E enjte, 12 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve pas mungesave në sistem

Korrieri nga Korrieri
04.11.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar rregullat për punësimin e mjekëve në institucionet publike, duke përcaktuar kufizime të qarta për ata që janë tashmë pjesë e sistemit shëndetësor dhe dëshirojnë të konkurrojnë për një vend tjetër pune.

Ndryshimet janë miratuar përmes udhëzimit nr. 398/1 të Ministrisë së Shëndetësisë, konsultuar nga skyweb.al, i cili ndërhyn në procedurat e platformës elektronike “Mjek për Shqipërinë”.

Sipas rregullave të reja, mjekët që në momentin e aplikimit rezultojnë të punësuar në një institucion shëndetësor publik nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurset e zhvilluara përmes kësaj platforme.

Kjo do të thotë se një mjek që punon në një spital apo qendër shëndetësore publike nuk mund të konkurrojë lirisht për një pozicion tjetër përmes portalit, edhe nëse vendi vakant përputhet me specializimin e tij.

Për shembull, një mjek i punësuar në një spital publik në Korçë, që dëshiron të konkurrojë për një vend pune në një spital universitar në Tiranë, nuk mund ta bëjë këtë përmes platformës për sa kohë rezulton i punësuar në sistemin publik.

Megjithatë, Ministria ka parashikuar një përjashtim për një kategori të caktuar mjekësh specialistë.

Sipas udhëzimit, specialistët që punojnë në institucionet publike shëndetësore, por nuk kanë kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, mund të aplikojnë për vende të lira në spitalet rajonale ose bashkiake.

Pra, një mjek specialist që plotëson këtë kusht mund të konkurrojë për një vend tjetër në një spital rajonal apo bashkiak, pavarësisht se është aktualisht i punësuar në sektorin publik.

Ndërsa mjekët specialistë që kanë kontratë me Ministrinë nuk përfshihen në këtë përjashtim.

Kufizimi nuk prek mjekët që punojnë vetëm në sektorin privat, të cilët mund të aplikojnë për vende vakante në institucionet publike nëse përmbushin kriteret e konkurrimit.

Si funksiononte më parë?

Kufizimi për mjekët që janë tashmë të punësuar në institucionet publike nuk është një praktikë krejtësisht e re.

Edhe gjatë konkurseve të zhvilluara më herët në vitin 2026, në zbatim të udhëzimit të qershorit, spitale publike si Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” kërkonin nga kandidatët vetëdeklarim se nuk ishin në marrëdhënie pune me një institucion shëndetësor publik.

Madje, në disa procedura konkurrimi janë skualifikuar kandidatë për mosplotësimin e këtij kriteri.

Udhëzimi i ri e formulon shprehimisht ndalimin në procedurat e platformës “Mjek për Shqipërinë” dhe përcakton kategorinë e specialistëve që mund të përjashtohen prej tij.

Ndryshimet nuk rregullojnë çdo formë të mundshme transferimi të mjekëve brenda sistemit shëndetësor, por procedurat e aplikimit dhe konkurrimit në këtë platformë.

Afate të reja për aplikimet dhe ndryshime në komisionet e vlerësimit

Përveç kufizimeve për kandidatët, Ministria ka përcaktuar edhe afatet për paraqitjen e aplikimeve.

Për mjekët specialistë dhe stomatologët, vendet vakante duhet të qëndrojnë të hapura për aplikim të paktën shtatë ditë kalendarike nga data e shpalljes.

Ndërkohë, për mjekët e familjes dhe mjekët e përgjithshëm, aplikimi në platformë do të jetë i vazhdueshëm.

Ndryshimet përcaktojnë gjithashtu organizimin e komisioneve të vlerësimit, të cilat do të përbëhen nga tre anëtarë.

Për spitalet rajonale, bashkiake dhe ditore, komisioni do të përfshijë përfaqësues të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, drejtues të strukturave rajonale dhe përfaqësues të institucionit ku ndodhet vendi vakant.

Për spitalet universitare dhe institucionet qendrore, komisionet do të krijohen nga drejtuesit e institucioneve, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shërbimit përkatës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Sekretariatet teknike do të administrojnë dokumentacionin, do të verifikojnë kriteret e kandidatëve, do t’i njoftojnë ata për kualifikimin ose skualifikimin dhe do të trajtojnë administrativisht ankesat përkatëse.

Rregullat e reja synojnë të përcaktojnë më qartë mënyrën e konkurrimit dhe përzgjedhjes së mjekëve, ndërsa kufizimi i aplikimeve për personelin tashmë të punësuar në institucionet publike mbetet një nga elementet kryesore të udhëzimit. /skyweb.al

Para

Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem

Pas

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

Nga Kategoria

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve
Aktualitet

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

11.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…
Aktualitet

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë
Aktualitet

‘Jam gati të dëshmoj, ballafaqim’, Veliaj kërkesë Ballës: Të ngrihet Komision Hetimor për kërcënimet e Ramës

11.11.2026
10.4k
U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë
Aktualitet

U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë

11.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Goditje e rëndë për Netanjahun, rivali i tij ngarkohet për formimin e qeverisë së re në Izrael

Goditje e rëndë për Netanjahun, rivali i tij ngarkohet për formimin e qeverisë së re në Izrael

08.11.2026
10.4k
DOKUMENTET/ A fshihet Pëllumb Salillari pas emrin Engjëll Agalliu te licenca për park fotovoltaik 82 mln euro nën logon Albania Power Energy në Fier?

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

07.11.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Detaje të reja: Djali fshiu pamjet e kamerave pas vra sjes së babait

05.11.2026
10.4k
Samir Mane , njeriu i Millosheviçit Miroslav Miskovic dhe historia e oligarkut shqiptar që thotë se e nisi duke shitur qofte

Blerjet e bujshme, pse po e largon me shpejtësi Samir Mane pasurinë nga Shqipëria ?

09.11.2026
10.4k
Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu! Ja kush e zëvendëson! (EMRI)

Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu! Ja kush e zëvendëson! (EMRI)

09.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

A do të kemi një dimër të ftohtë? Ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për motin javët në vijim

A do të kemi një dimër të ftohtë? Ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për motin javët në vijim

09.11.2026
10.4k
Dhunë verbale, psikologjike dhe fizike/ DETAJE nga sherri Neda-Ogren Balluku që përfundoi në dyert e Gjykatës

Neda Karafili denoncon Ogren Ballukun për vetëgjygjësi: Nuk më lë të takoj djemtë e mi

08.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri/ Dalin analizat, nivelet disa herë më të larta se normat e BE

09.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris

Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris

05.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.