E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Korrieri nga Korrieri
02.10.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Me sy e veshë të mbyllur ndaj çdo zëri kundërshtues, mazhoranca socialiste po marshon me kokëfortësi drejt votimit të hartës së re territoriale më 8 tetor. Nisma tashmë po udhëhiqet me dorë të hekurt nga Ulsi Manja, i cili nuk e la t’i prishej “festa” as nga përpjekjet e minutës së fundit të Erion Veliajt.

Veliaj i dërgoi një letër zyrtare Kuvendit nga qelia ku i kërkonte ndalimin e miratimit me argumentin se Tirana nuk është konsultuar fare për këtë proces. Mirëpo, përplasjet e vjetra dhe inatet e mbartura nga koha kur Manja shërbente si Ministër i Drejtësisë — ndërsa Veliaj ankohej publikisht për kushtet dhe keqtrajtimin në burg — duket se nuk e kanë zbutur aspak qëndrimin e Manjës për ta çuar nismën deri në fund.

Kështu, PS po injoron jo vetëm opozitën dhe qytetarët që protestojnë në rrugë, por edhe zërat kritikë që i vijnë nga brenda radhëve të veta.

Përplasja u përshkallëzua si brenda ashtu edhe jashtë dyerve të parlamentit. Ndërsa në Kryesinë e Kuvendit deputetët e PS-së refuzonin të dëgjonin kërkesat e opozitës, jashtë godinës një grup qytetarësh nga Memaliaj protestonin kundër shkrirjes së bashkisë së tyre dhe bashkimit me Tepelenën.

Në Komisionin e Ligjeve, opozita kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të procedurës për sa kohë nisma e PD-së ndodhet ende për konsultim në këshillat bashkiakë. Oerd Bylykbashi denoncoi nxitimin e mazhorancës për të centralizuar pushtetin:

“Kur Kuvendi i Shqipërisë ka dërguar atë pr.ligj për konsultim, ky proces nuk mund të vazhdojë. Është hartuar një kalendar që presupozonte një situatë tjetër. Në këto kushte, duhet që kjo të mos vazhdojë më tej. Duhet që të merret edhe pse është me vonesë. Duhet të presim kush është qëndrimi i bashkive në lidhje me pr.ligjin e ri. Këshillat bashkiakë të shprehen për atë. Vetëm atëherë Kuvendi do të jetë në gjendje të shqyrtojë si duhet dy nisma ligjore që janë në të njëjtën kohë për dy çështje, por me qëndrime të ndryshme: njëri që ta çojë pushtetin vendor te kryeministri që s’i ndahet shpirti nga kryetari i bashkisë dhe tjetri t’ia çojë qytetarëve. Tjetri centralizim, tjetri decentralizim. Meqë e kemi këtë mundësi, e ndalojmë procesin”, tha Oerd Bylykbashi.

Luçiano Boçi akuzoi hapur mazhorancën për shkelje të Kushtetutës dhe shmangie të vullnetit popullor përmes referendumeve:

“Nisma juaj është antikushtetuese. Nisma duhet që të vinte bashkë me mendimin e popullatës. Ligji e thotë se përpara se të ndryshohet kufiri i një bashkie, duhet të ketë pse jo, edhe referendume. Duhet të organizoheshin referendume lokale. Zërat kundër kanë qenë edhe në popullatë, edhe në këshilla bashkiakë. Por nuk i keni dëgjuar zërat kundër”, tha Luçiano Boçi.

Pavarësisht kundërshtimeve të ashpra dhe mungesës së konsultimeve, mazhoranca mbetet e vendosur të kalojë projektligjin e saj sipas kalendarit të paracaktuar. Kryetari i komisionit, Ulsi Manja, u mjaftua duke mbrojtur procedurën formale:

“Sot do të bëhet prezantimi i gjetjeve të konsultimit publik në funksion të pr.ligjit të PS. E kam ftuar sot Maznikun që të na bëjë një prezantim, t’i administrojmë dokumentet dhe t’ua shpërndajmë dokumentet, sepse më 5 tetor është diskutimi, miratimi në parim nen për nen dhe në tërësi. Nga Kuvendi i Shqipërisë, më është bërë me dije se pr.ligji juaj është nisur menjëherë. Pra, me të njëjtën procedurë siç e keni kërkuar ju”, tha kryetari Ulsi Manja.

Ndërkohë, deputeti Arjan Ndoja nxori në pah shkeljet e rregullores brenda mbledhjes dhe refuzimin për të futur në sallë kryetarët e bashkive që kërkonin të dëgjoheshin:

“Ky pr.ligji duhet të ishte regjistruar dhe t’u shpërndahej të gjithëve. Kjo s’ka ndodhur. Kjo që kemi sot në shqyrtim është në shkelje të hapur të rregullores. Unë si deputet, besoj se asnjëri nuk ka dokumentet shoqëruese duke filluar te pr. nisma dhe më pas gjithë dokumentet shoqëruese. Unë nuk i kam. Mbledhja bëhet inefektive. Unë s’kam si marr pjesë në një mbledhje kur s’kam materiale. Për procedurë, kërkoj që mbledhja të ndërpritet derisa të kemi materialet. Gjithë anëtarët e Kuvendit duhet ta kenë. Nuk jemi thjesht dëgjues. E dyta, janë ca njerëz atje jashtë që nuk është se duan të futen të gjithë brenda, por janë kryetarët e bashkive që duan të jenë të pranishëm”, tha ai.

Para

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Pas

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Nga Kategoria

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera
Aktualitet

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.3k
Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula
Aktualitet

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.3k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.3k
Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave
Aktualitet

Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.4k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.4k
Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

01.10.2026
10.4k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.