Është identifikuar personi që humbi jetën në aksidentin e ndodhur në ambientet e magazinës së hidrosanitareve “Blue Star” në Vlorë. Viktima mësohet se është 73-vjeçari Ylli Shakaj.
Mësohet se Shakaj, pronar i këtij aktiviteti, ishte duke shkarkuar një kamion me panele të ndryshme, kur për shkaqe ende të paqarta, panelet janë rrëzuar dhe e kanë zënë poshtë.
Në vendngjarje pritet mbërritja e ekspertizës së Policisë, ndërsa vijojnë ndërhyrjet për nxjerrjen e trupit të 73-vjeçarit, i cili ndodhet ende nën materiale.
Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.















