Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Gjirin e Lalëzit, 50-vjeçar ka rrezikuar jetën e tij, pasi është hedhur nga lartësia per tu larë në det dhe ka marrë dëmtime të rënda.
Mësohet se burri në fjalë nuk arrinte të kontrollonte trupin dhe filloi të mbytej, ndërsa për fatin e tij të mirë, në vendngjarje ka qëlluar një punpnjës i varkave i cili është hedhur menjëherë në det dhe e ka tërhoqur deri sa në ndihmë i ka ardhur edhe roja e plazhit.
Më pas është njoftuar ambulanca e cila ka mbërritur pas disa minutash në vendngjarje dhe ekipi i emergjencës i ka dhënë ndihmën e nevojshme dhe transportuar për në spital.
“Pershendetje JOQ . Sot ne Lalz eshte shpetuar nje burr rreth te 50 tava qe ishte duke u mbytur sepse u hodh me kok nga nje lartesi dhe u paralizua. Për momentin u gjendem aty dhe i dham ndimen e pare por nuk ishte e mire gjendja e tij. Eshte paralizuar nga mezi e posht ka thyer pjesen te qafa. Djali i shetoj jeten se po mbytej nuk e komandonte dot trupin
Mesazhi qe kisha eshte , qe te ruajne veten se e keqja behet kurdo , duhet te sigurohen para se te bejne veprime , sepse ky person u pralizua dhe po mos ta kishim kap do humbte jeten i mbytur. Ju falenderoi per punen tuaj te pa ndalshme.
Djali qe e shpetoi ishte punetor te varkat, roja 15 sekonda erdhi sa bente ruga por ishte aty dhe i dhe u moren teren kohen me te deri sa erdhi ambulanca”, thuhet në denoncimin e qytetarit për JOQ Albania.
Kjo ngjarje tregon se kujdesi që duhet të tregojmë në det, pasi veprimet e rrezikshme mund të rrezikohet jeta
















