E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“25 mln euro në lingota ari dhe kriptomonedha”, Lala zbulon si u sekuestruan pasuritë e fshehura të grupit Çopja! 

Korrieri nga Korrieri
23.01.2025
në Aktualitet, Slider
A A
“25 mln euro në lingota ari dhe kriptomonedha”, Lala zbulon si u sekuestruan pasuritë e fshehura të grupit Çopja! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për sekuestrimin e pasurive të vëllezërve Çopja, mes të cilave edhe 10 milionë euro që mbaheshin në kriptovalutë.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala deklaroi se për të arritur gjurmimin e kriptovalutave kanë ndihmuar ekspertë belgë dhe nga Europol, ndërkohë që këto kriptomonedha në këto momente i mban një bankë, për shkak se Shqipëria nuk ka kapacitet.

“Para tre vitesh kam trajtuar përplasjen mes Erion Alibej dhe organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Çopja. Në atë kohë sigurova një dokument, ku pretendohej se vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja që ishin në Dubai, kishin pasuri rreth 200-230 milionë euro, çka duket se po provohet. Në atë kohë pati presion të jashtëzakonshëm. Janë grupimet më të rrezikshme në Elbasan, me 13 viktima. Franc dhe Hajdar Çopja kanë urdhëruar vrasjen e të gjithë njerëzve të Erion Alibej dhe ky i fund të njerëzve të Copjave. Trafiku i kokainës solli përplasje mes këtyre dy grupeve.

Në korrik 2024 kemi qenë në Kronos ku kemi bërë kronologjinë e përplasjeve, por bënte përshtypje që Çopjat kishin investuar 15 milionë euro në lingota ari, hera e parë që provohej zyrtarisht që një organizatë shqiptare kishte investuar në lingota ari.

Gjatë hetimit dhe zbardhjes së bisedave në SKY ECC, prokurorja Musabelliu zbuloi disa kode që kuptohej se kishin të bënin me para, por nuk ka specialist të duhur për të gjurmuar kriptomonedha. Erdhën tre ekspertë belgë dhe të Europol, që gjurmuan 10 milionë dollarë në kriptomonedha, në pronësi të Franc dhe Hajdar Copja.

Pasi ekspertët gjurmuan investimin në kriptomonedha, mund të dalin edhe shumë më tepër se 10 milionë, shteti shqiptar nuk ka kapacitet t’i mbajë, kërkoi me letërporosi autoriteteve belge dhe aktualisht kriptomonedhat po ruhen në një bankë në Belgjikë. Si do ti marrë shteti shqiptar?

Kjo organizatë kriminale, ka investuar po ashtu edhe në ndërtimin e pasurive të paluajtshme, ndërtimi i një kompleksi turistik këtu afër. Kishin blerë hotele, garazhe, etj. Është mjaft interesant hetimi pasuror pasi hera e parë që gjurmohen kriptomonedhat”, tha Lala.

Para

FOTO-EMRI / Kjo është edukatorja që i bëri foto dhe më pas dhunoi fëmijën në kopësht 

Pas

Skandali Kurum , eksportoi mbi 20 000 ton mbetje toksike dhe i gjithë shteti HESHTI! Mafia e mbetjeve në AKSION

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

29.09.2026
10.4k
Hoxha: AKSHI, ‘qeveria paralele’ që kontrollonte shtetin, median dhe milionat!

Lidhja Vlora Hyseni-Ergys Agasi dhe rënia e numrit të vrasjeve, gazetari zbulon shkaqet: Mori krimin nën kontroll!

29.09.2026
10.4k
Amerikanët rikthehen në SPAK, s’ka gjumë për hajdutët e fondeve publike

Zyrtarë të lartë në hetim, përgjegjësi individuale?

30.09.2026
10.4k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

13 burra pas Vlora Hysenit

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.