E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Uau, Shqipëria ul çmimet!

Korrieri nga Korrieri
01.02.2025
në Aktualitet
A A
Uau, Shqipëria ul çmimet!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Tiranë. Me një akt që ka tronditur themelet e ekonomisë së tregut dhe emocionet e konsumatoreve, qeveria shqiptare ka njoftuar uljen e çmimeve për 70 produkte bazë, përfshirë bukën, qumështin, makaronat dhe, për habinë e të gjithëve, edhe qepën, pa sqaruar te njomen ose te thaten.

Ky vendim historik erdhi pas një bojkoti masiv, deri në kufijtë e mosbindjes civile, të organizuar nga qytetarët të cilët, për herë të parë në historinë e tranzicionit, nuk u morën me njëri-tjetrin nëpër komente në Facebook, por u bashkuan për kauzën 2B – “bojkot blerjeve!”

Pronarët e marketeve dhe supermarketeve, të mësuar të shesin domate dhe qepë me çmime si të ishin investim në Bitcoin, i bënë thirrje qeverisë për ndihmë. Ndihma erdhi.

Qeveria reagoi pa humbur kohë.

Kryeministri, me një pamje serioze, shtroi një pyetje asgjësuese:

“Nëse njerëzit nuk blejnë,.. si do të vazhdojmë të rrisim çmimet?” Zbulim, thjeshte, po si nuk i shkoi nder mend askujt!

Një anëtar i kabinetit propozoi zgjidhje ligjore: “Le t’i detyrojmë njerëzit të blejnë! E bëjmë me ligj. Pse ligjet tona do të na pengojne ne të rrisim çmimet?

Një ministre e re në moshë dhe ide kërkoi të zbuloheshin rrënjët e kësaj revolte që duket se është frymëzuar nga protesta e suksesshme në Kroaci.

“Nuk e kuptoj! Deri dje, të gjithë ishin të lumtur të blenin domate me 5 euro kilogrami! Nuk u ankua njeri. Mos vallë kjo situate eshte ngaqe po udhëtojnë shumë jashtë? Duhet të ndalojmë këtë epidemi të rrezikshme të krahasimeve të çmimeve me Italinë dhe Gjermaninë!”

Bashkimi Europian u shpreh i shqetësuar për këtë zhvillim të papritur, duke nënvizuar se “ulja e çmimeve mund të krijojë precedent të rrezikshëm për vendet e tjera të rajonit”. Një burim diplomatik i BE-së, që refuzoi të identifikohej, tha:

“Nëse kjo ndodh në Shqipëri, atëherë ne jemi të detyruar të rishikojmë negociatat për hapjen e grup kapitujve të integrimit. ”

Për të qetësuar situatën e ndezur nga bojkoti masiv qeveria vendosi heqjen e TVSH-së për qepën (me kusht që bleresit të deklarojnë në formularin e dy punësimit se nuk do ta përdorin qepën për t’u qarë për çmimet e tjera).

Po ashtu, buka nga 120 lekë do të shitet me çmimin tavan 119.99 lekë, ndërsa vaji nga 800 lekë litri në 799.99 lekë!

Me këto masa qeveria u shpreh e bindur se shqiptarët nuk do të bëjnë atë që bënë konsumatorët kroate: bojkot blerjeve deri në uljen e çmimeve!

P.S. Çdo krahasim me çmimin e energjisë është krejt i rastësishëm…

Para

Paratë e drogës, korrupsionit dhe kumarit lumë, Hanxhari ngul 47 katësh tek Ambasada Amerikane, Dari i Apexit zhduk “Pasqyrat” në Ksamil

Pas

Hyn në fuqi çmimi i energjisë për abonentët familjarë/ Kush konsumon deri në 700 kWh/muaj do paguajë 8.5 lekë për kW! 

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.