E enjte, 5 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Qeveria “shpërblen” sërish Bashkim Ulajn – Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni mori leje për resort në Jalë!

Korrieri nga Korrieri
19.09.2026
në Aktualitet
A A
Qeveria “shpërblen” sërish Bashkim Ulajn – Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni mori leje për resort në Jalë!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në kohën kur banorët e Rrjollit po protestojnë kundër projektit turistik në zonën e tyre, qeveria ka miratuar një tjetër leje ndërtimi për një kompani në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj.

Dokumentet tregojnë se Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka miratuar me kusht ndërtimin e një kompleksi hotelerie dhe banimi në Jalë të Himarës.

Vendimi mban firmën e kryeministrit Edi Rama dhe datën 13 maj 2026, ndërsa lidhet me një procedurë miratimi të nisur gjatë vitit 2025.

Subjekti zhvillues i projektit është kompania “ABA Real Estate Management”, e regjistruar në vitin 2023 dhe në pronësi të Bashkim Ulajt.

Ulaj është gjithashtu pronari i kompanisë që po zhvillon resortin në Rrjoll të Velipojës, projekt që është kundërshtuar nga banorët dhe ka shkaktuar protesta e përplasje me policinë dhe rojet private.

Pavarësisht kundërshtimeve në Rrjoll, biznesmeni ka marrë miratimin për të zhvilluar një tjetër projekt turistik, këtë herë në një prej zonave më të kërkuara të bregdetit të Jonit.

Leja parashikon ndërtimin e një strukture hotelerie dhe banimi me lartësi nga një deri në pesë kate mbi tokë dhe një kat nëntokë.

Projekti do të ndërtohet në zonën kadastrale nr. 3844, në Jalë të Bashkisë Himarë.

Sipërfaqja e sheshit të ndërtimit është rreth 5 mijë metra katrorë, ndërsa prona ndodhet afro 300 metra larg plazhit në këmbë.

Sipas dokumenteve të projektit, zona vlerësohet se ka potencial të lartë për zhvillimin e objekteve të hotelerisë, banimit, tregtisë dhe shërbimeve.

Kompleksi do të quhet “Nereida” dhe do të përfshijë hotel, njësi banimi, bar-restorant, pishinë dhe ambiente të jashtme.

Në katin përdhe është planifikuar bar-restoranti, i lidhur drejtpërdrejt me pishinën dhe sistemimin e jashtëm.

Në katet e sipërme do të vendosen ambientet e hotelit, ndërsa në pjesën tjetër të godinës do të shpërndahen njësitë e banimit.

Miratimi është dhënë me kusht. Dokumenti përfundimtar i lejes mund t’i dorëzohet kompanisë vetëm pasi të plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor.

Shoqëria duhet gjithashtu të paguajë taksën e ndikimit në infrastrukturë në llogari të Bashkisë Himarë.

Në dokumentacion argumentohet se projekti respekton kontekstin e zonës dhe komunikon me mjedisin përreth.

Megjithatë, zhvillimi i një kompleksi deri në pesë kate mbi një kodër të gjelbër pranë plazhit pritet të rikthejë debatin mbi betonizimin dhe mënyrën se si po administrohen zonat më të lakmuara të bregdetit.

Leja e re vjen pikërisht kur qeveria përballet me akuza se po favorizon investitorët e mëdhenj, ndërsa kundërshtimet e banorëve për pronat dhe zhvillimet turistike mbeten pa zgjidhje. /gazetajone.com

Para

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Pas

Kufizohet lëvizja në Urën e Matit, ndalohet kalimi i mjeteve mbi 13 tonë

Nga Kategoria

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari
Aktualitet

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari

05.11.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut
Aktualitet

Detaje të reja: Djali fshiu pamjet e kamerave pas vra sjes së babait

05.11.2026
10.4k
Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy herë në javë: “Nuk tërhiqemi, autokracia do të bjerë si diktatura”
Aktualitet

Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy herë në javë: “Nuk tërhiqemi, autokracia do të bjerë si diktatura”

05.11.2026
10.4k
Tragjedia në Elbasan, një grua humb jetën nën rrënoja, pronari i banesës zhduket pas shpërthimit që shembi pallatin
Aktualitet

Tragjedia në Elbasan, një grua humb jetën nën rrënoja, pronari i banesës zhduket pas shpërthimit që shembi pallatin

05.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Jo vetëm burri – Edhe gruaja e senatorit të parë mysliman në Amerikë bëhet “hit”

Jo vetëm burri – Edhe gruaja e senatorit të parë mysliman në Amerikë bëhet “hit”

05.11.2026
10.4k
Mbetjet e rrezikshme në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj ‘AlbChrome’

Mbetjet e rrezikshme në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj ‘AlbChrome’

31.10.2026
10.4k
E trishtë/ Ndahet nga jeta avokati i njohur, Sajmir Vishaj

E trishtë/ Ndahet nga jeta avokati i njohur, Sajmir Vishaj

03.11.2026
10.4k
Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem

Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem

03.11.2026
10.4k
Avokati i Veliajt rrëfen prapaskenat: Rama më telefonoi duke fyer dhe kërcënuar

Avokati i Veliajt rrëfen prapaskenat: Rama më telefonoi duke fyer dhe kërcënuar

03.11.2026
10.4k
Katër “skifterët” shqiptarë që ishin kthyer në tmerrin e familjeve aziatike në Londër dënohen me burg

Katër “skifterët” shqiptarë që ishin kthyer në tmerrin e familjeve aziatike në Londër dënohen me burg

04.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

03.11.2026
10.4k
Bashkë me Ergys Agasin arrestohet edhe i besuari i Ilir Prodës: Si u ndoqën nga Elbasani deri te Plepat

“Berti i Duraluminit” ribashkohet me mikun që tentoi ta shpëtonte nga BKH-ja! Ja kë gjen Agasi në burgun e Fierit

31.10.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

04.11.2026
10.4k
VENDIMI/ Kur nis shpërndarja e bonusit për pensionistët

Premtimi i Ramës për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

28.10.2026
10.5k
Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

31.10.2026
10.4k
Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

04.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.