E mërkurë, 4 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem

Korrieri nga Korrieri
03.11.2026
në Aktualitet
A A
Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp
Sistemi gjyqësor shqiptar po përballet me një mbingarkesë të rëndë, ku dhjetëra mijëra dosje presin të shqyrtohen, ndërsa mungesa e gjyqtarëve ka krijuar një hendek të konsiderueshëm mes nevojave reale dhe kapaciteteve të gjykatave.

Një studim i Këshillit të Lartë Gjyqësor, i konsultuar nga Skyweb.al, zbulon përmasat e vonesave në dhënien e drejtësisë, me situatën më problematike në gjykatat e apelit.

Sipas dokumentit, Apeli Administrativ kishte 24,530 dosje të papërfunduara në fund të vitit 2025, ndërsa koha teorike e nevojshme për përpunimin e këtij stoku, me ritmin aktual të punës, arrin në 2,634 ditë ose rreth 7.2 vjet.

Ky tregues pasqyron kohën e përllogaritur për përpunimin e dosjeve të mbetura në pritje, duke dëshmuar mbingarkesën e sistemit dhe vështirësitë për të përballuar fluksin e çështjeve të reja.

Madje, Apeli Administrativ arrin të përfundojë vetëm rreth 84 çështje për çdo 100 dosje të reja që regjistrohen, çka nënkupton se stoku vazhdon të shtohet.

Situata paraqitet e rëndë edhe në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, ku rezultojnë 45,876 dosje të papërfunduara dhe një kohë teorike përpunimi prej 1,507 ditësh ose rreth 4.1 vjetësh.

Kjo gjykatë ka 78 vende të miratuara për gjyqtarë, por vetëm 41 gjyqtarë efektivisht në detyrë, ndërsa përfundon mesatarisht 73 çështje për çdo 100 të reja.

Ndërkohë, në Gjykatën e Lartë rezultojnë 16,445 çështje të papërfunduara, me një kohë teorike përpunimi prej 873 ditësh ose rreth 2.4 vjetësh.

Por problemi nuk kufizohet vetëm te stoku i dosjeve.

KLGJ konstaton se nga 417 vende të miratuara për gjyqtarë në të gjithë Shqipërinë, vetëm 309 janë efektivisht në dispozicion të sistemit për gjykim.

Hendeku prej 108 gjyqtarësh përbëhet nga 74 vende të paplotësuara dhe 34 njësi kapaciteti gjykues të padisponueshme për shkak të angazhimeve apo mungesave funksionale.

Studimi arrin në përfundimin se edhe plotësimi i vendeve ekzistuese nuk do të mjaftonte për të përballuar ngarkesën e gjykatave dhe për të reduktuar dosjet e prapambetura.

Për këtë arsye, KLGJ propozon shtimin e 102 vendeve të përhershme për gjyqtarë, duke e çuar organikën kombëtare nga 417 në 519 vende.

Nga këto, 84 do të jenë vende të reja operacionale, ndërsa 18 të tjera do të krijohen si rezervë funksionale për të kompensuar mungesat e gjyqtarëve.

Për Gjykatën e Lartë propozohet gjithashtu një kapacitet shtesë prej 9 gjyqtarësh të përkohshëm, për trajtimin e dosjeve të akumuluara, masë që kërkon vlerësim dhe ndërhyrje ligjore.

Në Gjykatën e Tiranës, ku rezultojnë 17,491 dosje të papërfunduara, kërkohet shtimi i 18 vendeve të reja, ndërsa në Durrës dhe Fier propozohen nga 6 gjyqtarë shtesë.

Zgjerimi i sistemit kërkon gjithashtu të paktën 392 punonjës administrativë dhe mbështetës, përfshirë personelin e përkohshëm për Gjykatën e Lartë.

Sipas përllogaritjeve të KLGJ-së, vetëm kostoja vjetore e personelit shtesë arrin në rreth 1.22 miliardë lekë, pa përfshirë investimet në ndërtesa, salla gjykimi, pajisje dhe infrastrukturë teknologjike.

Studimi parashikon zbatimin gradual të masave deri në vitin 2030, duke i dhënë përparësi gjykatave me ngarkesën më të lartë dhe dosjet më të vjetra.

Të dhënat e KLGJ-së nxjerrin në pah një problem të rëndë strukturor të drejtësisë shqiptare, ku mungesa e gjyqtarëve dhe fluksi i lartë i çështjeve vijojnë të zgjasin proceset gjyqësore dhe të vështirësojnë aksesin e qytetarëve në drejtësi. /skyweb.al

Para

Bullgaria bllokon Maqedoninë për anëtarësimin në Bashkimin Europian

Pas

Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve pas mungesave në sistem

Nga Kategoria

Shtyhet përsëri hapja e ‘basteve online’
Aktualitet

Shtyhet përsëri hapja e ‘basteve online’

04.11.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!
Aktualitet

Tragjike në Bulqizë/ 29-vjeçari vri tet me çifte gjatë gjuetisë, arrestohet autori (EMRAT)

04.11.2026
10.4k
Shpërthimi në Elbasan, humbet jetën 83-vjeçari që jetonte në banesën ngjitur (asfiksohen 8 persona të tjerë)
Aktualitet

Shpërthimi në Elbasan, humbet jetën 83-vjeçari që jetonte në banesën ngjitur (asfiksohen 8 persona të tjerë)

04.11.2026
10.3k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut
Aktualitet

Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

04.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dosja Balluku/ Nga mesazhi “KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” te tenderi i Porto Romanos: Biznesmeni nën dyshimin e SPAK për falsifikim

Dosja Balluku/ Nga mesazhi “KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” te tenderi i Porto Romanos: Biznesmeni nën dyshimin e SPAK për falsifikim

31.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Tragjike në Bulqizë/ 29-vjeçari vri tet me çifte gjatë gjuetisë, arrestohet autori (EMRAT)

04.11.2026
10.4k
Donald Trump ndërpret ndihmën 4 mld dollarë për Izraelin: S’kanë më nevojë

Donald Trump ndërpret ndihmën 4 mld dollarë për Izraelin: S’kanë më nevojë

04.11.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Veliaj denoncon kërcënimin mafioz nga Rama: Dorëzo bashkinë ose kalbesh në burg!

02.11.2026
10.4k
Shtyhet përsëri hapja e ‘basteve online’

Shtyhet përsëri hapja e ‘basteve online’

04.11.2026
10.4k
Veliajt i vjen rëndë burgu: Jam në izolim total, në të njëjtin korridor me tre vrasës serialë. Kam refuzuar ushqimin

Veliajt i vjen rëndë burgu: Jam në izolim total, në të njëjtin korridor me tre vrasës serialë. Kam refuzuar ushqimin

29.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

03.11.2026
10.4k
VENDIMI/ Kur nis shpërndarja e bonusit për pensionistët

Premtimi i Ramës për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

28.10.2026
10.5k
Bashkë me Ergys Agasin arrestohet edhe i besuari i Ilir Prodës: Si u ndoqën nga Elbasani deri te Plepat

“Berti i Duraluminit” ribashkohet me mikun që tentoi ta shpëtonte nga BKH-ja! Ja kë gjen Agasi në burgun e Fierit

31.10.2026
10.4k
Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

31.10.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

04.11.2026
10.4k
Avokati i Veliajt rrëfen prapaskenat: Rama më telefonoi duke fyer dhe kërcënuar

Avokati i Veliajt rrëfen prapaskenat: Rama më telefonoi duke fyer dhe kërcënuar

03.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.