E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SPAK sekuestron restorantin luksoz Solis Farma të Çopjave në Baldushk

Korrieri nga Korrieri
20.02.2025
në Aktualitet, Slider
A A
SPAK sekuestron restorantin luksoz Solis Farma të Çopjave në Baldushk
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

SPAK ka sekuestruar një tjetër pronë që dyshohet se është ngritur përmes parave të pista të organizatës kriminale të vëllezërve Çopja, të drejtuar nga Hajdar dhe Franc Çopja.

Këtë herë, sekuestro i është vënë një restoranti (agroturizëm) Solis Farm, në fshatin Mumajes në Baldushk të Tiranës.

Po ashtu, SPAK thotë se u procedua nga prokurori me ndalimin e shtetasit Petrit Lakatos, i cili është administrator i këtij biznesi. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën shuma parash, orë Rolex dhe tre gurë që paraprakisht mendohet se janë diamante.

Solis Farm rezulton të jetë një investim i madh, me restorant, hoteleri, bujtina dhe toka përreth aktivitetit.

Më herët, Çopjave u është sekuestruar 10 milionë dollarë në kriptomonedha si dhe 42 prona dhe 1 milionë eruo cash.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme përmes njoftimeve të publikuar më 01.08.2024 dhe 21.01.2025 informoi mbi procedim penal të një organizate kriminale, e cila e kishte bazën në qytetin e Elbasanit dhe drejtohej nga vëllëzërit F. G. (ndryshe F. Ç.) dhe H.B. (ndryshe H. Ç.) si dhe sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme, që dyshohet se janë produkt i veprës penale.

Prokuroria e Posaçme ka vijuar me kryerjen e hetimeve në drejtim të evidentimit dhe sekuestrimit të pasurive të luajtshme dhe paluajtshme, të cilat dyshohet se kanë origjinë kriminale. Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore është bërë e mundur evidentimi i një pasurie të paluajtshme e vlera e së cilës është e konsiderueshme.

Më datë 18.02.2025, në zbatim të vendimit nr. 115, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është vendosur ‘’sekuestro preventive’’ për operatorin ekonomik “S….. FARM” (me aktivitet në fushën e agroturizmit, shërbime akomodimi në struktura hotelerie, bujtinë, shtëpi pushimi, vila, shërbim bar-restorant-kafe etj), si dhe për godinën dhe tokën, në sipërfaqen e të cilës  ky operator ekonomik ushtron aktivitetin, konkretisht, pasuria e paluajtshme në Mumajes, Baldushk, Tiranë.

Pasuritë e sekuestruara:

Pasuria e paluajtshme në Mumajes, Baldushk, (pjesë e OE-së “S. FARM”);

Godinë shërbimesh restorant; kati i parë përbëhet nga kuzhina, restoranti, ambienti i restorantit, veranda, etj dhe kati i dytë i përbërë nga dy dhoma, sallon etj.

Oborri (hapsira rreth ndërtesës) në të cilën gjenden tavolina dhe karrige shërbimi, një kënd lojërash për fëmijë, një ambient ku mbahen shpendë të ndryshëm;

Dhomë shërbimi jashtë restorantit;

Sendet dhe orendi, të ndodhura në restorant.

Në po të njëjtën datë, (18.02.2025), në orën 18:45 u procedua nga prokurori me ndalimin e shtetasit P.L., në cilësinë e administratorit të operatorit ekonomik “S. FARM”, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm, në formën e organizatës kriminale, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287 – 28/1, 333, 334 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit P.L., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

Shuma monetare në valutë euro 2940 (dy mijë e nëntëqind e dyzet)

Shuma monetare në monedhë Lekë (ALL), në total 203,000.00 (dyqind e tre mijë)

Orë dore, marka Rolex

1(një) varëse floriri, me pllakë në dukje me përbërje floriri, pas të cilës është gdhendur data 29.09.2022, ndërsa në pjesën e përparme janë të vendosura dhe 3 (tre) gurë të çmuar, në dukje diamante;

4 (katër) telefona;

Etj

*Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë. /korrieri

Para

GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës për fustanet dhe tufat me 500 euro të mykura

Pas

“Unë s’dija të grabisja, më ka mësuar Talo Çela”/ Nuredin Dumani “përballet” me Gentian Sharrën në Gjykatë: Pse ke deklaruar që…

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.