E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

EMRI/ Nafta kontrabandë lumë, polici merr 10 000 euro dhe lejon zbrazjen e anijes qindra tonëshe që u kap disa muaj më parë

Korrieri nga Korrieri
09.02.2025
në Aktualitet, Slider
A A
EMRI/ Nafta kontrabandë lumë, polici merr 10 000 euro dhe lejon zbrazjen e anijes qindra tonëshe që u kap disa muaj më parë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një punonjës policie dhe ka shpallur në kërkim tre persona të tjerë të cilët akuzohen për vjedhje të kryer të bashëpunim.

Sipas AMP inspektori A.M, 21-vjeç ka lejuar një 31-vjeçar dhe një 34-vjeçar të nxjerrin një sasi të konsiderueshme nafte nga Anija “AYAZANOYBYA” me flamur të Tanzanisë, që ishte ankoruar dhe sekuestruar në Porto Romano, e cila ka qënë sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga Prokuroria Durrës.

Polici Armand Marvataj ka qenë me detyrë për të ruajtur anijen e sekuestruar me sasinë e naftës, por është korruptuar me shumë prej 10 mijë eurosh.

Raportohet se janë proceduar në gjendje të lirë edhe 7 persona me kombësi egjiptiane dhe siriane të cilët akuzohen për vjedhje të kryer në bashkëpunim dhe kontrabandë mallrash.

Njoftimi i policë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Durrës finalizuan me sukses operacionin “TURNI”, ku pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u bë i mundur arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë së Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës, Inspektor A. M., 21 vjeç, i dyshuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit J. K., 31 vjeç dhe D. M. 34 vjeç, të dyshuar për “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Arrestimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve të lartpërmendur është bërë për arsye se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 27.01.2025, rreth orës 15:00, ata kanë bërë nxjerrjen e një sasie të konsiderueshme nafte nga Anija “AYAZANOYBYA” me flamur të Tanzanisë, që ishte ankoruar dhe sekuestruar në Porto Romano, e cila ka qënë sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga Prokuroria Durrës.

Nga hetimet e kryera nga AMP dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Durrës ka rezultuar se punonjësi i policisë A. M., ka lejuar kundrejt pagesës prej 10,000 euro, të dhënë nga shtetasi J. K., nxjerrjen e sasisë së naftës të ndodhur në anije, në bashkëpunim me pjesëtarë të ekuipazhit.

Gjithashtu, në bashkëpunim janë kryer të gjitha veprimet proceduriale, duke përfshirë ri-këqyrjen e anijes, këqyrjen e pamjeve filmike në Porto Romano Durrës, marrje deklarimesh dhe marrjen e mostrave për ekspertim në të gjithë zonat e balastarve dhe ka rezultuar se sasia e naftës që ndodhej në këto hapësira në momentin e sekuestrimit (datë 12.01.2025) ishte zëvendësuar me ujë.

Në vijim të veprimeve, janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetas, të dyshuar për “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, si më poshtë;

1. L. K., 29 vjeç

2. ? F. I., 23 vjeç (shtetas sirian)

3. ?A. Sh., 22 vjeç (shtetas sirian)

4. ? S. Sh., 25 vjeç (shtetas sirian)

5. ? H. B., 47 vjeç (shtetas sirian)

6. ?S. B., 53 vjeç (shtetas egjyptian)

7. ?W. B., 42 vjeç (shtetas sirian)

Materialet proceduriale do referohen në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për hetime të mëtejshme. /korrieri

Para

“Më donte për dokumentet”, Natasha nga Anglia zhgënjehet nga shqiptari dhe shfryn në rrjetet sociale

Pas

SPAK e kërkon në qiell, Llalla shfaqet te mitingu i Berishës në Romë

Nga Kategoria

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Aktualitet

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?
Aktualitet

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai: “Napoleoni” shqiptar, Denis Matoshi dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai: “Napoleoni” shqiptar, Denis Matoshi dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

13.11.2026
10.4k
Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit dhe 3 të tjerë! Zbardhet skema

Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit dhe 3 të tjerë! Zbardhet skema

13.11.2026
10.4k
4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

15.11.2026
10.4k
Një ditë më parë u dënua me 7 vite burg, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë!

Një ditë më parë u dënua me 7 vite burg, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë!

12.11.2026
10.4k
Gratë e reja po kërkojnë kontratë para martesës: “E dua partnerin, por dua të mbroj edhe veten”

Gratë e reja po kërkojnë kontratë para martesës: “E dua partnerin, por dua të mbroj edhe veten”

15.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
11.2k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.