E enjte, 1 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Korrieri nga Korrieri
01.10.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Prof. Dr. Qirjako Meniko u nda nga jeta më 7 gusht, në moshën 81-vjeçare. I lindur në Himarë më 1945, i diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve më 1970, ish-drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve dhe autor i teksteve mbi të cilat breza të tërë studentësh mësuan historinë e artit figurativ. Ministri i Kulturës e përcolli me fjalët që përdoren zakonisht në raste të tilla: një njeri që “i kushtoi jetën formimit të brezave të tërë artistësh”.

Ajo që mesazhi i ministrit nuk e tha, gjendet në regjistrin e Gjykatës së Lartë. Atje, emri i profesorit figuron ende si paditës në çështjen civile nr. 11243-03717-00-2017, që trashëgimtarët e Ilia Menikos kanë hapur kundër Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Statusi i saj: “Në proces”.

Gjithçka nis më 18 qershor 2009, kur Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Vlorë nxori vendimin nr. 123 për pronën e familjes. Menikot e kundërshtuan në gjykatë, duke kërkuar njohjen dhe kthimin e pronës së trashëguar. Pas Vlorës, më 16 nëntor 2017, dosja mbërriti në Gjykatën e Lartë, këtë herë me rekurs të Agjencisë dhe të Avokaturës së Shtetit. Aty ka qëndruar nëntë vjet. Seanca u planifikua më 23 shtator dhe është caktuar për 28 tetor 2026.

Kur Zyra e Vlorës mori vendimin, profesori ishte 64 vjeç. Më shumë se një të pestën e jetës së tij e kaloi duke pritur që shteti t’i jepte një fjalë përfundimtare për tokën e familjes. Fjala nuk erdhi. Data e seancës u caktua gati një muaj e gjysmë pasi ai kishte mbyllur sytë, dhe kur relatori Artur Kalaja të hapë dosjen, emri i tij do të jetë aty, në listën e paditësve, ndërsa ai vetë jo.

Rasti i Menikos nuk është i veçantë, dhe pikërisht kjo e bën më të rëndë. Kështu funksionon prej vitesh kthimi i pronave në Shqipëri: vendimet merren, kundërshtohen, ankimohen dhe pastaj futen në radhë, ndërsa pronarët dhe trashëgimtarët plaken e ikin njëri pas tjetrit. Shteti ka gjithmonë kohë. Qytetari jo.

Do të thuhet se çështjet e pronës janë të ndërlikuara, se çdo dokument duhet verifikuar, se drejtësia nuk nxitohet. Mund të jetë e vërtetë. Por kur një proces zgjat më shumë se jeta e njërës palë, ai pushon së qeni kujdes dhe shndërrohet në një formë tjetër marrjeje. Toka mund të kthehet një ditë, ose të kompensohet. Vitet që profesori i kaloi duke pritur nuk ia kthen dot askush, as me vendim gjykate, as me kompensim, as me një mesazh ngushëllimi në rrjete sociale.

Më 28 tetor, dosja do të vazhdojë rrugën e saj, tani me trashëgimtarët e trashëgimtarit. Profesor Meniko u mësoi studentëve se një pikturë e madhe kërkon durim për t’u kuptuar. Shteti i tij e mori mësimin fjalë për fjalë, vetëm se durimin ia kërkoi atij. (Kontrast.al)

Para

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Nga Kategoria

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh
Aktualitet

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.3k
Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet
Aktualitet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.3k
Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…
Aktualitet

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

01.10.2026
10.3k
“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”
Aktualitet

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

01.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Netanyahu u bojkotua pasivisht në OKB/ Zyrtari izraelit kontrolloi sallën, shënoi se kush iku gjatë fjalimit

Netanyahu u bojkotua pasivisht në OKB/ Zyrtari izraelit kontrolloi sallën, shënoi se kush iku gjatë fjalimit

26.09.2026
10.4k
Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

29.09.2026
10.3k
Porti i Durrësit drejt zhvendosjes, por tenderat nuk ndalen/ Miliona euro për godinat që priten të braktisen

Porti i Durrësit drejt zhvendosjes, por tenderat nuk ndalen/ Miliona euro për godinat që priten të braktisen

26.09.2026
10.4k
Prodhuesit europianë të makinave janë në krizë. A mund t’i shpëtojë ata frika nga lufta?

Prodhuesit europianë të makinave janë në krizë. A mund t’i shpëtojë ata frika nga lufta?

27.09.2026
10.3k
Vritet 36-vjeçari shqiptar në Itali/ Pronari telefonoi policinë pas të shtënave: “Hyri të vidhte, qëllova nga frika”

Vritet 36-vjeçari shqiptar në Itali/ Pronari telefonoi policinë pas të shtënave: “Hyri të vidhte, qëllova nga frika”

24.09.2026
10.4k
Klani mafioz i Shkodrës në Livigno, pjesë e grupit një 20-vjeçar, pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Itali 

Shqiptari tremb kalimtarët në mes të rrugës në Itali, arrestohet

29.09.2026
10.3k

Boom-i Javës

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
“Çdo të hënë pinte kafe me të”, Murrizi bën deklaratën e fortë: Altin Dumani përzuri Vlora Hysenin nga zyra

“Çdo të hënë pinte kafe me të”, Murrizi bën deklaratën e fortë: Altin Dumani përzuri Vlora Hysenin nga zyra

25.09.2026
10.4k
Ligji i ri, pronat me mbivendosje mund të shiten pa u zgjidhur konflikti! Çfarë ndodh me pretenduesit

Ligji i ri, pronat me mbivendosje mund të shiten pa u zgjidhur konflikti! Çfarë ndodh me pretenduesit

24.09.2026
10.4k
Video/ Delina Fico tregon pse i goditi protestuesit me shishe: Kishin 5 minuta që shanin Çuçin!

Video/ Delina Fico tregon pse i goditi protestuesit me shishe: Kishin 5 minuta që shanin Çuçin!

25.09.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.3k
Denoncimi në SPAK / Klodiana Lala nis betejën ligjore ndaj Vlora Hysenit

Denoncimi në SPAK / Klodiana Lala nis betejën ligjore ndaj Vlora Hysenit

25.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.