E enjte, 5 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

PËRGJIME 3 orë në Monako/ Ahmetaj: Ron Yeffet, trafik armësh nga Shqipëria. Skema kriminale ‘KAYO’, kush është “Ermal raketa”

Korrieri nga Korrieri
08.09.2026
në Aktualitet, Slider
A A
PËRGJIME 3 orë në Monako/ Ahmetaj: Ron Yeffet, trafik armësh nga Shqipëria. Skema kriminale ‘KAYO’, kush është “Ermal raketa”
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime që, sipas tij, zbulojnë një skemë të dyshuar të abuzimit me fondet publike, grabitjes së aseteve shtetërore dhe trafikut ndërkombëtar të armëve. Në qendër të denoncimeve të tij janë biznesmeni Ron Yefet, kompania Timak Defense dhe ajo që Ahmetaj e quan ‘koncepti KAYO’.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Jemi rikthyer në pjesën e dytë me Arben Ahmetajn, jemi live nga Zvicra. E kam prezantuar, po flitet shumë për dëshminë e re të cilën zoti Ahmetaj e posedon dhe ka marrë përsipër ta bëjë publike.

Bëhet fjalë për një audiopërgjim. Ahmetaj, nuk dua t’ju pyes siç pyesin çdo gazetar në Shqipëri çfarë do bëjë e çfarë s’do bëjë, se kryesisht gazetarët e regjimit pyesin ‘nga e gjete’, por kjo nuk më intereson fare. Çfarë do të thotë për ju ky audiopërgjim?

Arben Ahmetaj: Mund të më pyesësh ku e gjeta, përgjigjja ime do të ishte që s’jam i autorizuar, po ju s’më pyetët, kështu që unë nuk po ju përgjigjem.

Çim Peka: As nuk më duhet. Rëndësi ka që është autentik, nuk kontestohet dot.

Arben Ahmetaj: Mund të marrin qindra e qindra specialistë. Ka dhe një interceptim tjetër në Monako, tre orë, ku kreu i organizatës është kryefjala.

Çim Peka: Domethënë bëhet fjalë për vazhdimin e…

Arben Ahmetaj: Jo për këtë sot, për vazhdimin. Sot do mjaftohemi tek e para. Këta personazhe kanë dhe një interceptim tjetër. Patjetër, dhe aty pastaj është një serial tjetër, film me krim të organizuar.

Çim Peka: Pra, edhe unë si Beni po i drejtohem publikut. E kuptova që ka dhe gjashtë.

Arben Ahmetaj: Bëhet fjalë për audiopërgjimin, se s’dua t’i mbaj në suspensë askënd, se nuk është ky qëllimi. Bëhet fjalë për personazhin shumë të njohur në Shqipëri tashmë, amerikano-izraelito-shqiptarin Ron Yefet. Çfarë është Ron Yefet? Ron Yefet është parë në Shqipëri në vitin 2008 dhe ka një marrëdhënie të hershme me kreun e organizatës.

Çim Peka: Është izraelit?

Arben Ahmetaj: Është amerikano-izraelit edhe shqiptar. Pra, i ka të treja pasaportat, mos gabohem, pastaj se s’kanë ndonjë vlerë. Është personi që unë kam denoncuar, që ka kërkuar kreu i organizatës t’i mbyllë borxhin e Shqipërisë. Ky është pikërisht personi që Ditmir Bushatit i është kërkuar t’i dorëzohet ambasada e Nju Jork-ut tonë, për ndërtim, për Ron Yefetin. Dhe sot ka shumë elementë.

Po dua përpara të shpjegoj. Ron Yefeti është zotëruesi 49% i kompanisë Timak sh.p.k. Timak sot zotëron 80% të kompanisë Timak Defense, ndërsa 20% zotërohen nga KAYO. Pra, ne e kemi denoncuar konceptin KAYO. Do dëgjoni në audiopërgjim, koncepti KAYO si koncept kriminal shtrihet sot në të gjithë damarët financiarë të shtetit në mënyrë kriminale.

Çim Peka: I çfarë viti është audiopërgjimi?

Arben Ahmetaj: Është i janarit 2026. Të këtij viti. Pra, Ron Yefeti ka Timak Special Vehicles që i ndërrojnë emrin nga MAN në Land Cruiser, ia ndërrojnë në shkëmbi, Timak Defense e të tjera. Qesharake. Edhe kuptohet që aktori kryesor është kreu i organizatës, se do shikojmë pastaj në disa dokumenta shumë interesantë kontributin e Ron Yefetit këtu.

Pastaj ka UNO 18 me Arjeta Puca që kanë edhe këtë Advanced Arms Technology që praktikisht në audiopërgjim do kesh elementë të trafikut të armëve. Do kemi dhe Ermal Raketën. Ermal Nufin, sepse sot pseudonimin në Ministrinë e Mbrojtjes e ka Ermal Raketa.

Çim Peka: Ministri aktual i Mbrojtjes?

Arben Ahmetaj: Ministri aktual i Mbrojtjes do ta them pak më vonë. Pastaj ke këto Timak Aviation me Arjeta Puca. Kush është Arjeta Puca? Do t’ia lëmë Plugut, se ka drejtues shumë interesantë tek Plugu.

Dhe pastaj ke Timak Horse Club, se sigurisht që kur vjedh paratë e buxhetit të shtetit, të duhen që të kalosh te jahtet, te avionët, te golfi, tek fërkimi nëpër hotelet në Itali me 10,000 euro apo 80,000 dollarë të katër bileta, apo nga një biznesmen 12 fluturime me charter, se s’ke ku të shkosh. Ky është kreu i organizatës.

Pra, pa dashje të gjithë përplasen nganjëherë dhe te Ekosi. Ku koordinatori ka bërë atë që ka bërë. Unë Ron Yefetin sot e quaj Ergys Agasi anglishtfolës. Ky personazh është identik Gysi Agasi ndërkombëtar. Identik.

Para

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit, muajin Gusht!

Pas

PËRGJIMET/ Ahmetaj: Kush është Ron Yeffet që negocion pasuritë e shqiptarëve në emër të Ramës

Nga Kategoria

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari
Aktualitet

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari

05.11.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut
Aktualitet

Detaje të reja: Djali fshiu pamjet e kamerave pas vra sjes së babait

05.11.2026
10.4k
Votuesit në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA thanë: Mjaft më. A është ky fillimi i fundit për Trump?
Botë

Votuesit në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA thanë: Mjaft më. A është ky fillimi i fundit për Trump?

05.11.2026
10.4k
Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy herë në javë: “Nuk tërhiqemi, autokracia do të bjerë si diktatura”
Aktualitet

Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy herë në javë: “Nuk tërhiqemi, autokracia do të bjerë si diktatura”

05.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nën hetim për aferën e AKSHI-t, Ermal Beqiri merr tender nga KESH: Përgjegjëse ish-bashkëpunëtorja e Ballukut

31.10.2026
10.4k
6 vite pa përgjigje, media spanjolle rikthen në vëmendje misterin e zemrës së Saimir Sulës

6 vite pa përgjigje, media spanjolle rikthen në vëmendje misterin e zemrës së Saimir Sulës

31.10.2026
10.4k
Vdekja e 3 shqiptarëve në Athinë, arrestohen bashkombasi që grabiti tubat e gazit! (Emri)

Vdekja e 3 shqiptarëve në Athinë, arrestohen bashkombasi që grabiti tubat e gazit! (Emri)

30.10.2026
10.4k
Arjola Demiri rrëfen për herë të parë dramën e martesës dhe divorcit: Kam duruar 6 vite

Arjola Demiri rrëfen për herë të parë dramën e martesës dhe divorcit: Kam duruar 6 vite

02.11.2026
10.4k
Qytetarët të shqetësuar: Hakerat po na marrin paratë nga llogaritë te Banka Kombëtare Tregtare ( BKT ) , faqja e njohur zbulon rastet

Skandali i 2.2 miliardë eurove: BKT merr kursimet e shqiptarëve dhe i investon jashtë vendit!

02.11.2026
10.4k
Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

03.11.2026
10.4k
Bashkë me Ergys Agasin arrestohet edhe i besuari i Ilir Prodës: Si u ndoqën nga Elbasani deri te Plepat

“Berti i Duraluminit” ribashkohet me mikun që tentoi ta shpëtonte nga BKH-ja! Ja kë gjen Agasi në burgun e Fierit

31.10.2026
10.4k
VENDIMI/ Kur nis shpërndarja e bonusit për pensionistët

Premtimi i Ramës për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

28.10.2026
10.5k
Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

31.10.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

04.11.2026
10.4k
Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

04.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.