E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Paratë rrush e kumbulla”, Fisnik Qosja në Kavajë , tender 237 mijë euro për festa!

Korrieri nga Korrieri
21.10.2024
në Aktualitet, Slider
A A
“Paratë rrush e kumbulla”, Fisnik Qosja në Kavajë , tender 237 mijë euro për festa!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

“Paratë rrush e kumbulla”, Fisnik Qosja në Kavajë , tender 237 mijë euro për festa!

Institucionet shtetërore janë vënë në “garë” për organizimin e festave. Pas super tenderit të FSHZH-së, që akordoi 3.3 milionë euro për “tallava” në gjithë Shqipërinë, radha i ka ardhur Bashkisë së Kavajës, bashki e cila drejtohet nga demokrati Fisnik Qosja.

LEXONI INVESTIGIMET E GAZETA KORRIERI

Megjithëse është 36-vjeçar, Fisniku nuk po sillet siç ka edhe emrin, por si një “adoleshent”, duke shpenzuar edhe ato pak para të mbledhura nga taksat e banorëve të Kavajës.

Veprimet e tij duket se kanë qenë në konflikt të hapur interesi, ku fillimisht futi në punë të gjithë fisin, ndërkohë pasi sistemoi edhe kushërinjtë dhe krushqit, ai futi në punë edhe “kolegët” berber.

Tashmë po mendon edhe për festa dhe dekore, vendimmarrje aspak profesionale, pasi me këto para ai mund të bënte dhjetëra punë publike.

“Paratë rrush e kumbulla”/ Kryetari i Bashkisë së

Faksimile: Shpallja e njoftimit të tenderit për organizimin e festave nga Bashkia e Kavajës

“Paratë rrush e kumbulla”/ Kryetari i Bashkisë së

Faksimile: Shpallja e njoftimit të tenderit për organizimin e festave nga Bashkia e Kavajës

Qosja po sillet njësoj si kolegët e tij socialistë, ata të cilët janë denoncuar me të drejtë nga opozita për shpenzime marramëndëse dhe për propagandë. Por, nëse socialistët janë mjeshtra propagande, përse Fisniku i Kavajës po ndjek shembullin e tyre?! 

Kreu i Bashkisë së Kavajës ka urdhëruar hapjen e tenderit me objekt “blerje materiale për aktivitete zyrtare, festive dhe promovuese për nevojat të Bashkisë Kavajë”. Tendera të tillë bëhen edhe nga bashki të tjera, të majta apo edhe ato pak të djathta, por vlera e kësaj procedure në Kavajë është shumë e lartë. Qosja ka akorduar një shumë prej 23.415.060 lekë pa TVSH ose 237,186 euro pa TVSH. 

Mësohet se tenderi do të zhvillohet në datë 11 nëntor 2024, ndërsa në dokumentet shoqëruese është edhe sasia dhe grafiku i lëvrimit të mallrave. Qosja kërkon panele për kënd të fotografive, strukturë me këmbëza vetëqëndruese e veshur me imazh të aktivitetit, printime, tapete ceremoniale, etj.

“Paratë rrush e kumbulla”/ Kryetari i Bashkisë së

Faksimile: Lista e sendeve të kërkuara nga Bashkia e Kavajës në tenderin 237 mijë euro për festa

Qosja po mendon edhe për imazhin e tij, teksa ka kërkuar 12 foltore me qira e veshur me imazh të aktivitetit në të gjithë sipërfaqen e saj. Ai kërkon edhe flamuj ceremonial, dekorime festive metalike apo edhe printim dhe forma me ndriçim led neon ose dynamik sipas rastit, të montuara në Bulevardin Qendror nga shtylla në shtyllë. Kërkon 520 copë banera të ndryshëm, 25 m2 punime me shkrime të ndryshne 3D me ndriçim LED, të caktuara nga Bashkia e Kavajës. Specifikime konkrete, duke qenë se “hallet” përfunduan në Kavajë dhe tashmë është radha e festave. Kërkohen edhe tenda 1600 m2 për aktivitete me strukturë alumini vetëqëndruese me mbulim të bardhë ose transparent në përmasa. Madje, edhe pjesa e sipërme dhe ballore të pajisura me tavolinë dhe karrige me qira. Kërkohen 1500 copë karrige. Për fushatë apo aktiviteve zyrtare?! /voxnews

Fisnik Qosja Kavajë tender

Etiketat: Fisnik qosjakavajetender
Para

“Zar” i bandave të Durrësit dhe Shijakut, SMS-të në SKY që fundosën Jurgis Çyrbjen

Pas

FOTO/ Këngëtarja Eneda Tarifa shfaqet me gjysmën e kokës të rruar

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
Ilirjan Celibashi e lëshon pa frena, 1 mld lekë TENDER pa GARË

Dy tenderë, të njëjtat pikëpyetje/ KQZ zgjedh “InfoSoft System”, anashkalohet oferta 1 milion lekë më e lirë

29.09.2026
10.4k
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k
Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

30.09.2026
10.4k
Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

01.10.2026
10.4k
Partia gjermane AfD është aq ekstreme, saqë edhe partitë e tjera të së djathtës ekstreme në Europë po distancohen

Partia gjermane AfD është aq ekstreme, saqë edhe partitë e tjera të së djathtës ekstreme në Europë po distancohen

27.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.