E mërkurë, 11 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Afera 21 mln euro! Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS shesin vete 59 mln kilovat orë energji që i takojnë shtetit shqiptar

Korrieri nga Korrieri
07.11.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Afera 21 mln euro! Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS shesin vete 59 mln kilovat orë energji që i takojnë shtetit shqiptar
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ndërkohë që Shqipëria po përballet me një krizë të rëndë energjetike dhe KESH po shpenzon qindra milionë euro për të siguruar energji nga importi, kompania turke AYEN AS Energji rezulton se prej vitit 2014 nuk i ka dorëzuar shtetit shqiptar energjinë elektrike që i detyrohet sipas kontratës koncesionare.

Skyweb.al mëson se bëhet fjalë për 59.047 MWh energji elektrike, ose mbi 59 milionë kilovatorë-orë, të cilat kompania është e detyruar t’ia japë shtetit shqiptar si tarifë koncesionare për shfrytëzimin e burimeve ujore të vendit. Madje, siç mëson redaksia, ky detyrim është rritur me rreth 11 milionë kWh energji elektrike vetëm gjatë 2025.

Sipas kontratës koncesionare, AYEN AS Energji duhet t’i dorëzojë shtetit pa pagesë 2,1% të prodhimit vjetor të energjisë nga hidrocentralet që administron në Shqipëri. Kompania ka tre HEC-e në lumenjtë Fan i Madh dhe Fan i Vogël me kapacitet të instaluar, 109 MW.

Por, siç mëson redaksia ky detyrim nuk përmbushet që prej vitit 2014.

KESH harxhon miliona euro për të furnizuar Shqipërinë, AYEN e shet në treg 

Situata bëhet edhe më shqetësuese në kushtet kur KESH ka kontraktuar 901.626 MWh energji gjatë periudhës korrik–nëntor 2026, me një faturë prej 172,6 milionë eurosh.

Ndërkohë, çmimet e importit janë rritur ndjeshëm, nga rreth 125 euro/MWh gjatë verës deri në mbi 364 euro/MWh në kontratat e fillimit të nëntorit.

Me një çmim orientues prej 125 euro/MWh, sasia e akumuluar prej 59.047 MWh do të kishte një vlerë ekonomike prej rreth 7,4 milionë eurosh. Ndërkohë, me çmimet e fundit të importit të energjisë nga KESH, të cilat në fillim të nëntorit kanë arritur deri në 364,90 euro/MWh, vlera e kësaj sasie energjie do të shkonte në rreth 21,5 milionë euro, pothuajse trefishi i vlerës së llogaritur me çmimet e verës.

Kjo sasi energjie mund të merrej falas nga KESH por AYEN e shet për interesat e kompanisë në kulmin e çmimit.

Kontrata koncesionare parashikon edhe mundësinë e shlyerjes së tarifës në vlerë monetare, sipas kushteve të përcaktuara për këtë pagesë, por edhe kjo nuk ka ndodhur.

Situata bëhet edhe më e rëndë pasi, jo vetëm që AYEN nuk i ka dorëzuar shtetit 59 milionë kWh energji, por kompania nuk ka parashikuar as provigjione në bilancin e saj financiar për këtë detyrim të akumuluar prej më shumë se një dekade.

Kjo do të thotë se kompania nuk ka njohur në pasqyrat financiare një detyrim të vlerësuar që do të rëndonte mbi rezultatet e saj financiare në rast të shlyerjes.

Madje, situata bëhet tepër flagrante për shkak të arsyetimit që vetë kompania jep në bilancin e vitit 2025, konsultuar nga skyweb.al, për këtë vendimmarrje.

Në biland, AYEN AS Energji pranon se 2,1% e energjisë nuk është dorëzuar, duke e justifikuar mosshlyerjen me faktin se “metodologjitë dhe kushtet e dorëzimit ende nuk janë përcaktuar”.

Ndërsa për mosregjistrimin e provigjionit financiar, drejtuesit e kompanisë argumentojnë se përmbushja e këtij detyrimi nuk do të krijonte një barrë shtesë të konsiderueshme në kostot e saj, pasi hidrocentralet janë tashmë në funksionim.

Pra, nga njëra anë kompania pranon se i detyrohet shtetit shqiptar 59 mijë MWh energji, ndërsa nga ana tjetër e arsyeton mungesën e provigjionit me faktin se prodhimi dhe dorëzimi i kësaj energjie nuk do t’i kushtonte shumë.

Madje, AYEN thotë në bilanc se për shlyerjen e detyrimit nevojiten negociata ose një plan veprimi me autoritetin kontraktues!!

Turqit, miliarda nga shfrytëzimi i ujit 

Ndërkohë, aktiviteti në Shqipëri ka rezultuar mjaft fitimprurës për kompaninë turke.

Sipas pasqyrave financiare, AYEN realizoi rreth 1,04 miliardë lekë fitim neto gjatë vitit 2025, ndërsa në vitin 2024 fitimi ishte rreth 1,21 miliardë lekë.

Prodhimi i energjisë gjatë vitit 2024 arriti në 342.103 MWh, ndërsa në vitin 2025 u regjistruan 301.742 MWh.

Të ardhurat nga aktiviteti i kompanisë arritën në rreth 3,45 miliardë lekë në vitin 2024 dhe 3,11 miliardë lekë në vitin 2025.

Pra, ndërsa kompania vijon të gjenerojë fitime miliardëshe nga shfrytëzimi i burimeve ujore shqiptare, detyrimi koncesionar për energjinë që duhet të përfitojë shteti ka mbetur i pashlyer prej më shumë se një dekade, pa u regjistruar as provigjion për të.

Skyweb.al iu drejtua kompanisë AYEN AS Energji me një kërkesë për koment lidhur me gjetjet mbi energjinë e padorëzuar dhe mungesën e provigjioneve, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk mori përgjigje.

Në një periudhë kur Shqipëria po paguan çmime rekord për energjinë e importuar, 59 mijë MWh energji të padorëzuara nga një koncesionar privat përfaqësojnë një detyrim të konsiderueshëm që shteti shqiptar duhet të kërkojë të shlyhet.

Për më tepër, fakti që kompania ka vijuar të realizojë fitime të konsiderueshme, ndërkohë që nuk ka dorëzuar energjinë e detyrueshme dhe nuk ka njohur as provigjion financiar për të, ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si është mbikëqyrur zbatimi i kontratës koncesionare gjatë gjithë këtyre viteve. /skyweb.al

Para

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

Pas

E dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës në Britani

Nga Kategoria

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve
Aktualitet

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

11.11.2026
10.3k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…
Aktualitet

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.3k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë
Aktualitet

‘Jam gati të dëshmoj, ballafaqim’, Veliaj kërkesë Ballës: Të ngrihet Komision Hetimor për kërcënimet e Ramës

11.11.2026
10.3k
U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë
Aktualitet

U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë

11.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Ecni përpara me planin e Gazës”- Zbardhet telefonata Trump-Netanyahu pas zgjedhjeve në Izrael: Në diskutim edhe lufta me Iranin

“Ecni përpara me planin e Gazës”- Zbardhet telefonata Trump-Netanyahu pas zgjedhjeve në Izrael: Në diskutim edhe lufta me Iranin

09.11.2026
10.4k
Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari

Shpërthimi tragjik me dy viktima në Elbasan, pallati do shembet! Ja çfarë do ndodhë me banorët

05.11.2026
10.4k
Rama shpërblen policët që dhunuan protestuesit, në dy ditë dha 4.5 mln euro. Shihni përfituesit, nga RENEA tek hedhësit e gazit

Rama shpërblen policët që dhunuan protestuesit, në dy ditë dha 4.5 mln euro. Shihni përfituesit, nga RENEA tek hedhësit e gazit

06.11.2026
10.4k
Dosja e zezë e rrugëve/ Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes ku “Bami” pranoi falsifikimin

Dosja e zezë e rrugëve/ Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes ku “Bami” pranoi falsifikimin

05.11.2026
10.4k
Votat për Sara Milën në këmbim të ndihmës ekonomike? Dosja zbulon si u përjashtuan 55 familjet pas sigurimit të mandatit

Votat për Sara Milën në këmbim të ndihmës ekonomike? Dosja zbulon si u përjashtuan 55 familjet pas sigurimit të mandatit

11.11.2026
10.3k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

A do të kemi një dimër të ftohtë? Ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për motin javët në vijim

A do të kemi një dimër të ftohtë? Ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për motin javët në vijim

09.11.2026
10.4k
Dhunë verbale, psikologjike dhe fizike/ DETAJE nga sherri Neda-Ogren Balluku që përfundoi në dyert e Gjykatës

Neda Karafili denoncon Ogren Ballukun për vetëgjygjësi: Nuk më lë të takoj djemtë e mi

08.11.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Detaje të reja: Djali fshiu pamjet e kamerave pas vra sjes së babait

05.11.2026
10.4k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri/ Dalin analizat, nivelet disa herë më të larta se normat e BE

09.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris

Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris

05.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.