E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Korrieri nga Korrieri
20.08.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Pikëpyetje për një skemë të ngjashme me atë që po hetohet në rastin e Bankers Petroleum, ku rritja e shpenzimeve dyshohet se është përdorur për të ulur artificialisht fitimin dhe rrjedhimisht detyrimet tatimore duke transferuar pagesa në shuma të mëdha te kompania mëmë, ngrihen tashmë edhe në sektorin e mikrofinancës në Shqipëri.

Në qendër të problematikës në fjalë është Kredo.al, pasqyrat financiare të së cilës tregojnë një rritje të pazakontë të shpenzimeve gjatë vitit 2025.

Vetëm shpenzimet për zërin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit u rritën nga 21.3 milionë lekë në 229.4 milionë lekë brenda një viti, pra pothuajse 11 herë, ndërsa shpenzimet administrative dhe operative në total u rritën me afro 75%.

Siç konstatohet në bilancin e kompanisë për vitin 2025, rritja e fortë e shpenzimeve nuk kufizohet vetëm te teknologjia. Kategoria e përgjithshme “shpenzime administrative dhe shpenzime të tjera operative” u rrit nga 460.9 milionë lekë në 2024 në 805.4 milionë lekë në 2025.

Një tjetër zë që pësoi rritje të fortë është marketingu. Kredo.al shpenzoi 123.7 milionë lekë për reklamim dhe marketing gjatë vitit 2025, kundrejt 46.3 milionë lekëve një vit më parë. Rritja është mbi 167%, ose rreth 2.7 herë. Ky duket të jetë edhe shkaku se përse problematikat e mikrofinancës nuk gjejnë zakonisht hapësirë në media.

Ndërkohë, rritja e fortë e shpenzimeve përkon me një rënie të ndjeshme të rezultatit financiar të kompanisë.

Fitimi para tatimit zbriti nga rreth 1.34 miliardë lekë në vitin 2024 në 712.5 milionë lekë në 2025, ose me afro 47%. Fitimi neto ra nga 1.13 miliardë në 593.3 milionë lekë. Edhe shpenzimi neto për tatimin mbi fitimin zbriti nga rreth 209.7 milionë lekë në 119.3 milionë lekë.

Mungesa në pasqyrat financiare e një shpjegimi të detajuar se çfarë investimesh apo shërbimesh konkrete e çuan zërin e TIK-ut nga 21 milionë në 229 milionë lekë është ajo që ngre dyshime të forta për shkakun e kryerjes së këtyre pagesave duke parë edhe se kujt i janë paguar paratë.

ECFA sh.a (Pra Kredo.al sh.r), është në masën 95.4% në pronësi të AS Eleving Consumer Finance Holding, kompania kontrolluese e saj në Letoni. Vetë raportimet e grupit Eleving e klasifikojnë “Eleving Consumer Finance Holding, AS” si një shoqëri me aktivitet “management services”, pra shërbime menaxhimi.

Vetë Kredo.al deklaron se varet nga entitete të tjera brenda grupit si për financimin, ashtu edhe për ofrimin e disa shërbimeve të përbashkëta, përfshirë IT-në.

Pra, vetë dokumentacioni i grupit konfirmon se një pjesë e shërbimeve teknologjike të kompanisë shqiptare ofrohen në nivel grupi. Në të njëjtën kohë, pasqyrat financiare të Kredo.al tregojnë një volum të konsiderueshëm transaksionesh me palët e lidhura, ç’ka konfirmon se sasia e madhë e parave të paguara për blerjen e shërbimeve të TIK i janë paguar kompanive të grupit në Letoni.

Ngjashmëria me Bankers 

Një skemë engjashme u zbulua edhe te Bankers Petroleum, ku shuma kolosale parash i paguheshin jo kompanive të grupit, por atyre me të cilat ishin lidhur politikanë dhe biznesmenë, pagesa që ofroheshin si rryshfet. Destinacioni i parave është i ndryshëm, por skema është e njëjtë: Fryhen shpenzimet për të mos paguar detyrime tatimore! Në rastin konkret, dëmi duket dyfish: Fryrja e shpenzimeve është bërë në formë pagesash për kompanitë e grupit duke ulur nga ana tjetër detyrimet ndaj shtetit shqiptar.

Skyweb.al iu drejtua Kredo.al për një koment mbi arsyet që çuan në rritjen gati 11-fish të shpenzimeve për TIK gjatë vitit 2025, investimet apo shërbimet konkrete që janë realizuar, si dhe subjektet që i kanë ofruar ato, por redaksia nuk mori një përgjigje deri në publiimin e këtij shkrimi. Çdo reagim apo sqarim i Kredo.al do të publikohet sapo të mbërrijë dhe redaksia mbetet e hapur për qëndrimin e kompanisë.

Shërbimet TIK dhe skandali AKSHI

Rasti Bankers është i rëndësishëm pikërisht sepse tregon se një kompani nuk ka nevojë domosdoshmërisht të fshehë të ardhurat që realizon për të ulur rezultatin e tatueshëm. Nëse shpenzimet e njohura në kontabilitet rriten, fitimi bie dhe bashkë me të mund të bjerë edhe tatimi mbi fitimin. Pikërisht për këtë arsye, në marrëdhëniet mes kompanive të të njëjtit grup si në rastin e Kredo.al merr rëndësi jo vetëm ekzistenca formale e faturës, por edhe natyra e shërbimit dhe mënyra se si është përcaktuar çmimi i tij.

Kjo çështje bëhet edhe më delikate kur bëhet fjalë për shërbime të teknologjisë, software, konsulencë apo shërbime të përbashkëta menaxhimi. Ndryshe nga blerja e një pajisjeje standarde që mund të krahasohet relativisht lehtë në treg, vlera ekonomike e zhvillimit të një software-i, një licence, një integrimi apo një shërbimi konsulence është shumë më e vështirë për t’u vlerësuar nga jashtë pa pasur kontratat, specifikimet, orët e punës dhe dokumentacionin e realizimit.

Rëndësinë e këtij kontrolli e tregoi edhe hetimi i SPAK për tenderat e AKSHI-t. Prokuroria e Posaçme ka deklaruar zyrtarisht se administratorë të disa kompanive të përfshira në çështje dyshohet se kanë lëshuar fatura tatimore fiktive dhe kanë realizuar transaksione me kompani që nuk ishin pjesë e proceseve të tenderimit.

Shifrat e mësipërm nuk provojnë në vetvete se Kredo.al ka ndërtuar një skemë për shmangien e tatimeve, por përmasat galopante të rritjes së shpenzimeve, mungesa e një shpjegimi të detajuar në pasqyrat financiare dhe transaksionet e konsiderueshme të kompanisë me shoqëri të grupit Eleving ngrenë pikëpyetje serioze mbi natyrën e këtyre kostove, mënyrën se si janë përcaktuar dhe se kush ka përfituar prej tyre dhe sigurisht janë rasti tipik që kërkon verifikime të metejshme. /skyweb.al

Etiketat: arlinda mujabilancikredoskema
Para

Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë

Pas

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

13.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k
ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror

ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror

13.08.2026
10.4k
Kejvina Kthella rrëfehet për BBV: Më mungon Luizi dhe Olta, do të jem në finalen e madhe 

Kejvina Kthella rrëfehet për BBV: Më mungon Luizi dhe Olta, do të jem në finalen e madhe 

27.04.2023
10.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.