E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Trafiku nga Ekuadori me “banane”! “KOKA” nga Shqipëria që furnizonte Italinë me kokainë, “logjistika”, pika e tij e fortë 

Korrieri nga Korrieri
08.11.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Trafiku nga Ekuadori me “banane”! “KOKA” nga Shqipëria që furnizonte Italinë me kokainë, “logjistika”, pika e tij e fortë 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Trafiku i drogës nga Ekuadori drejt e në Milano u “organizua” nga 2 shqiptarë, Albert Turja dhe vëllai i tij, Rolandi. “Corriere” i ka dedikuar një artikull dy vëllezërve nga Shqipëria duke zbuluar detaje nga hetimi i Prokurorisë, organ ligjzbatues që deri më tani ka prerë 30 urdhërarreste. Sipas medias italiane, Albert Turja dhe vëllai i tij merrnin drogën që vinte në portin e Livornos për në Ekuador. 

Ngarkesat e kokainës bliheshin në Kolumbi, duke vinin në Itali të fshehura mes arkave me banane, apo mes frutave të tjerë ekzotikë, një skemë tashmë e njohur. Në portin e Livornos mëpas shkonin përfaqësues të ‘ndrina Molè’, një bandë kalabreze nga fusha e “Gioia Tauro” e specializuar në trafikun e drogës. 

Menaxhues i ekipeve të ndërhyrjes për marrjen e drogës nga porti ishte 44-vjeçari, Albert Turja, banues në Santa Croce sull’Arno, por edhe me interesa në Firence, ku ai zotëronte një biznes në via Martelli, të cilin e drejtonte së bashku me bashkëshorten e tij. Sipas prokurorisë, për të menaxhuar trafikun e drogës që do të importohej në Itali, kujdeseshin eksponentë të ‘Ndrangheta, Camorra dhe banda shqiptare. Lidhje kishin edhe në Belgjikë, Shqipëri, Francë dhe Gjermani, si dhe në Kolumbi dhe Ekuador. Pra kudo kishin “aleatë”.

Edhe pse fshihej pas biznesit të hotelerisë në Firence, sipas hetimeve të Guardia di Finanza, puna e vërtetë e Albertit, i cili përfundoi në burg së bashku me vëllain e tij Rolandin, 38 vjeç, ishte trafiku i drogës. Ishte vetë Alberti ai që mbante kontakte me Ekuadorin, ku kishte persona që bënin blerjen e drogës direkt në Kolumbi dhe e sillnin në Itali. Po sipas mediave italiane, vëllezërit Turja kishin bashkëpunëtorë brenda portit të Livornos, të cilët i informonin se ku ndodheshin konteinerët, por nuk janë identifikuar.

Ekipi i “rikuperimit” të drogës.

Teknika e përdorur nga skuadra ishte gjithmonë e njëjtë: inspektime, dylbi duke pritur për mbërritjen e anijes që sillte kontejnerin me drogë, madje ndonjëherë hiqeshin si peshkatarë që prisnin në port me një kallam peshkimi. Këtë skemë e përdornin për të mos tërhequr shumë vëmendje. 

Pasi konteineri identifikohej, ekipi vendoste një GPS për të ndjekur lëvizjet e tij. Droga nxirej vetëm gjatë natës që të shmangeshin persona të tjerë dhe të lajmëronin Policinë e Shtetit. Më pas, për transferimin e drogës përdoreshin makina me dy funde, disa të ardhura direkt nga Shqipëria. Ekipi i rikuperimit ishte i pajisur nga organizata me të gjitha mjetet e punës: gërshërë, prerëse teli, levë, thasë për të mbajtur drogën dhe gjithashtu litarë në rast se droga ishte vendosur shumë larg në kontejner.

Kur situata ishte shumë e ndërlikuar, grupi arriti të merrte edhe një ekip të specializuar nga Shqipëria, “profesionistë të lirë”, të cilët paguheshin me lëndë narkotike, përgjithësisht 30 për qind të vlerës së kokainës që kapnin. Ishte gjithmonë Albert Turja ai që kujdesej për logjistikën: gjente vendin që t’i linte të qëndronin deri në mbrëmje dhe më pas i hipte në barkë për të kryer kontrolle, duke treguar se ku duhet të parkonin për të mos rënë pre e Policisë.

Para

Bandat mblidhnin vota për Jurgis Çyrben! Ai ndihmonte Altin Hajrin, u shpërblye duke u zgjedhur deputet i PS

Pas

Mbetjet toksike të KURUM vendosen në Porto Romano, pritet marrja para përgjegjësisë e personave që shkaktuan skandalin

Nga Kategoria

Shehaj kap në spital policët e Komisariatit 1 që rrahën të riun: Presion për t’i ndryshuar dëshminë
Aktualitet

Shehaj kap në spital policët e Komisariatit 1 që rrahën të riun: Presion për t’i ndryshuar dëshminë

18.11.2026
10.3k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson renditjen Evropiane të ACI EUROPE me 23.3% rritje të trafikut të pasagjerëve
Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson renditjen Evropiane të ACI EUROPE me 23.3% rritje të trafikut të pasagjerëve

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa
Aktualitet

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.3k
Vrasësi “famëkeq” i taksive që u arrestua në Korenë e Jugut, del FOTOJA e Ervin Shahinit 
Aktualitet

Ra nga taksia: Çfarë ndodhi me 24-vjeçaren në Tiranë?

18.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

15.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Veliaj kërkon të marrë pjesë në proces, por justifikon mungesën me gjendjen shëndetësore. SPAK: Kërkoi të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së

18.11.2026
10.4k
Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

12.11.2026
10.4k
Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!

Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!

18.11.2026
10.4k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson renditjen Evropiane të ACI EUROPE me 23.3% rritje të trafikut të pasagjerëve

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson renditjen Evropiane të ACI EUROPE me 23.3% rritje të trafikut të pasagjerëve

18.11.2026
10.4k
“Take-or-pay” pa gaz: si e pranoi Shqipëria rrezikun që fqinjët e refuzuan

“Take-or-pay” pa gaz: si e pranoi Shqipëria rrezikun që fqinjët e refuzuan

15.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.