E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Një lokal në kat të parë te Ambasador 3 në Tiranë, ku i dorëzonte Suel Çela thasët me para për blerjen e kokainës në Ekuador, SPAK: Adresa, rruga Dervish Hima

Korrieri nga Korrieri
27.11.2024
në Aktualitet, Investigim, SPAK News
A A
Një lokal në kat të parë te Ambasador 3 në Tiranë, ku i dorëzonte Suel Çela thasët me para për blerjen e kokainës në Ekuador, SPAK: Adresa, rruga Dervish Hima
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një lokal në kat të parë te Ambasador 3 në Tiranë, ku i dorëzonte Suel Çela thasët me para për blerjen e kokainës në Ekuador, SPAK: Adresa, rruga Dervish Hima

Dosja e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për grupin e Suel Çelës ka zbardhur edhe trafikun ndërkombëtar të drogës. Në biseda zbardhen edhe pazaret. Në një episod, nga konteksti i bisedës, sipas SPAK, dyshohet se Suel Çela alias Marjus Lulaj i kërkon Gazmend Dishës t’i dërgojë para në Shqipëri.

Siç mëson Korrieri, kjo shumë parash dyshohet se do t’i shërbejë Marjusit për pagesën e pjesës së tij të investimimit në blerjen e lëndës narkotike në Ekuador, pagesë e cila dyshohet se do t’i bëhet shtetasit të cilin Marjus Lulaj e identifikon me emrin “Bujar”.

Një lokal në kat të parë te Ambasador 3 në Tiranë, ku i dorëzonte Suel Çela thasët me para për blerjen e kokainës në Ekuador, SPAK: Adresa, rruga Dervish Hima

Ky i fundit dyshohet se do të organizojë trafikimin e e lëndëve narkotike nga Ekuadori në Evropë. Pas kësaj Çela i kërkon Bruno Hazizollit që gjithashtu është lënë në masën “arrest me burg” që paratë t’i dorëzohen “Bujarit”, në një lokal që ndodhet në Tiranë ne Rrugën Dervish Hima, në katin e parë pranë kompleksit “Ambasador 3”.

PJESË NGA DOSJA:

Më datë 30.09.2020, ora 10:09 Marjus Lulaj komunikon me Gazmend Dishan të cilin e pyet. “…sa lek jan akoma te neri…ta di pak a shum…mir te baj dhe 300 bashk me i ven…tjerat nisi belgjik…ta lekujdojm bujarin ktu…kto qe u ndrrun i ndrrova me 8%…kto qe u cun me kinez ekuador…ato paret ktu ca ore vin sot…sh mir ti numeroi mir ose ti numerojm ktu bashk me makin…sa lek bahen gjithse?…sa lek bahen me gjith kte sot, “sa bahen total bashk me tujat?…bahen rreth 600 total?..”.

Më datë 01.10.2020 Marjus Lulaj komunikon me Gazmend Disha të cilit i shkruan “…mos me bli mall mu per kte her…shiko mi nis ktu leket…tbaj lekujdimet mka shkrujt dy her bujar mshkrujti dhe tani…”. Nga konteksti i bisedës dyshohet së Marjus Lulaj i kërkon Gazmend Dishës ti dërgojë para në Shqipëri. Kjo shumë parash dyshohet se do t’i shërbejë Marjusit për pagesën e pjesës së tij të investimimit në blerjen e lëndës narkotike në Ekuador, pagesë e cila dyshohet se do ti bëhet shtetasit të cilin Marjus Lulaj e identifikon me emrin “Bujar”, ky i fundit dyshohet se do të organizojë trafikimin e e lëndëve narkotike nga Ekuadori në Evropë.

Më datë 01.10.2020, Marjus Lulaj komunikon sërish me Gazmend Dishan të cilit i kërkon që ditën e nesërme ti dërgoj 100 mijë euro, pasi ka për të bërë pagesën për pjesën të lëndës narkotike e cila dyshohet së është në sasinë 50 kilogramë.

Në kontekst të bisedave të mësipërme, në të njëtën datë në orën 11:51 Marjus Lulaj komunikon me shtetasin Bruno Hazizolli të cilit i shkruan “…ca po ban…po vjen te cojm paret tr…ok po tpres ktu…”. Në orën 13:02 i dërgon sërish mesazh me tekst “…nisu po tpret bujar atje….” dhe në në vijim i dërgon dy fotografi dhe pas tyre i shkruan “…ktu po tpret bujari…”.

Nga përmbajtja e bisedës së mësipërme dyshohet Marjus Lulaj i kërkon Bruno Hazizollit të dërgojë një shumë parash në Tiranë. Fotografitë e dërguara prej tij tregojnë pamjet të lokalit ku duhet të dorëzojë paratë të cilat dyshohet se do të shërbejnë për pagesën e pjesës së lëndës narkotike të Marjus Lulaj. Marrësi i kësaj shume është një shtetas të cilit Marjus Lulaj i referohet me emrin “Bujar”. Nga verifikimet e kryera rezulton se ky lokal ndodhet në Tiranë ne Rrugën Dervish Hima, në katin e parë pranë kompleksit “Ambasador 3”.

Më datë 15.10.2020 Marjus Lulaj komunikon me Gazmend Disha te cilit i thotë se po komunikon me Bujarin, ku sipas Marjus Lulaj, Bujari i ka kërkuar që 5 “copë”, duke nënkuptuar 5 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë t’i dërgoheshin një bashkëpunëtori të Bujarit i cili e merrte vetë përsipër rrezikun. Marjus Lulaj i kërkon që para se t’i dërgonte lëndën narkotike në Itali t’i dërgonte fotografi.

Më datë 16.10.2020 Marjus Luaj komunikon me Gazmend Disha të cilit i shkruan “…pregatitu do kesh 100 tjera tani…200…”, dyshohet se kjo bisedë ka të bëjë me sasinë e lëndës narkotike e cila pritet të mbërrijë në Belgjikë së shpejti. Per këtë qëllim ai shkruan “…do te jap ma shum se 100 pra…i ke 1.5 posht tregut…do i zgjedhesh para…ato qe zbajn i kthen nvend…e para esht me bujar e dyta me nje tjeter ai i gjermanis… jo do bahet dalja belgjik…e ke llokum aty…”. Nga biseda dyshohet së Marjus Lulaj ka planifikuar investimin në blerjen dhe trafikimin dy sasive të ndryshme lëndësh narkotike me dy grupe të ndara nga njëri tjetri, ku njëra sasi është organizuar me shtetasin të cilit Marjus Lulaj i referohet me emrin Bujar dhe grupi tjetër si grupi i gjermanisë. Marjus Lulaj i premton Gazmend Dishës së do t’i japë më shumë se 100 kilogramë lëndë narkotike me çmim 1.5 mije euro poshtë vlerës së t tregut me qëlim shpërndarjen dhe shitjen ë lëndëve narkotike, pasi lënda narkotike do të shkonte në Belgjikë./korrieri

Etiketat: Bruno HazizolliBujar shegaGazmend dishaklaus copjaKlaus Matishimarsel rokamarsel shegaMetin MehjaSPAKsuel celaxhino roka
Para

Dhëndri i Qefalinjve, Aleksandër Vasili i Al-Point merr leje për kullë 44 kate te “Treni” me 100 mijë lekë kapital, REKORDET negative të biznesmenit dhe të pathënat e Sun Moon Star

Pas

Si “ra” kokaina nga Ekuadori e Suel Çelës, 446 “bukët” u kapën në Holandë, KOMUNIKIMET sekrete

Nga Kategoria

Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa
Aktualitet

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.3k
Vrasësi “famëkeq” i taksive që u arrestua në Korenë e Jugut, del FOTOJA e Ervin Shahinit 
Aktualitet

Ra nga taksia: Çfarë ndodhi me 24-vjeçaren në Tiranë?

18.11.2026
10.4k
Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!
Aktualitet

Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!

18.11.2026
10.4k
Apartamente, automjete dhe shoqëri tregtare/ SPAK kërkon sekuestrimin e 9.1 milionë eurove pasuri në Durrës!
Aktualitet

Apartamente, automjete dhe shoqëri tregtare/ SPAK kërkon sekuestrimin e 9.1 milionë eurove pasuri në Durrës!

18.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Burgu e zgjidh këtë punë! Kontrolli zbulon shkeljen, nafta u shit 33% më lirë për të shmangur taksat (Dokumenti)

Albpetrol po e dorëzon Gorishtin mes rënies së prodhimit! Fituesi amerikan me 14.7 milionë dollarë detyrime dhe zero të ardhura

15.11.2026
10.4k
Fluturimet e paralizuara për 4 orë në qiellin amerikan: Sulm kibernetik apo teknologjia e viteve ’80 që nxori jashtë loje mijëra avionë?

Fluturimet e paralizuara për 4 orë në qiellin amerikan: Sulm kibernetik apo teknologjia e viteve ’80 që nxori jashtë loje mijëra avionë?

14.11.2026
10.4k
Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

13.11.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

‘Jam gati të dëshmoj, ballafaqim’, Veliaj kërkesë Ballës: Të ngrihet Komision Hetimor për kërcënimet e Ramës

11.11.2026
10.4k
Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

11.11.2026
10.4k
Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat 

Kandidat i “përbashkët” për Bashkinë e Tiranës, opozita e përçarë

16.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.