E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Prapaskenat e sherrit/ Si motra e ish-banores së BBV kapi mat ish-burrin biznesmen me Klea Prengën në Dubai

Korrieri nga Korrieri
19.10.2024
në Aktualitet, Show Bizz
A A
Prapaskenat e sherrit/ Si motra e ish-banores së BBV kapi mat ish-burrin biznesmen me Klea Prengën në Dubai
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Antonela dhe Mariela Berisha janë dorëzuar në polici ditën e mërkurë, pas më shumë se 2 muajsh në arrati. Dy motrat akuzohen për plagosjen e blogeres Klea Prenga.

Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Mariela Berishën dhe “Detyrim paraqitjeje” për motrën e saj Antonela Berisha, lidhur me dhunimin ndaj Klea Prengës, ngjarje e ndodhur më 6 gusht në një nga lokalet e kryeqytetit.

Por si ka nisur përplasja mes motrave Berisha dhe Kleas? Disa muaj më parë, Mariela dhe partneri i saj i dhanë fund historisë së tyre 2-vjeçare. Në kohën kur ky raport ishte në ditët e fundit, partneri i saj u largua për disa ditë në Dubai. Mariela ka marrë vesh që në këto ditë, ka qenë edhe Klea. Kjo ka bërë që menjëherë, motra e banores së “Big Brother” të niset urgjent për në Dubai, për të ‘zënë mat’ partnerin dhe të dashurën e tij.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur në Dubai, por ajo që dihet është se që pas atij udhëtimi, Klea dhe Mariela janë përplasur disa herë virtualisht. Në rrjetet sociale, por edhe me mesazhe, dy vajzat janë ofenduar shpesh me njëra-tjetrën, madje dy motrat e kishin kërcënuar më herët Klean, për lidhjen që ajo kishte nisur me ish-partnerin e Marielës. Situata precipitoi mbrëmjen e 6 gushtit, ku Mariela mori vesh mes miqve se ku gjendej Klea dhe shkoi ta dhunonte.

Vetë Klea ka reaguar për këto lajme, duke u shprehur se në kohën që ajo ishte lidhur, partneri i saj ishte ndarë nga Mariela. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Klea Prenga shprehet se ajo nuk ka ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme të partnerit të saj dhe Marinela Berishën.

Sipas saj, personi me të cilin ajo ka qenë në një lidhje, nuk ka qenë i martuar, por ka një fëmije nga marrëdhënia që ka pasur më parë, e cila sipas saj, ka përfunduar para se ata të njiheshin. Në dëshminë e saj para togave të zeza, Antonela u shpreh se gjithçka ka ardhur si pasojë e provokimeve nga ana e Prengës, duke e çuar Marielën të shpërthejë në të tilla veprime.

“Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur. Nuk ka qenë aspak qëllim i yni që të ndodhte një ngjarje dhe aq më tepër një pasojë e tillë. Kemi shkuar në restorant, të dyja me motrën për të darkuar. Në një moment ajo është ngritur rrëmbyeshëm nga tavolina, e provokuar nga sjellja e viktimës. Në gjaknxehtësi e sipër, aty në moment, ka rrëmbyer një gotë dhe e ka qëlluar viktimën. Kam ndërhyrë mes tyre vetëm për t’i ndarë, dhe mbi të gjitha për të mbrojtur motrën time. Ka një vit që nuk ndihet aspak mirë. E provokuar në mënyra të ndryshme. Më vjen shumë keq dhe nuk e shikoj dot motrën time në këtë gjendje. Kërkoj ndjesë, dhe jam e gatshme të bëj gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për ta ndihmuar viktimën të rehabilitohet fizikisht, për sa na takon. Kërkoj ndjesë publike përpara Gjykatës”.

Edhe Mariela në fjalën e saj para Gjykatës, kërkoi ndjesë për ngjarjen dhe u shpreh e gatshme të paguante dëmet.

“Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë.”

Klea Prenga ka reaguar në lidhje me pretendimet e motrave Antonela dhe Mariela Berisha, para gjykatës së Tiranës, në seancën ku u vendosën masat e sigurisë. Antonela Berisha deklaroi se ka qenë Prenga ajo e cila e ka provokuar të motrën, ndërkohë që ato të dyja ishin në lokal thjeshtë për të darkuar. Në videon e publikuar nga Klea Prenga në Instagram, pamje të marra nga kamerat e sigurisë shihen motrat të cilat zbresin nga automjeti dhe drejtohen drejt tavolinës ku Prenga po darkonte me mikeshat e saj.

“Kamerat e sigurisë tregojnë qartë nëse ju keni qenë duke darkuar në restorant duke hedhur poshtë deklaratat që keni dhënë sot. A ke kërkuar mëshirë në Itali për tentativën për vrasje që kryer dhe që momentalisht je në proces gjyqësor në Itali Mariela Berisha, nëna pa precedentë penal? Fakti që ka fëmijë nuk e bën më të lehtë ose më të pranueshme shmangien e drejtësisë për një krim kaq të rëndë. Nuk ka asnjë justifikim që mund të ulë përgjegjësinë e tyre ligjore për dhunën që më shkaktuan. Këto kriminele, ndërkohë, janë, gjithashtu, në proces gjyqësor në Itali për tentativë vrasjeje ndaj një mashkulli, dhe nuk ka para që mund t’i shpëtojë nga pasojat e veprimeve të tyre. Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar që drejtësia të triumfojë dhe këto kriminele të marrin dënimin e merituar”,-shkruan Prenga./panoramaplus

Para

Meloni nuk “dorëzohet”, javën tjetër niset drejt Gjadrit grup i ri me emigrantë:Do marrim masa legjislative!

Pas

Këto janë shenjat e horoskopit që do të kenë një fundjavë të vështirë 

Nga Kategoria

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.4k
Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

30.09.2026
10.4k
Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

01.10.2026
10.4k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.4k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k
“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.