E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Florenc Gjikuria merr 22 hektarë në malin e Çikës për ndërtimin e White Roads Hotel

Korrieri nga Korrieri
10.10.2024
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
Florenc Gjikuria merr 22 hektarë në malin e Çikës për ndërtimin e White Roads Hotel
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Florenc Gjikuria merr 22 hektarë në malin e Çikës për ndërtimin e White Roads Hotel

Pasi ka marrë mijëra metrave katrorë tokë në bregdetin e Drimadhës dhe të Himarës, me një qira simbolike prej 1 euro, kompania “White Roads Hotel” ka bërë “investimin” e radhës. Përmes një vendimi të miratuar ditën e sotme Këshilli i Ministrave, kjo kompani ka fituar sipërfaqe prej gati 22 mijë metra katrorësh në malin e Çikës. Vendimi që mban datën e sotme zbulon fituesin e parë të projektit “paketa e maleve”.

"Paketa e maleve"/ Gjikuria merr 22 ha në malin e

VKM

Korrieri publikoi më 2 tetor paketën e re të prezantuar për dhënien e sipërfaqeve malore dhe kullotave me qera 1 euro, njëjtë siç është vepruar në bregun e detit.

Si u mblodh urgjentisht Këshilli Bashkiak i Himarës 8 ditë pas zgjedhjeve për oligarkun Florenc Gjikuria , 2i hektarë tokë me një firmë

Kështu me vendimin e fundit, qeveria i lë detyrë Kadastrës Vlorë që toka që ka marrë kompania e Gjikurisë të çregjistrohet nga kategoria “kullotë” dhe të cilësohet si truall. Edhe pse tashmë traulli është blerë, ende nuk dihet se cili është projekti i kompanisë në malin e Çikës, me lartësi 2,044 metra mbi nivelin e detit. Me pamje nga rivera shqiptare, maja e Çikës është në vendin e 85 të majave më të larta të maleve në Evropë.

VENDIMI I QEVERISË

VENDIM PËR HEQJEN NGA FONDI KULLOSOR DHE NDRYSHIMIN E DESTINACIONIT, NGA KATEGORIA E PËRDORIMIT TË ZËRIT KADASTRAL “KULLOTË” NË ZËRIN KADASTRAL “TRUALL”, TË PASURIVE ME NUMËR 30/158, ZONA KADASTRALE 2863, ME NUMËR 68/49, 68/50, 68/51/3, 68/119/1, ZONA KADASTRALE 1739, BASHKIA HIMARË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, pika 1, shkronja “b”, e 17, pika 6, të ligjit nr.9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Heqjen nga fondi kullosor të pasurive me nr.30/158, zona kadastrale 2863, dhe me numër 68/49, 68/50, 68/51/3, 68/119/1, zona kadastrale 1739, Bashkia Himarë, me sipërfaqe totale prej 21 979,4 (njëzet e një mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e nëntë presje katër) m², pjesë e ekonomisë “Mali i Çikës – Himarë”, që do të përdoret nga shoqëria “White Roads Hotel”, sh.p.k., për realizimin e projekti investues strategjik “White Roads Hotel” në Bashkinë Himarë.

2. Ndryshimin e destinacionit, nga kategoria e përdorimit të zërit kadastral “kullotë” në zërin kadastral “truall”, të pasurive me nr.30/158, zona kadastrale 2863, dhe me numër 68/49, 68/50, 68/51/3, 68/119/1, zona kadastrale 1739, Bashkia Himarë, sipas certifikatave të pasurisë, hartës treguese dhe lidhjes nr.1, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

3. Vlerat përkatëse të produkteve kullosore, në sipërfaqen objekt ndërtimi, paguhen nga shoqëria “White Roads Hotel”, sh.p.k., në llogarinë rrjedhëse të Bashkisë Himarë, sipas përcaktimeve në raportin tekniko-ekonomik, bazuar në tarifat e vendimit nr.559, datë 29.7.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e çmimeve dhe tarifave për dhënien në shfrytëzim / përdorim të fondit kullosor kombëtar për veprimtari ekonomike, si dhe për prodhimet drusore dhe jodrusore”.

4. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shoqëria “White Roads Hotel”, sh.p.k., detyrohet të rehabilitojë sipërfaqen kullosore, për shkak të ndryshimit të destinacionit të përdorimit të fondit kullosor, sipas legjislacionit në fuqi.

5. Bashkia Himarë kryen veprimet për ndryshimet në regjistrin kadastral për sipërfaqen, objekt i aktivitetit, në përputhje me kërkesat e vendimit nr.171, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për ngritjen e bazës së të dhënave për Regjistrin Kombëtar të Fondit Pyjor dhe Regjistrin e Fondit Kullosor, përcaktimin e strukturës, kritereve teknike për evidentimin dhe pasqyrimin e gjendjes dhe të ndryshimeve, mënyrës së mbajtjes së të dhënave në nivel vendor, rajonal e qendror, informacionit që duhet regjistruar, si dhe të afateve të përgatitjes e raportimit nga administratorët ose pronarët e pyjeve”.

6. Bashkia Himarë kryen pranë Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë veprimet për çregjistrimin nga kategoria “kullotë” të sipërfaqes kullosore publike, të identifikuar sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe regjistrimin në kategorinë “truall”, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

7. Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë bën ndryshimin e llojit të pasurisë në certifikatat e pasurive, sipas të dhënave për pasuritë e përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi.

8. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bashkia Himarë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Po ashtu, kompania “Gjikuria” ka fituar statusin e “investitorit strategjik” për ndërtimin e një kompleksi turistik në Gjilekë, Himarë, të quajtur “White Roads Hotel”. Projekti besohet se do të përfshijë një investim në vlerë 10 milionë euro. 

Qeveria ka zyrtarizuar dhënien edhe të një sipërfaqe shtesë prej 22 mijë metrave katrorë tokë shtetërore falas në bregdetin e Palasës po për kompaninë Gjikuria, me qëllim ndërtimin e hotelit “White Roads”.

Në korrik të vitit 2022, përmes një vendimi të posaçëm qeveria i kishte dhënë 9 mijë metra katrorë tokë shtetërore kësaj kompanie për realizimin e projektit. Por në një mbledhje tjetër, Këshilli i Ministrave ka ndryshuar vendimin e vitit 2022 duke shtuar dhe 22 mijë metra katrorë të tjera në të njëjtin vend.

Florenc Gjikuria merr 22 hektarë në malin e Çikës për ndërtimin e White Roads Hotel Florenc Gjikuria merr 22 hektarë në malin e Çikës për ndërtimin e White Roads Hotel

Etiketat: florenc gjikuriaSPAKwhite roadswhite roads hotel
Para

Nëntë viktima dhe dëme katastrofike nga uragani Milton në Florida 

Pas

Pas priftërinjve nga Greqia apo Italia, vjen imami nga Turqia

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.