E enjte, 5 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Vangjel Tavo hedh në “kosh” milionat e FSHZH, 6.4 milionë euro për fasadat e Dhërmiut 8 vjet pas investimit të parë

Korrieri nga Korrieri
10.09.2026
në Aktualitet, Investigim
A A
Vangjel Tavo hedh në “kosh” milionat e FSHZH, 6.4 milionë euro për fasadat e Dhërmiut 8 vjet pas investimit të parë
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Bashkia e Himarës ka shpallur një tender me vlerë 500 milionë lekë pa TVSH, apo rreth 6.4 milionë euro me TVSH. Objekti i tenderit është: “Rehabilitimi i fasadave të fshatit Dhërmi, loti II”. Sipas të dhënave të Bashkisë Himarë, pagesa për këtë tender do të kryhet në tre këste, duke nisur nga viti aktual e deri në vitin 2028. Por ajo që e bën të dyshimtë këtë tender është fakti se Bashkia Himarë synon të kryejë të njëjtat punime, të cilat i ka bërë më herët Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili në vitin 2018, nëpërmjet një kredie prej rreth 36.7 milionë eurosh, zbatoi projektin: “Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zonës Bregdetare”. Në këtë projekt u përfshi rehabilitimi urban, rikonstruksioni i plotë i banesave në fshatrat Dhërmi, Gjilekë, Palasë etj.

Këtë fakt e pranon edhe Bashkia Himarë, në dokumentet e tenderit. Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën është fakti se ndërhyrja nuk parashikon asnjë ndryshim nga ajo që është kryer në vitin 2018, por zbatimi i projektit do të bëhet pikërisht në të njëjtat banesa, rrugë apo zona, të cilat i janë nënshtruar njëherë projektit.

“Nisur nga situata aktuale dhe pozicioni i kësaj zone propozohet që të ndërhyhet njëjtë me ndërhyrjen e parë, duke restauruar objektet tradicionale që gjenden në zonë, duke sjellë në arkitekturë të njëjtë edhe objektet e reja, të cilat paraqiten si objekte informale e që deformojnë peizazhin arkitekturor të gjithë fshatit”, thuhet në dokumentin e tenderit.

Në këtë material bie në sy edhe një tjetër element, ku sipas Bashkisë Himarë, qëllimi i 6.4 milionë eurove është që të sjellë në uniformitet objektet e reja të ndërtuara në Dhërmi me ato ekzistuese. Kjo ngre pikëpyetje të forta, pasi do të duhet të ndryshohet e gjithë pamja arkitekturore e objekteve të reja, në mënyrë që ato të përshtaten me arkitekturën e objekteve të vjetra, të cilat janë pjesë e zonës muzeale e historike të Dhërmiut.

Në tenderin e shpallur nga Bashkia Himarë nuk ka të dhëna nëse për këtë ka një plan urbanistik të miratuar, leje ndërtimi, apo numër banesash që do t’i nënshtrohen këtij rehabilitimi, duke ngritur dyshime të forta për abuzim me fondet publike.

 

Bashkia Himarë nxjerr kostot pa projekt dhe studim inxhinierik

Një tjetër element që ngre pikëpyetje të forta për tenderin e fasadave të fshatit Dhërmi është mënyra sesi Bashkia Himarë ka bërë përllogaritjen e kostove. Në tabelën që shoqëron dokumentet e tenderit, Bashkia Himarë shprehet se kostot janë përllogaritur në vlerën totale të rreth 6.5 milionë eurove. Megjithatë, “djalli” fshihet në detaje. Kostot e paraqitura në tender janë referenciale, sipas Bashkisë Himarë, pasi kostot reale të projektit edhe mund të rriten.

“Vlera e investimit është indikative dhe referenciale, e llogaritur mbi bazën e treguesve teknikë aktualë. Vlera finale e prokurimit do të përcaktohet pas procesit të miratimit të projektit dhe përputhjes me fondet limit të akorduara”, thuhet në dokumente.

Këtu gjërat ngatërrohen pak. Tenderi i shpallur i Bashkisë Himarë ka si objekt: “Rehabilitimi i fasadave të fshatit Dhërmi, loti II”, ndërsa në dokumente mungon pikërisht thelbi i asaj që përmendëm më sipër, projekti i zbatimit, numri i banesave që do të ndërhyhet, rrugëve, etj.

Në faqen 13 të dokumentit zbardhet pikërisht edhe një tjetër element, që ngre pikëpyetje për tenderin. Bashkia përcakton kriteret dhe numrin e stafit të kërkuar, që do të merret fillimisht me projektimin.

“E përvojë në projektim, që mbulon disiplinat e nevojshme për kryerjen e duhur të shërbimeve. Ekipi i projektimit duhet të ketë eksperiencë në: projektimin e ndërtesave civile, në restaurim, në urbanistikë, në infrastrukturë; në mënyrë që të mbulojë çdo disiplinë të nevojshme për përgatitjen e këtij projekti”, thuhet në tender.

Nga këtu lind pikërisht dyshimi se fondi limit i përllogaritur për rehabilitimin e fasadave të fshatit Dhërmi është vetëm hapja e “thesit” të shpërdorimit të parave publike, pasi në çdo prokurim për ndërtime civile, fillimisht bëhet projekti, përllogariten kostot, bëhet preventivi dhe më pas përcaktohet fondi limit për investimin. Ndërkohë, në këtë rast Bashkia Himarë ka nisur nga bishti, duke përcaktuar vlerën e investimit pa pasur projekt dhe preventiv, qoftë dhe paraprak, për kryerjen e këtij investimi.

Dhe e gjitha kjo, në fakt, është e bazuar mbi dokumentin zyrtar të tenderit të shpallur nga Bashkia e Himarës, ku duket se tenderi 6.4 milionë euro, në fakt, do të shkojë për projektimin dhe jo punimet civile. Në faqen 15 të dokumentit përcaktohet edhe detyra e projektimit:

1- Dorëzimi i Analizës së detyrës së projektimit;

2- Dorëzimi i Projekt-idesë Paraprake;

3- Dorëzimi i Projekt-idesë Përfundimtare;

4- Dorëzimi i Projektit për miratimin e lejes së ndërtimit;

5- Projektimin arkitektonik dhe konstruktiv të objektit sipas përcaktimeve dhe kushteve standardeve teknike të projektimit, për realizimin e një vepre funksionale;

Këto janë disa nga detyrat e projektuesit, që thënë ndryshe, përpara nisjes së punimeve në terren, do të duhet të hartohet projekti, të merret leja e ndërtimit në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe më pas të ribëhet tenderi për rehabilitimin e fasadave të fshatit Dhërmi.

Kjo e bën këtë tender të dyshimtë deri në kufijtë e skandalit, pasi jo vetëm që prokurohen 6.4 milionë euro pa projekt dhe preventiv, por mbi të gjitha, Bashkia Himarë hedh në “kosh” milionat pa pasur as leje ndërtimi nga Qeveria, e cila edhe mund ta rrëzojë projektin, pasi ndërhyrja në Dhërmi bëhet në një zonë historike, ku kërkohen kritere specifike të restaurimit dhe ndërhyrjes urbane.

Vangjel Tavo “hi syve” banorëve të Dhërmiut për fushatë elektorale

Duket se ky tender, tashmë i demaskuar nga vetë dokumentet e Bashkisë Himarë, më shumë se për rehabilitimin e fasadave të fshatit Dhërmi, ka qëllime elektorale. Pasi Edi Rama i “rrëmbeu” bashkinë Fredi Belerit, në vitin 2024 Vangjel Tavo fitoi ngushtë zgjedhjet. Afrimi i zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm e bën Himarën gjithashtu një pikë të nxehtë në betejën elektorale mes opozitës dhe mazhorancës.

Dhe për këtë arsye, gjatë këtij viti Vangjel Tavo ka prokuruar mbi 130 milionë euro tendera, mes të cilëve edhe ky për rehabilitimin e fasadave të fshatit Dhërmi. Qëllimi i këtij tenderi është propagandistik, ku Tavo dhe Rama synojnë t’u hedhin hi syve banorëve, duke u kërkuar votën, e cila në fshatrat e bregut nuk është aspak e sigurt për mazhorancën, e cila është vënë nën akuzë për tjetërsimin e pronave të banorëve vendas./Kliknews.al

Para

Azilet kërkojnë staf jashtë vendit, filipinasit dhe tunizianët pritet të kujdesen për të moshuarit

Pas

INVESTIGIMI/ Ndërrohen drejtorët, jo skema/ ARRSH i jep 14.3 mln euro pa rivalë kompanisë së Artan Sakos, nën lupën e SPAK

Nga Kategoria

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari
Aktualitet

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari

05.11.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut
Aktualitet

Detaje të reja: Djali fshiu pamjet e kamerave pas vra sjes së babait

05.11.2026
10.4k
Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy herë në javë: “Nuk tërhiqemi, autokracia do të bjerë si diktatura”
Aktualitet

Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy herë në javë: “Nuk tërhiqemi, autokracia do të bjerë si diktatura”

05.11.2026
10.3k
Tragjedia në Elbasan, një grua humb jetën nën rrënoja, pronari i banesës zhduket pas shpërthimit që shembi pallatin
Aktualitet

Tragjedia në Elbasan, një grua humb jetën nën rrënoja, pronari i banesës zhduket pas shpërthimit që shembi pallatin

05.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Zgjohet” Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar!

“Zgjohet” Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar!

03.11.2026
10.4k
Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30.10.2026
10.4k
Trump humbet Kongresin, por fajin nuk e ka ai: “Po të isha unë në garë, do të kishim fituar”

Trump humbet Kongresin, por fajin nuk e ka ai: “Po të isha unë në garë, do të kishim fituar”

05.11.2026
10.4k
Oligopoli po na merr shpirtin me çmimet, njëlloj me Europën

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

04.11.2026
10.4k
Mbetje të rrezikshme në Elbasan, Prokuroria nis hetimet ndaj AlbChrome pas raportit të AKM-së

Mbetje të rrezikshme në Elbasan, Prokuroria nis hetimet ndaj AlbChrome pas raportit të AKM-së

31.10.2026
10.4k
Arrestohet pronari i Alta Bankës, Davor Macura i afërt me pushtetin e Vuçiç

Arrestohet pronari i Alta Bankës, Davor Macura i afërt me pushtetin e Vuçiç

03.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

03.11.2026
10.4k
Bashkë me Ergys Agasin arrestohet edhe i besuari i Ilir Prodës: Si u ndoqën nga Elbasani deri te Plepat

“Berti i Duraluminit” ribashkohet me mikun që tentoi ta shpëtonte nga BKH-ja! Ja kë gjen Agasi në burgun e Fierit

31.10.2026
10.4k
VENDIMI/ Kur nis shpërndarja e bonusit për pensionistët

Premtimi i Ramës për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

28.10.2026
10.5k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

04.11.2026
10.4k
Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

31.10.2026
10.4k
Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

04.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.