E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Tragjedia në Shkodër/ Mirsada mbetet e vetme me fëmijët dhe pa shpresë

Korrieri nga Korrieri
10.11.2024
në Aktualitet
A A
Tragjedia në Shkodër/ Mirsada mbetet e vetme me fëmijët dhe pa shpresë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në një nga fshatrat më piktoresk të Shkodrës, të fshehur mes fushave të gjelbra e kodrave të buta, ngrihej një shtëpi e vjetër dykatëshe, që shihte drejt një liqeni me ujin e pastër kristal.

Brenda kësaj shtëpie dëgjoheshin të qeshurat e zërat e dy fëmijëve që luanin me njëri tjetrin dhe bisedat e përditshme me familjarët e të afërmit që shkonin shumë shpesh për vizitë. Por, prej 7 muajsh tashmë në atë shtëpi nuk dëgjohet më asnjë tingull.

Mirsada jetonte në banesë me bashkëshortin Jakupin dhe dy fëmijët e tyre, Melda 10 vjeç dhe Hakimi 9 vjeç.

Jakupi ka punuar gjithë jetën si peshkatar e vetëm me rrogën e tij është mbajtur e gjithë familja.Jeta në fshat ishte e vështirë dhe përveç peshkimit, nuk ofronte mundësi të tjera për të siguruar të ardhura. Për këtë arsye, disa vite më parë familja Çotaj vendosi të zhvendosej në qytet. Morën një shtëpi me qera dhe ishin të sigurt se aty do krijonin një jetesë më të mirë për fëmijët. Por, me nisjen e Pandemisë, planet e tyre u përmbysën e u detyruan të kthehen përsëri në shtëpinë e tyre të vjetër në fshat.

Mirsada dhe Jakup i dhanë forcë njëri tjetrit e nuk u demoralizuan. Ndiheshin të lumtur edhe me pak, mjaftonte të kishin shëndetin. Ata kishin raport shumë të mirë me njëri tjetrin, fëmijët ishin shumë të lidhur me babain dhe nënën. Gjëja e tyre e preferuar ishte të prisnin kur babi kthehej nga puna sepse e dinin që ai, sado i lodhur të ishte, do merrte motorrin, e do i bënte xhiro nëpër fshat.

Ishte çdo gjë perfekte deri në datën 14 Prill. Vajza kishte shkuar të flinte te gjyshërit, të cilët jetonin aty afër, Mirsada me Jakupin e djalin e vogël ishin në shtëpi.

Pasi vuri djalin në gjumë, Mirsada u kthye në kuzhinë te bashkëshorti i cili po shikonte televizor. I tha që po shkonte të shtrihej sepse ndihej e lodhur. Doli nga dhoma dhe bashkëshortin e la te divani i kuzhinës ku rrinin çdo natë para se të flinin gjumë.Kishin kaluar disa orë kur Mirsada ndjen se nuk mund të merrte frymë. Zgjohet dhe sheh që dhoma ishte e mbushur me tym. E kuptoi që diku në shtëpi kishte rënë zjarr. Menjëherë e kapi paniku duke menduar për djalin dhe bashkëshortin. Vrapoi për te dhoma e fëmijëve, zgjoi djalin e trembur duke i thënë “Ngrihu mam, ngrihu se po digjemi”…

Të tmerruar zbresin shkallët e drejtohen për te kuzhina ku ndodhej Jakupi. Mirsada hap derën dhe në fytyrë i vijnë flakët e zjarrit. U tremb aq shumë, nuk shihte dot përtej flakëve nëse bashkëshorti i saj ndodhej aty apo jo, por me shpresën se ai kishte gjetur mënyrën për të ikur, mori djalin e doli menjëherë nga shtëpia.

Sapo doli jashtë nisi të bërtiste me të madhe, kërkonte ndihmë te fqinjët sepse shtëpia po i digjej dhe thërriste emrin e Jakupit, duke shpresuar se ai do e dëgjonte e do shfaqej nga momenti në moment para saj. Kaluan disa orë deri sa flakët u shuan, e menjëherë u futën brenda për të parë se çfarë kishte ndodhur me Jakupin, por siç ata druheshin, Jakupi kishte qenë ende brenda kuzhinës e nuk i kishte shpëtuar dot flakëve. Zjarrëfikësit e gjetën pa jetë në kuzhinë, me duart para kokës, siç ishte përpjekur të mbrohej nga flakët.

Mirsada nuk ndalonte së dridhuri dhe truri i saj ende nuk arrinte të kuptonte se çfarë kishte ndodhur. Çdo gjë ndodhi shumë shpejt. Brenda natës, bashkë me zjarrin, u kthye në hi edhe jeta e saj.Tani nuk ka mbetur më asgjë që e mban të lidhur me atë vend. Fëmijët e kanë shumë të freskët të gjithë ngjarjen dhe deri më sot, ata nuk kanë shkuar asnjë ditë në shtëpinë e vjetër. Nuk durojnë dot ta shohin, por nuk durojnë dot as të dëgjojnë të flitet për këtë ngjarje. Edhe nëse shtëpia do rregullohej, ata refuzojnë të kthehen përsëri aty.

Nuk janë në gjendje të kthehen brenda mureve ku humbi jetën baba i tyre. Mirsada e ndjen se është e vështirë edhe për të, por një gjë e ka të sigurt. Do kujdeset që fëmijët mos ta harrojnë kurrë kujtimin e të atit dhe ajo nga toka e bashkëshorti nga qielli, do vazhdojnë të jenë drita udhërrëfyese e fëmijëve në çdo hap të jetës. Tch

Para

Rritja e pensioneve/ Ironizon Korreshi: Pensionistët “shijojnë” rrijten e pagave të administratës

Pas

Vjen dimri! Mëngjeset dhe mbrëmjet me temperatura të ulëta dhe prezencë mjegulle këtë javë

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

29.09.2026
10.4k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
Ilirjan Celibashi e lëshon pa frena, 1 mld lekë TENDER pa GARË

Dy tenderë, të njëjtat pikëpyetje/ KQZ zgjedh “InfoSoft System”, anashkalohet oferta 1 milion lekë më e lirë

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.