E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

Korrieri nga Korrieri
02.10.2026
në Aktualitet, Fokus, Investigim
A A
“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nga mandat deputeti te një kullë 23 kate në zemër të Pogradecit.

Siç zbulon Korrieri, kompania “Molos”, në pronësi faktike të deputetit socialist Bledi Çomo dhe vëllait të tij, Genci Çomo, është subjekti ndërtues i projektit “Feneri i Pogradecit”, që ka marrë miratimin e Këshillit Kombëtar të Territorit në fund të korrikut.

Pas emrit “Feneri” qëndron një ndërtesë 23 kate, e cila ngre pikëpyetje të forta për ndërhyrjen në qytet dhe për ndërthurjen e pushtetit politik me interesat private të ndërtimit.

Përfaqësuesi i zgjedhësve pogradecarë shfaqet kështu edhe si pronar i kompanisë që do të ndërtojë kullën.

Rrugëtimi i Çomos në strukturat socialiste nisi në vitin 2004, në FRESSH. Më pas punoi si sekretar i deputetit Fatmir Xhafaj, ndërsa pas vitit 2013 mbajti detyrat e sekretarit të Këshillit të Qarkut Korçë dhe nënkryetarit të Bashkisë Pogradec. Vitin e kaluar mori mandatin e deputetit në qarkun e Korçës.

Siç mëson Korrieri, në shtator të vitit të kaluar, pas zgjedhjes si deputet, Çomo ia kaloi ushtrimin aktiv të të drejtave mbi kuotat e tij një personi të besuar, Kristi Kokoneshit.

Por ky ndryshim nuk e largoi nga pronësia e kompanisë “Molos”.

Pikërisht këtu qëndron thelbi i çështjes: administrimi nga një person tjetër nuk e zhduk interesin ekonomik të deputetit në kompaninë përfituese. Kalimi në zotërim pasiv nuk i jep vetvetiu përgjigje pyetjes nëse vendimmarrja publike krijon konflikt interesi.

Rasti kërkon transparencë për kushtet e miratimit të lejes, vlerësimin e ndikimit urbanistik dhe mënyrën se si është trajtuar lidhja e subjektit ndërtues me deputetin socialist.

Çfarë arsyetimi e justifikon një kullë 23 kate në zemër të Pogradecit dhe kujt i shërben ky zhvillim?

Pogradeci nuk është pronë e deputetit që e përfaqëson.

Një mandat politik është përgjegjësi ndaj qytetarëve, jo çek i bardhë për interesat e biznesit. Përpara se “Feneri” të ngrihet mbi qytet, institucionet dhe vetë Çomo u detyrohen pogradecarëve përgjigje publike./Korrieri

Para

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Pas

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

Nga Kategoria

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera
Aktualitet

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.3k
Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula
Aktualitet

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.3k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.3k
Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave
Aktualitet

Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

07.10.2026
10.3k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.4k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.