E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

A mund ta stabilizojnë talibanët Afganistanin?

Korrieri nga Korrieri
15 Gusht, 2026
në Botë
A A
A mund ta stabilizojnë talibanët Afganistanin?
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Mungesa e të drejtave të njeriut, ulja e pagave, përkeqësimi i kushteve të jetesës: pesë vjet qeverisje nga talibanët kanë sjellë ndryshime në Afganistan, por jo ato që shpresonin shumë afganë.

Megjithëse bombat në rrugë dhe përplasjet e dhunshme mes fraksioneve ndërluftuese janë reduktuar ndjeshëm, vendi përballet me një krizë të thellë ekonomike, një emergjencë të madhe humanitare që ka lënë miliona njerëz të kenë nevojë për ndihma dhe izolim pothuajse total ndërkombëtar për shkak të historikut të talibanëve në fushën e të drejtave të njeriut, veçanërisht për shkak të përjashtimit sistematik të grave dhe vajzave nga jeta publike.

Si talibanët censurojnë jetën e afganëve?

Për shumë afganë, shpresa mund të mos jetë shuar plotësisht, por ka marrë një goditje të madhe.

“Kam 20 vjet që punoj taksist në Kabul, por gjatë pesë vjetëve të fundit kam parë probleme që nuk i kisha përjetuar kurrë më parë”, i tha Radios Evropa e Lirë një taksist, i cili foli për vështirësitë financiare që ka përjetuar nën sundimin e talibanëve.

“Gjithçka që dua është të kem një jetesë hallall dhe të kem ushqim në tryezë”, tha burri rreth të 40-ave, pranë taksisë së tij, e cila është pothuajse në të njëjtën moshë me të.

Kur morën pushtetin në gusht të vitit 2021, teksa forcat ndërkombëtare po tërhiqeshin, talibanët trashëguan një ekonomi strukturalisht të brishtë dhe shumë të varur nga ndihma e huaj.

Por, kjo ndihmë pothuajse është ndalur plotësisht, pasi politikat e talibanëve, veçanërisht izolimi pothuajse total i grave nga jeta publike, kanë ndërprerë fluksin e fondeve.

Afganët, nga pronarët e bizneseve të mëdha te shitësit me pakicë, transportuesit dhe punëtorët me pagesë ditore, tani ankohen për rënien e të ardhurave dhe tkurrjen e mundësive ekonomike nën sundimin taliban.

Një raport i Bankës Botërore i publikuar në prill 2025 tha se “varfëria, pasiguria ushqimore dhe kequshqyerja mbeten sfida urgjente” në Afganistanin e qeverisur nga talibanët, ku niveli i lartë i papunësisë dhe kufizimet ndaj grave vazhdojnë të rëndojnë jetesën.

Me vetëm 3 për qind të vajzave të regjistruara në nivelin e arsimit të mesëm, raporti i Bankës Botërore thotë se një “brez grash të reja përballet me një të ardhme varfërie dhe varësie”.

“Talibanët po përdorin ide mesjetare të qeverisjes për të drejtuar një vend që përballet me sfida komplekse të shekullit XXI”, tha Michael Semple, profesor në Universitetin Queens të Belfastit.

Talibanët kanë rikthyer një qetësi relative pas dekadash konflikti.

Shpërthimet e bombave dhe shqetësimet për sigurinë janë reduktuar, por analistët thonë se regjimi ka bërë pak për të trajtuar sfidën e tij kryesore: vendosjen e stabilitetit ekonomik dhe sigurimin e qeverisjes së mirë për të përmirësuar standardin e jetesës.

Talibanët kanë shfuqizuar të gjitha institucionet demokratike dhe organet këshilluese, duke e përqendruar vendimmarrjen rreth udhëheqësit të tyre, të tërhequr nga publiku, Mullah Hebatullah, i cili ka nxjerrë një varg dekretesh – shumë prej tyre që lidhen me vajzat dhe gratë – pa paraqitur ndonjë plan gjithëpërfshirës apo udhërrëfyes për të siguruar qeverisje të mirë dhe prosperitet ekonomik.

Qendra e vendimmarrjes është zhvendosur kryesisht nga kryeqyteti, Kabuli, në provincën e largët jugore të Kandaharit, vendlindja e lëvizjes talibane në mesin e viteve 1990.

Në të njëjtën kohë, talibanët, kryesisht pashtunë, rrënjët e të cilëve janë kryesisht në jug dhe juglindje të Afganistanit, kanë përqendruar pushtetin në të gjitha nivelet tek udhëheqësit, komandantët dhe anëtarët e tyre të lartë.

“Sfida më e rëndësishme për talibanët është se ata nuk kanë një model qeverisjeje”, tha analisti afgan me bazë në Uashington, Mushtaq Rahim, i cili para gushtit të vitit 2021 ishte i përfshirë në projekte të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare të lidhura me qeverisjen e mirë në Kabul.

“Ata po e udhëheqin Afganistanin sipas linjave thjesht tradicionale, gjë që nuk përputhet me normat ndërkombëtare”, tha Rahim për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se arsyeja kryesore për t’iu përmbajtur sistemit tradicional të qeverisjes është se “talibanët nuk kanë as kapacitetin, as aftësinë për ta bërë këtë vetë, ndërsa nuk pranojnë ndihmë nga jashtë”.

Kjo mungesë qeverisjeje, e shoqëruar me pasigurinë ekonomike në rritje, ka ngritur shqetësime te disa persona se Afganistani mund të rikthehet në një vatër pasigurie.

Analisti afgan me bazë në Londër, Sami Yousafzai, beson se gjatë pesë vjetëve të fundit talibanët i kanë larguar afganët e zakonshëm, “të cilët ndihen si të huaj në vendin e tyre”.

“Me prejardhjen e tyre tërësisht rurale, talibanët kujdesen më shumë për besnikërinë ndaj grupit dhe shumë më pak për unitetin kombëtar”, tha Yousafzai për Radion Evropa e Lirë.

Semple tha se edhe ai beson se “popullsia është e tjetërsuar”, ndërsa talibanët po bllokojnë “çdo përpjekje për të nisur një proces politik që mund t’i hapte rrugën një sistemi më gjithëpërfshirës”.

Në mënyrë shqetësuese, Semple tha se të paktën tre grupe kanë njoftuar kohët e fundit rezistencë të armatosur kundër talibanëve në Badakshan, një provincë e pasur me burime në verilindje të Afganistanit, që kufizohet me Taxhikistanin, Pakistanin dhe Kinën.

“Rezistenca e armatosur po rritet”, tha ai, duke vënë në pah se shumë provinca po raportojnë gjithashtu valë krimi dhe se vetë talibanët po kryejnë “ekzekutime pa gjyq dhe zhdukje me forcë”.

“Gjëja kryesore që po e zgjat sundimin e talibanëve është mungesa e një rezistence efektive, të aftë për të mobilizuar njerëzit në terren”, tha ai.

Teksa përballen me këto sfida brenda vendit, talibanët kanë nisur gjithashtu përpjekjet për të krijuar hapësirë në komunitetin ndërkombëtar, një përpjekje që, sipas analistëve, ka të ngjarë të lidhet të paktën pjesërisht me përpjekjet për të tërhequr ndihmë dhe investime të huaja dhe për të stabilizuar ekonominë.

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Afganistanit në vitin 2020 arriti në rreth 20 miliardë dollarë, kur forcat ndërkombëtare ishin ende të stacionuara në vend dhe qeveria mbështetej nga fondet e huaja.

Sipas Bankës Botërore, kjo shifër ra në pak mbi 14 miliardë dollarë në vitin 2021, megjithëse më pas ekonomia ka arritur të rimëkëmbet lehtë – e ndihmuar nga paratë e dërguara nga afganët jashtë vendit – ndërsa standardi i jetesës për afganët e zakonshëm vazhdon të përkeqësohet.

Rusia është i vetmi vend që e ka njohur zyrtarisht qeverinë e talibanëve, e cila ka arritur gjithashtu të zhvillojë kontakte më të afërta me Kinën, Indinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa vende të Azisë Qendrore.

Në një shenjë të përpjekjeve të saj në rritje për t’u shtrirë drejt komunitetit ndërkombëtar, një delegacion taliban udhëtoi në Bruksel në qershor për bisedime teknike, që ishin të mbyllura për publikun dhe të paprecedenta, me Komisionin Evropian dhe përfaqësues të 15 vendeve anëtare të BE-së. Gjatë vizitës u diskutua për migracionin, dëbimin e azilkërkuesve afganë të refuzuar dhe bashkëpunimin konsullor.

Qendra Evropiane për Politika e quajti këtë vizitë të diskutueshme një “normalizim gradual”, ndërsa talibanët e përshëndetën si një hap “historik” drejt ndërtimit të besimit dhe krijimit të një pranie më të gjerë diplomatike, edhe pse ndihma nuk ishte në agjendë dhe asnjë vend i Bashkimit Evropian nuk duket se është i gatshëm ta njohë zyrtarisht autoritetin de facto të talibanëve.

Ndërkaq, analistët thonë se talibanët do të përpiqen të vazhdojnë të bllokojnë çdo përpjekje për të nisur një proces politik që mund t’i hapë rrugën një sistemi më gjithëpërfshirës, në përpjekje për të qëndruar në pushtet.

“Unë mendoj se ka çdo mundësi që emirati taliban të përmbyset, por dyshoj se forca që do ta përmbysë nuk është ende në terren”, tha Semple. /REL

Para

Kryebashkiakët hajdutë të 2026 që vodhën 470 miliardë lekë në tendera!

Pas

Fluks i lartë në kufirin me Greqinë, mijëra qytetarë kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën

Nga Kategoria

11 vite pa gjurmë, zhdukja misterioze e 22-vjeçares gjermane rikthehet në vëmendje pas provave të reja në dosjet Epstein
Botë

11 vite pa gjurmë, zhdukja misterioze e 22-vjeçares gjermane rikthehet në vëmendje pas provave të reja në dosjet Epstein

17 Gusht, 2026
10.3k
Tragjedia e zjarreve në Greqi, gjenden të vdekur dy të moshuar pranë vatrës së zjarrit në Salaminë
Botë

Tragjedia e zjarreve në Greqi, gjenden të vdekur dy të moshuar pranë vatrës së zjarrit në Salaminë

17 Gusht, 2026
10.3k
Skadon afati 60-ditor, SHBA dhe Irani pa marrëveshje: rritet rreziku i përshkallëzimit në Lindjen e Mesme
Botë

Skadon afati 60-ditor, SHBA dhe Irani pa marrëveshje: rritet rreziku i përshkallëzimit në Lindjen e Mesme

17 Gusht, 2026
10.4k
Aksident i frikshëm në Paraguai/ Kamioni me frena të prishura përplaset me disa makina në semafor, tre të vdekur
Botë

Aksident i frikshëm në Paraguai/ Kamioni me frena të prishura përplaset me disa makina në semafor, tre të vdekur

17 Gusht, 2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë

Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë

13 Gusht, 2026
10.3k
Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës: 3 mijë gjoba, bllokohen 34 automjete dhe hiqen disa leje qarkullimi

Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës: 3 mijë gjoba, bllokohen 34 automjete dhe hiqen disa leje qarkullimi

16 Gusht, 2026
10.4k
Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh

Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh

17 Gusht, 2026
10.4k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Euro “stacionohet” poshtë 93 lekëve, prek minimum të ri historik

17 Gusht, 2026
10.4k
Apartamentet në kullat e Tiranës arrijnë deri në 1 mln euro, por kërkesa për pasuri të paluajtshme është në rënie

Qiratë “dëbojnë” çiftet e reja nga Tirana, 97% e pagës neto shkon për strehimin: Familjet zhvendosen në Elbasan e Durrës

14 Gusht, 2026
10.4k
Fluks i lartë në kufirin me Greqinë, mijëra qytetarë kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën

Fluks i lartë në kufirin me Greqinë, mijëra qytetarë kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën

15 Gusht, 2026
10.4k

Boom-i Javës

Dhuna ndaj shefit të Krimit në Sarandë zbulon sëmundjen e vjetër të Policisë: Efektivë elitarë që punojnë si roje private

Dhuna ndaj shefit të Krimit në Sarandë zbulon sëmundjen e vjetër të Policisë: Efektivë elitarë që punojnë si roje private

17 Gusht, 2026
10.5k
Emrat/ Atentati në Elbasan, policia: Në pranga 52-vjeçari, sekuestrohet pistoleta

Emrat/ Atentati në Elbasan, policia: Në pranga 52-vjeçari, sekuestrohet pistoleta

15 Gusht, 2026
10.4k
Kush është 52-vjeçari i arrestuar për atentatin ndaj Mir Batocit në Elbasan?

Kush është 52-vjeçari i arrestuar për atentatin ndaj Mir Batocit në Elbasan?

15 Gusht, 2026
10.4k
Samir Mane , njeriu i Millosheviçit Miroslav Miskovic dhe historia e oligarkut shqiptar që thotë se e nisi duke shitur qofte

Shteti i jep lehtësi e prona, Samir Mane nxjerr me urgjencë kapitalin jashtë: Kujt i shërben “investitori strategjik” nëse nuk e ri investon paranë në Shqipëri?

16 Gusht, 2026
10.4k
Apartamentet në kullat e Tiranës arrijnë deri në 1 mln euro, por kërkesa për pasuri të paluajtshme është në rënie

Qiratë “dëbojnë” çiftet e reja nga Tirana, 97% e pagës neto shkon për strehimin: Familjet zhvendosen në Elbasan e Durrës

14 Gusht, 2026
10.4k
Vrasja e efektivit të Shqiponjave, Enea Mekolli në Maliq, prokuroria hetim zinxhirit drejtues të policisë së Korçës

Vrasja e efektivit të Shqiponjave, Enea Mekolli në Maliq, prokuroria hetim zinxhirit drejtues të policisë së Korçës

14 Gusht, 2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.