E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SPAK kap “mat” biznesmenin dhe vjehrrën e Veliajt, gazetarja: Pse u ftuan në të njëjtën kohë

Korrieri nga Korrieri
20.02.2025
në Aktualitet, Slider
A A
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala foli për dosjen Veliaj dhe linçimin e prokurorit Ols Dado nga kryebashkiaku.

“Veliaj pretendon se është linçuar dhe jemi marrë me të brendshmet e gruas së tij, kjo nuk është e vërtetë, ne kemi folur për dyshime për një skemë korrupsioni, që Veliaj ka firmosur tendera dhe leje ndërtimi për biznesmenët dhe ata kanë kaluar para ose favore nëpërmjet kompanive të Ajola Xoxës.

Zoti Veliaj, duke mos patur asnjë argument me sa kuptoj, e vetmja alternativë që i ka mbetur është të kërcënojë dhe hedhë akuza ndaj prokurorit të çështjes, njërit prej tyre, sepse me Dumanin nuk e ka bërë. Kjo është strategjia më e gabuar. Të gjithë ata që janë para drejtësisë dhe janë të dëshpëruar, nuk kanë argument për t’u mbrojtur, linçojnë gjyqtarët dhe prokurorët.

Veliaj kaloi nga “kolegët e mi” dhe thoshte SPAK të hetojë, sot ka kaluar në gjuhë linçuese dhe denigruese ndaj prokurorit. Nëse do të kishte Veliaj prova që kompromentojë Ols Dadon ti çonte në gjykatë, por i kanë mbetur vetëm fjalët “violinist i dështuar” e me rradhë”, tha Lala.

Lala deklaroi se Ajola Xoxa po bën kërkesa të panumërta për të rrëzuar sekuestrimet që SPAK ka kryer. Ajo shpjegoi edhe një moment interesant nga hetimi, ku biznesmeni Gentian Sula dhe vjehrra e Veliajt, Valbona Xoxa, janë ftuar në SPAK në të njëjtën kohë, por jo për t’u marrë në pyetje, por për të kuptuar prokurorët nëse ata njiheshin më parë.

“Tani te provat, ka përpjekje të zonjës Xoxa, po bën kërkesa të panumërta për të rrëzuar të gjithë sekuestrimet që janë bërë. Po të shohësh në të gjithë kërkesat deri tani gjykata ka mbajtur qëndrimin që këto marrje provash kanë qenë të ligjshme.

Prokuroria po ndjek strategji interesante. Ftoi biznesmenin Gentian Sula dhe Valbona Xoxën, vjehrrën e Veliaj, por nuk dhanë shpjegime. Prokurorët për të provuar nëse njiheshin, bënë një veprim hetimor, i vunë përballë njëri tjetrit. Prokurorët po ndjekin strategji. Pra ata hynë 4-5 minuta në diferencë nga njëri tjetri. Komunikova me mbrojtësit ligjore dhe pranuan se nuk ka patur marrje në pyetje. Prokuroria po shkon përtej.

Veliaj pretendon se vila u përket vjehrrit dhe vjehrrës. Veliaj thotë kam qenë në fushatë. E para, janë kqyrur pamjet filmike kur Veliaj është në fushatë dhe rezultojnë qeliza të ndryshme nga ato që pulsojnë te kompleksi.

Janë parë pamjet filmike kur Veliaj është në fushatë, ai nuk ka qenë në praninë e bashkëshortes, ndërkohë telefonët në banesë pulsojnë njëherazi. Ka aq shumë detaje, sa janë prova të mjaftueshme, që këto janë të dhëna që kanë të bëjnë me faktin që cifti Veliaj-Xoxa e ka përfituar këtë vilë sepse ka favorizuar biznesmenin Gentian Sula”, tha Lala./korrieri

Para

“I kërkova të ulej në tokë, por më tha ‘gjuaj’”/ Vrasja e kambistit gjatë grabitjes, Nuredin Dumani: Unë mora 17-20 milion lekë, ndërsa të tjerët… 

Pas

EMRAT/ Figurat qendrore të PD që Berisha i telendisi me primaret

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.3k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

“Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë” – PS i përgjigjet Veliajt pas kërkesës së tij për të marrë pjesë në Asamblenë e socialistëve

11.11.2026
10.4k
Votat për Sara Milën në këmbim të ndihmës ekonomike? Dosja zbulon si u përjashtuan 55 familjet pas sigurimit të mandatit

Votat për Sara Milën në këmbim të ndihmës ekonomike? Dosja zbulon si u përjashtuan 55 familjet pas sigurimit të mandatit

11.11.2026
10.4k
Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

15.11.2026
10.4k
Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

13.11.2026
10.4k
Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, në kërkim autori

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, në kërkim autori

14.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.