E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Arben Muçobega privatizon Llamanin – Pas resortit në kodër 101.200 m2, qeveria i zbardh lejen për hotelin buzë detit Jon!

Korrieri nga Korrieri
08.09.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Arben Muçobega privatizon Llamanin – Pas resortit në kodër 101.200 m2, qeveria i zbardh lejen për hotelin buzë detit Jon!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Biznesmenët e fuqishëm, ata me lidhje në politikë por edhe me eksponentë të tjerë, disa prej të cilëve edhe kriminalë, i janë qepur zonave bregdetare, duke filluar nga Palasa e deri në Ksamil. Konflikti i disa ditëve më parë mes dy biznesmenëve për një pronë të majme në Palasë është vetëm maja e ajsbergut, pasi me vendime tepër të dyshimta të institucioneve shtetërore, duke përfshirë pushtetin lokal, Kadastrën apo Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, po tjetërsohen zonat më të bukura të Shqipërisë.

Vox News ka raportuar në vijimësi për maskaradën që po i ndodh Gjirit të Llamanit, një zonë deri pak vite më parë e mbrojtur, por e lënë jashtë në mënyrë tepër të dyshimtë nga ish-ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, ku vetëm pas këtij vendimi janë miratuar me shpejtësi disa projekte madhore. Në krye të të gjithë skemës qëndron pikërisht biznesmeni Arben Muçobega, i cili duket se ka privatizuar të gjithë zonën, jo vetëm Gjirin e Llamanit.

Megjithëse ai mori një leje të majme për 101.200 m2 në kodrën ngjitur me Gjirin e Llamanit, sërish nuk u “ngop” dhe kërkoi me ngulm edhe projektin e radhës, të quajtur “Concave”.  Qeveria ka zbardhur lejen e ndërtimit, ndërkohë që i ka vënë disa kushte për pronën. Por, duke parë konfliktin në Palasë, si e mori certifikatën e pronësisë së tokës Arben Muçobega? Si i doli pronari shkëmbit buzë detit?

Arben Muçobega privatizon Llamanin - Pas resortit në kodër

Arben Muçobega privatizon Llamanin - Pas resortit në kodër

Dokumenti: Leja e ndërtimit për hotelin në Gjirin e Llamanit

Sipas dokumenteve që dokumenteve që disponon Vox News, disa javë më parë qeveria ka firmosur miratimin e lejes së ndërtimit për objektin “The Concave”, objekt hoteleri 3 dhe 4 kat dhe me 2-5 kate nëntokë dhe pishina”, me vendndodhje në Llaman, Bashkia Himarë. “Dokumenti i lejes së ndërtimit i jepet kërkuesit vetëm pas plotësimit të dokumentacionit tekniko-ligjor dhe pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë për llogari të Bashkisë Himarë” thuhet në dokumente.

Por, si e ‘privatizoi të gjithë Gjirin e Llamanit Arben Muçobega?!

Sipas dokumenteve që ndodhen në miratimin e lejes së ndërtimit, mësohet se ndërtues është shoqëria zhvilluese “Bega-07”. “Projekti ndodhet në Llaman dhe është i përbërë nga 2 pasuri të ndodhura në zonën kadastrale 1952. Parcela prej 800 m² është në pronësi të Arben Mucobega, me Nr. Pas. 385/4. Dhe parcela prej 2853 m² është në pronësi po të Arben Mucobegës, me Nr. Pas. 385/7/2”, thuhet në dokumente.

Sipas saj, për nga vetë afërsia me qendrën, karakterin shumëvjeçar të zonës, si zonë banimi dhe turizmi, kjo zonë mbetet si një nga zonat më të kërkuara në Himarë. “Sheshi i ndërtimit ka një sipërfaqe prej rreth 3653 m² dhe është i orientuar Veri-Jug me një disnivel prej rreth 16 m dhe nga perëndimi në lindje me një disnivel 5 m. Objektet përreth janë kryesisht të ulëta deri në 1 kat me funksion shërbimi” thuhet në dokumente.

Arben Muçobega privatizon Llamanin - Pas resortit në kodër

Në foto: Harta e Gjirit të Llamanit ku do të ngrihet projekti i radhës nga Arben Muçobega

AZHT shkruan në dokumente se plazhi i Llamanit është i vendosur midis kodrave të pjerrëta të pyllëzuara dhe shkëmbinjve shkëmborë. “Plazhi në vetvete është relativisht i vogël dhe i ngushtë, me guralecë dhe zhavorr, por terreni përreth është mjaft i larmishëm. Terreni ngrihet ndjeshëm pas plazhit, duke krijuar një amfiteatër natyror kodrash që mbrojnë zonën nga erërat e forta” thuhet në dokumente.

Më tej saktësohet se plazhi mund të arrihet nëpërmjet një rruge të ngushtë që zbret nga rruga kryesore bregdetare që lidh Himarën me pjesën jugore të Shqipërisë. “Kjo rrugë është disi e thyer dhe mund të jetë sfiduese, veçanërisht gjatë motit të keq, por është e kalueshme për automjetet” thuhet në këtë leje.

Arben Muçobega privatizon Llamanin - Pas resortit në kodërArben Muçobega privatizon Llamanin - Pas resortit në kodër

Arben Muçobega privatizon Llamanin - Pas resortit në kodër

Në foto: Hoteli që do të ngrihet në plazhin e Llamanit

Në leje saktësohet se sipërfaqja e truallit e zënë nga struktura (kati përdhe) është 1509 m², për total ndërtim mbi tokë 4587.7 m² që përkon me një koefiçient shfrytëzimi prej 41.3%. “Në këtë shesh është menduar që të krijohet 1 objekt me funksion akomodimi, hotel dhe pishinë për personat e akomoduar. Objekti me funksion hoteleri dhe shërbime do të këtë një formë konkave sipas terrenit në lartësi 3 dhe 4 kate. Objekti do të ketë karakterin e tij dallues dhe vendndodhjen kryesore, duke u përzier pa probleme me mjedisin rrethues nëpërmjet një dizajni autentik. Do të ofroje një përvojë gjithëpërfshirëse që nxjerr në pah bukurinë dhe kulturën e zonës” vijon dokumenti.

Më tej shkruhet se projekti shtrihet në 6 nivele, ku nivelet -2 dhe -1 do jenë tërësisht nëntokë me funksion parkim (total 101 poste parkimi) dhe ambiente ndihmëse për hotelin. “Niveli 0, është një nivel i larmishëm përsa i përket funksioneve. Në të ndodhen restorant, bar, kuzhina përkatëse e restorantit, ambiente për stafin dhe 12 dhoma të hotelit. Ky kat ka hapësira të bollshme verandash, sipërfaqe të gjelbëruar, sheshpushime etj”, thotë firma ndërtuese. Mësohet se hyrja për në hotel ndodhet një nivel mbi katin përdhe për shkak të disnivelit të terrenit.

“Për të imituar natyrën e qetë dhe private të zonës, objekti do të trajtohet në dy godina me formë harkore të cilat përqafojnë gjirin dhe në një kohë shkrihen me natyrën përreth. Fasada kryesore orientohet nga deti dhe do të ketë një ritem të rregullt të vendosjes së llozhave”, vijon dokumenti. Më tej shtohet se veshja e fasadës është menduar veshje me pllaka guri duke e bërë kështu një ndërtim kontemporan karakteristik mesdhetar.

Arben Muçobega privatizon Llamanin - Pas resortit në kodër

Arben Muçobega privatizon Llamanin - Pas resortit në kodër

Dokument: Leja e firmës Bega 07 për projektin 101 mijë metra katrorë në Gjirin e Llamanit

Disa muaj më parë, Vox News publikoi ekskluzivisht dokumentet e një leje tepër të dyshimtë të dhënë nga qeveria për betonimin e Gjirit të Llamanit në Himarë, ku ndërtuese ishte firma Bega 07, me pronar Arben Muçobegën.

“Me veprime dhe dokumente tepër të dyshimta, duke qenë se zona është tërësisht shkëmbore, ata kanë arritur që të bindin qeverinë dhe veçanërisht ish-ministren e Mjedisit Mirela Kumbaro, e cila ka firmosur edhe lejen e zhvillimit”, do të denonconte redaksia jonë.

Mësohet se prej shumë vitesh, biznesmeni Arben Muçobega vijon që të shfrytëzojë të gjithë Gjirin e Llamanit, duke ngritur lokale dhe restorante luksoze, në një nga gjiret më të bukura të detit Jon, midis Himarës dhe Porto Palermos. Muçobega ka marrë vazhdimisht leje për shfrytëzimin e plazhit, ndërkohë që ka publikuar edhe projekte që e shndërrojnë të gjithë zonën e Llamanit në një resort personal, pa asnjë dalje në det për qytetarët e thjeshtë.

Ndërkohë, krahas këtij projekti, Muçobega ia vuri syrin edhe kodrës ngjitur me Gjirin e Llamanit. Është një kodër shkëmbore, normalisht që s’duhet të kishte pronar pasi është e pashfrytëzueshme dhe tërësisht në afërsi dhe pjerrësi të madhe drejt detit Jon. Por, si në çdo vend të bukur, ndoshta edhe asaj zone shkëmbore i ka dalë pronari si “tokë buke e gjyshit”. E gjithë ajo pikë ka një sipërfaqe plot 101.200 metra katrorë.

Para

Kush është Ron Yeffet, që kontrollon furnizimet ushtarake? Profil i një biznesmeni të dyshimtë

Pas

Anija-spital e fundosur në Vlorë në 1941 kthehet në “qytet” nënujor/ Studimi i ri zbulon fokën e rrallë dhe peshkun grabitqar që po pushton Adriatikun

Nga Kategoria

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera
Aktualitet

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.3k
Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula
Aktualitet

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.3k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.3k
Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave
Aktualitet

Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

05.10.2026
10.4k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

05.10.2026
10.3k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k
“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.