E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SHBA kërkon hetimin e çështjeve korruptive më sensitive. Dumani: Po tronditet pandëshkueshmëria në Shqipëri. Nuk trembemi 

Korrieri nga Korrieri
16.12.2024
në Aktualitet, Slider
A A
SHBA kërkon hetimin e çështjeve korruptive më sensitive. Dumani: Po tronditet pandëshkueshmëria në Shqipëri. Nuk trembemi 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, është shprehur se me Reformën në Drejtësi, pandëshkueshmëria po tronditet në Shqipëri.

Komentet Dumani i bëri në ceremoninë e përfundimit të vettingut të prokurorëve e gjykatësve, proces që nga 31 dhjetori do i kalojë në kompetencë kreut të SPAK.

Dumani tha gjithashtu se me Reformën në Drejtësi është rritur demokracia dhe është shtruar rruga për integrimin e vendit në BE.

Kreu i SPAK tha gjithashtu se gjatë rrugëtimit të tij SPAK është përballur me shumë sfida, të cilat sipas tij, as nuk i kanë stepur e as nuk i kanë trembur prokurorët.

“Të nderuar ambasadorë, anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të nderuar komisionerë publik. Duhet të ndaj me ju disa reflektime të një procesi që i dha formë sistemit tonë të drejtësisë. Ishte përcaktues për të pasur një demokraci më të fortë dhe për të bërë më të sigurt rrugën drejt BE.

7 vite nuk janë pak, por Reforma në Drejtësi ishte transformuese për të përshkruar një prej proceseve më gjithëpërfshirës, për t’i sjellë qytetarëve shqiptarë një sistem drejtësie të drejtë e profesional. KPK dhe KPA kanë vendosur me shembullin e tyre një gurëthemel mbi të cilat institucionet e drejtësisë do të ngriheshin. SPAK është një institucion i pavarur dhe të 20 prokurorët i janë nënshtruar procesit të vettingut.

Pandëshkueshmëria po tronditet sot. Rruga na përball çdo ditë me sfida të reja, që as nuk na kanë trembur, e as nuk na kanë stepur. Një nga përparësitë e SPAK nga 31 dhjetori është edhe administrimi i rolit të komisionerëve publikë. Të gjitha çështjet e papërfunduara të rivlerësimit të magjistratëve, do i kalojnë drejtuesit të SPAK. Deri tani numërohen 40 ankimime. Parashikohet që drejtuesi i SPAK do të ketë një rol të madh të përfaqësimit të këtyre çështjeve përpara Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, tha Dumani.

Ndërsa e dërguara me punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, i bëri thirrje SPAK-ut që të vijojë të hetojë çështjet më sensitive korruptive.

“I është bërë shumë rezistencë reformës në drejtësi dhe kjo rezistencë vijon edhe sot e kësaj dite në disa vende. Komisionerët dhe gjykatësit kanë bërë sakrifica të mëdha, profesionale dhe personale, duke marrë vendime jo popullore. Kanë treguar guxim të pamasë. Populli shqiptar duhet të dijë se zyrtarët e neverisë po mbahen përgjegjës çdo ditë dhe kjo do të vazhdojë falë punës së shqiptarëve guximtarë si ju. Të gjithë duhet të jenë krenarë”, tha ajo në ceremoninë e mbylljes së procesit të vetingut.

Por, sipas saj, vetingu nuk ka mbaruar.

“SPAK duhet të vijojë të hetojë çështjet korruptive më sensitive, duke mbajtur përgjegjës ata që kanë abuzuar me pozitat e tyre, pavarësisht politikës dhe favorizimeve”, tha ajo.

/korrieri
Para

Lajm i mirë! Pas shumë vitesh, Parashqevi Simaku vendos kontakte me vëllain, nipat dhe mbesën e saj (FOTO) 

Pas

Assad flet nga Moska: S’e pata menduar kurrë dorëheqjen apo largimin, rusët më evakuan. Siria është në dorën e terroristëve 

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

05.10.2026
10.3k
SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

30.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.