarda, do e shihni

11.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.