E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Mori 170 mijë euro nga CEZ-DIA, Agron Çelën e lë kujtesa: Kastriotin e kam takuar në stadium

Korrieri nga Korrieri
23 Tetor, 2024
në Aktualitet
A A
Mori 170 mijë euro nga CEZ-DIA, Agron Çelën e lë kujtesa: Kastriotin e kam takuar në stadium
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Deputeti Agron Çela, dikur përfaqësues i LSI dhe i afërt me Ilir Metën, tani deputeti i Partisë Socialiste ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 170 mijë euro nga kompania DIA, e cila me ndërhyrjen e Metës mblidhte borxhet e CEZ. Sipas dosjes së SPAK, Çela është marrë në pyetje, por ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje, madje se nuk ka dëgjuar kurrë për shoqërinë “B.T.T. (Ballkan. Trafo. Tanzit) SHPK”. Madje shton se as Shpëtim Shehu nuk e kishte dëshuar kurrë si emër. Edhe pse kompania e tij ka përfituar nga shoqëria DIA shumën prej 16.800.000 lekë. Hetimi i SPAK ka provuar se kjo shumë ka patur si përfitues fundor shoqërinë “Xhenis” sh.p.k., me ortak shtetasin Agron Çela, i cili në vitin 2013 zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si përfaqësues i Partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim”. Por vetë deputeti pretendon se nuk ka marrë asnjë pagesë nga DIA. 

“Kastriot Ismailajn e ka njohur në rrethana kur vetë Agroni ishte president i Klubit të Futbollit të Vllaznisë dhe Kastrioti ishte shumë tifoz me skuadrën. Sikurse me çdo tifoz tjetër të skuadrës, është takuar edhe me Kastriotin në këto rrethana. Nuk ka patur asnjë lloj shoqërie apo lidhje tjetër me Kastriotin. Me sa i kujtohej, me Kastriotin nuk ka udhëtuar asnjëherë bashkë në ndonjë destinacion përveçse mundësisë që të kenë qëlluar në të njëjtin fluturim pasi në atë kohë vetë ai (Agroni) udhëtonte shpesh, ose mundësisë së ndonjë udhëtimi në rastet e ndeshjeve që mund të ketë patur klubi i futbollit së Vllaznisë. I pyetur mbi njohjen me shtetasin Ilir Metaj, ka deklaruar se që nga viti 2013 ka krijuar miqësi me të dhe në vijim ka kandiduar me partinë LSI, për deputet. Ka marrëdhënie miqësore dhe shoqërore me të nga ajo kohë deri më sot. Ka deklaruar se që nga vitit 2013 është bërë anëtar i LSI, ka qënë drejtues politik i kësaj partie për Qarkun Shkodër. Nuk e ka financuar asnjëherë financiarisht partinë LSI për Qarkun Shkodër. Nuk e ka financuar asnjëherë as partinë LSI,“-ka shpjeguar Agron Çela. 

Ky i fundit nuk është marrë ende nën akuzë nga SPAK dhe aktualisht vijon detyrën si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, kësaj herë nën siglën e Partisë Socialiste. 

PJESË NGA DOSJA:

Në datën 23.02.2023 është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit shtetasi Agron Çela. I pyetur mbi shoqërinë “B.T.T. (Ballkan. Trafo. Tanzit) SHPK” NIPT: L06815002A, ka deklaruar se nuk e ka dëgjuar si emër, nuk ka dërgjuar për ndonjë shoqëri tregtare me këtë emër.

I pyetur mbi përfaqësuesin e shoqërisë B.T.T. SHPK NIPT: L06815002A, shtetasin Shpëtim Shehu, ka deklaruar se këtë emër nuk e ka dëgjuar më parë, nuk i kujtohet asnjë person me këtë emër. 

Lidhur me pyetjen nëse ndonjë nga shoqëritë tregtare të tij ka patur objekt veprimtarie importimin dhe shitjen e automjeteve, ka deklaruar se asnjë nga shoqëritë e tij nuk ka patur aktivitet në mportimin dhe shitjen e automjeteve. • Ka deklaruar se nuk ka patur asnjë kontratë të lidhur me shoqërinë DIA, nuk ka marrë asnjë lloj pagesë prej DIA-s dhe nuk nuk ka kryer asnjë lloj shërbimi për shoqërinë DIA. • Ka deklaruar se Kastriot Ismailain e ka njohur në rrethana kur vetë Agroni ishte president i Klubit të Futbollit të Vllaznisë dhe Kastrioti ishte shumë tifoz me skuadrën. Sikurse me çdo tifoz tjetër të skuadrës, është takuar edhe me Kastriotin në këto rrethana. Nuk ka patur asnjë lloj shoqërie apo lidhje tjetër me Kastriotin. Me sa i kujtohej, me Kastriotin nuk ka udhëtuar asnjëherë bashkë në ndonjë destinacion përveçse mundësisë që të kenë qëlluar në të njëjtin fluturim pasi në atë kohë vetë ai (Agroni) udhëtonte shpesh, ose mundësisë së ndonjë udhëtimi në rastet e ndeshjeve që mund të ketë patur klubi i futbollit së Vllaznisë. 

• 1 pyetur mbi njohjen me shtetasin Ilir Metaj, ka deklaruar se që nga viti 2013 ka krijuar miqësi me të dhe në vijim ka kandiduar me partinë LSI, për deputet. Ka marrëdhënie miqësore dhe shoqërore me të nga ajo kohë deri më sot. Ka deklaruar se që nga vitit 2013 është bërë anëtar i LSI, ka qënë drejtues politik i kësaj partie për Qarkun Shkodër. Nuk e ka financuar asnjëherë financiarisht partinë LSI.për Qarkun Shkodër. Nuk e ka financuar asnjëherë financiarisht partinë LSI.

I pyetur në lidhje me njohjen e shtetasve Arjan Laçi dhe Kastriot Ismailaj, shtetasi Spartak Braho në deklarimin e datës 03.11.2023 ka deklaruar se: “… shtetasin Arian Laçi, nga Durrësi, që merret me transport detar me anlje e njeh si durrsak edhe si pronar anijesh. Nuk ka ndonjë marrëdhënie të veçantë apo shoqërore me të. Gjithashtu di që Arian Laçi është mik i Ilir Metës dhe se e ka dëgjuar të përmendet prej Ilir Metës emri i Arian Laçit, si dhe ka dëgjuar prej Ilirit se e ka patriot nga Skrapari. I pyetur se çfarë tjetër ka mësuar prej shtetasit Ilir Metaj, lidhur me shtetasin Arian Laçi dhe a e ka ndihmuar shtetasi Arian Laçi shtetasin Ilir Metaj në ndonjë fushatë elektorale, Spartak Braho deklaroi se “Ilir Meta nuk para ka folur shumë për Arian Lacin.”. 1 pyetur nëse ka dijeni të ndonjë marrëveshjeje mes shtetasit Kastriot Ismailaj dhe shtetasit Ilir Meta ka deklaruar se nuk ka dijeni se çfarë marrëveshjeje mund të ketë patur Ilir Meta me Kastriot Ismailajn por kishte dijeni që me njëri-tjetrin kishin njohje dhe shoqëri. Sikurse rezulton nga deklarimet përftohen të dhëna, në lidhje me marrëdhëniet që ekzistonin mes shtetasve Kastriot Ismailaj dhe Ilir Metaj. Me datën 07.11.2023, është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit shtetasi Ilir Kulla i cili ka shpjeguar ndërmjet të tjerave se: “Në vitin 2009 ndodhi ndryshimi i pushtetit pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe Kastrioti në bisedat që kam patur me të, më pati thënë se kishte një miqësi me shtetasin Genc Ruli, me Dritan Priftin dhe me Ilir Metën. Për Ilir Metën, Kastrioti fliste shpesh. Thoshte se kishte miqësi të vjetër me të, njohje familjare, por une personalisht nuk i kam takuar ndonjëherë bashkë.

Edhe nga ky deklarim evidentohet e dhëna se shtetasit Ilir Meta dhe Kastriot Ismailaj, kishin shoqëri dhe marrëdhënie familjare mes tyre.Në kuadër të hetimit, është bërë kqyrja dhe marrja e akteve nga fashikulli i procedimit penal Nr. 978 i vitit 2008 i Prokurorisë Pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, i administruar në kuadër të procedimit penal Nr.6381 të vitit 2014 të kësaj Prokurorie. Ndër të tjera është administruar kopje e procesverbalit të transkriptimit të bisedave telefonike e datës 28 Qershor 2009, ku ndër të tjera rezulton se në datën 22 Qershor 2009 ora 17:27:21, nga numri i telefonit 0682031701 në përdorim në atë kohë nga personi nën hetim Ilir Metaj, është dërguar një sms drejt numrit 068 20 09 693 në atë kohë në përdorim nga Kastriot Ismailaj me përmbajtje “Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”. Të dhëna në drejtim të përfitimit të parregullt.

Para

DOSJA E SPAK/ 12 mijë euro rroba në San Marino, si e përdori Kryemadhi kartën që i dha Adrian Shatku: Se mos na hap probleme? 

Pas

FOTOLAJM- Sot njihet me masën e sigurisë, momenti kur Ilir Meta mbërrin në GJKKO 

Nga Kategoria

Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh
Aktualitet

Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh

17 Gusht, 2026
10.4k
Në luftë me vatrat e zjarrit në Tiranë, Dibër e Krujë/ Ministria e Mbrojtjes: Në terren 2 avionë dhe 2 helikopterë
Aktualitet

Në luftë me vatrat e zjarrit në Tiranë, Dibër e Krujë/ Ministria e Mbrojtjes: Në terren 2 avionë dhe 2 helikopterë

17 Gusht, 2026
10.3k
17 vite pas plagosjes së vëllait, konflikti i vjetër që riktheu përplasjen mes Boriçit dhe Bitocit
Aktualitet

17 vite pas plagosjes së vëllait, konflikti i vjetër që riktheu përplasjen mes Boriçit dhe Bitocit

17 Gusht, 2026
10.4k
Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person
Aktualitet

Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës; Shqipëria me zëvendësimin më të ulët në Europë

17 Gusht, 2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë

Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë

13 Gusht, 2026
10.3k
Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës: 3 mijë gjoba, bllokohen 34 automjete dhe hiqen disa leje qarkullimi

Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës: 3 mijë gjoba, bllokohen 34 automjete dhe hiqen disa leje qarkullimi

16 Gusht, 2026
10.4k
Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh

Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh

17 Gusht, 2026
10.4k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Euro “stacionohet” poshtë 93 lekëve, prek minimum të ri historik

17 Gusht, 2026
10.4k
Apartamentet në kullat e Tiranës arrijnë deri në 1 mln euro, por kërkesa për pasuri të paluajtshme është në rënie

Qiratë “dëbojnë” çiftet e reja nga Tirana, 97% e pagës neto shkon për strehimin: Familjet zhvendosen në Elbasan e Durrës

14 Gusht, 2026
10.4k
Fluks i lartë në kufirin me Greqinë, mijëra qytetarë kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën

Fluks i lartë në kufirin me Greqinë, mijëra qytetarë kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën

15 Gusht, 2026
10.4k

Boom-i Javës

Dhuna ndaj shefit të Krimit në Sarandë zbulon sëmundjen e vjetër të Policisë: Efektivë elitarë që punojnë si roje private

Dhuna ndaj shefit të Krimit në Sarandë zbulon sëmundjen e vjetër të Policisë: Efektivë elitarë që punojnë si roje private

17 Gusht, 2026
10.5k
Emrat/ Atentati në Elbasan, policia: Në pranga 52-vjeçari, sekuestrohet pistoleta

Emrat/ Atentati në Elbasan, policia: Në pranga 52-vjeçari, sekuestrohet pistoleta

15 Gusht, 2026
10.4k
Kush është 52-vjeçari i arrestuar për atentatin ndaj Mir Batocit në Elbasan?

Kush është 52-vjeçari i arrestuar për atentatin ndaj Mir Batocit në Elbasan?

15 Gusht, 2026
10.4k
Samir Mane , njeriu i Millosheviçit Miroslav Miskovic dhe historia e oligarkut shqiptar që thotë se e nisi duke shitur qofte

Shteti i jep lehtësi e prona, Samir Mane nxjerr me urgjencë kapitalin jashtë: Kujt i shërben “investitori strategjik” nëse nuk e ri investon paranë në Shqipëri?

16 Gusht, 2026
10.4k
Apartamentet në kullat e Tiranës arrijnë deri në 1 mln euro, por kërkesa për pasuri të paluajtshme është në rënie

Qiratë “dëbojnë” çiftet e reja nga Tirana, 97% e pagës neto shkon për strehimin: Familjet zhvendosen në Elbasan e Durrës

14 Gusht, 2026
10.4k
Vrasja e efektivit të Shqiponjave, Enea Mekolli në Maliq, prokuroria hetim zinxhirit drejtues të policisë së Korçës

Vrasja e efektivit të Shqiponjave, Enea Mekolli në Maliq, prokuroria hetim zinxhirit drejtues të policisë së Korçës

14 Gusht, 2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.