E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Mashtroi gjermanët me bursa fiktive, Erjon Kasmi goditet nga GJKKO dhe SPAK , i sekuestrohen 1.2 milion euro prona

Korrieri nga Korrieri
25.02.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Mashtroi gjermanët me bursa fiktive, Erjon Kasmi goditet nga GJKKO dhe SPAK , i sekuestrohen 1.2 milion euro prona
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Mashtroi gjermanët me bursa fiktive, Erjon Kasmi goditet nga GJKKO dhe SPAK , i sekuestrohen 1.2 milion euro prona

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Fraud”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë, nën drejtimin e SPAK.

Në kuadër të këtij operacioni, është ekzekutuar vendimi i GjKKO-së për sekuestrimin e katër pasurive të paluajtshme, me vlerë rreth 1 200 000 euro, në pronësi të shtetasit E. K., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka precedent penal për mashtrim kompjuterik në bursa.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë një apartament, dy vendparkime për automjete dhe një subjekt tregtar, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 42-vjeçarit.

Mashtroi gjermanët me bursa fiktive, Erjon Kasmi goditet nga GJKKO dhe SPAK , i sekuestrohen 1.2 milion euro prona

Materialet procedurale i janë referuar SPAK-ut për veprime të mëtejshme.

Kush është “koka” e mashtrimit me bursa fiktive Erjon Kasmi dhe operacioni i bujshëm i SPAK

SPAK kërkoi këtë të hënë dënimin me 9 vite heqje lirie për Erjon Kasmin, që konsiderohet personi kyç në grupin kriminal, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe për krijim të grupit të struktura kriminal,

Për Xhulian Xhafën i akuzuar për “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kërkohet dënimi me 8 vjet e 6 muaj.

Gjithashtu pretenca u dha edhe për:

Anduel Gjergji 3 vite shërbim prove
Ariol Zenuni 3 vite shërbim prove
Denada Bardhi 2 vite shërbim prove
Emion Orizaj 3 vite shërbim prove
Ermir Shehu
Eris Kurila 3 vite shërbim prove
Evis Mahmutaj 3 vite shërbim prove
Ilir Shkurti 2 vite shërbim prove
Indrit Tila 2 vite shërbim prove
Klevin Molla shërbim prove
Skerdi Llupi shërbim prove
të akuzuar për “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”.

Pretenca e SPAK parashikon përllpgaritjen e zbirtjes së 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Organi i akuzës ka sekuestruar më herët disa llogari bankare mes te cilave shumën prej 588 mijë euro në emër të Erjon Kasmit si dhe 20 milionë lekë në emër të Xhulian Xhafës.

Gjithashtu një tjetër llogari me shumën e 1.5 milionë eurove iu sekuestrua Erjon Kasamit në Kosovë. Sekuestro preventive është vendosur edhe 9 apartamente, 3 garazhde, 2 ndërtesa dhe 5 sipërfaqe toke me rreth 6 mijë metra katror tokë.

Nga provat materiale të sekuestruara dhe nga aktet e fashikullit të procedimit penal nr.300 të vitit 2021 të kryera në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore gjermane, ka rezultuar se shtetasit gjermanë (dhe shtetas të tjerë të vendeve Europiane si Franca, Italia, Spanja, Greqia etj., të cilët janë në proces verifikimi nga jonë), pasi ftoheshin nga agjentët e subjektit Bluenergycall shpk, të investonin në bursa ndërkombëtare, duke bërë depozitimin e parave sipas udhëzimeve të agjentëve, në platformat mashtruese.

Këto depozita nga viktimat bëheshin në llogari të cilat kanë rezultuar se gjenden në banka të vendeve të ndryshme si Bullgari, Lituani, Poloni, Qipro etj., të Europës dhe më gjerë, ku më pas zhdukeshin nëpërmjet transfertave të njëpasnjëshme ose konvertimit në kriptovalutë. Nga hetimi është provuar se një pjesë e parave të depozitave të viktimave kanë përfunduar në llogaritë e të pandehurve në Shqipëri.

Janë identifikuar dëme në platformën Brokerz 1.425.856,91 Euro. Në platformën Globalix janë identifikuar dëme, në vlerën totale 1.896.751,04 Euro.

Gjithashtu rezulton se përvec platformave Globalix dhe Brokerz, janë evidentuar mashtrime nga platformat Stoxmarket, Tradixa, Finazio dhe Forexpoint, për të dëmtuarit kallzues në vlerën totale 3,749,826.31 Euro.

Është provuar se mashtrimet online janë kryer nëpërmjet dy adresa IP të përdorura për çdo AnyDesk 80.78.71.114 (statike) dhe 79.106.168.26 (statike) të kompanisë ofruese të internetit ALBtelecom Albania, të cilat janë përdorur nga subjekti Bluenergycall shpk në Shqipëri.

Gjatë kontrollit të kryer në datë 16.03.2022, janë ekstraktuar të dhënat elektronike live dhe janë analizuar nga Autoritetet Gjermane të Drejtësisë dhe konkretisht të Zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme Bamberg për krimet kibernetike.

Në ambjentet ndihmëse të kontrolluara janë zyrat e kompanisë Bluenergycall shpk, Cleartech shpk dhe Claudnetshpk, që rezultojnë kidhur me të pandehruit Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, janë gjetur dokumente shkresore të Erjon Kasmi, personale dhe të aktivitetit të tij në këto shoqëri, si dhe për kompani të tjera në Kosovë dhe Shqipëri, kryesisht në “Zyrën e Financës”.

Janë gjetur dokumente të shkruara me dorë me shënime të Platformave Globalix, Brokerz, Tradixa, Finazio, regjistrime të bëra nga viktimat si dhe vula për kompani të ndryshme. Provat elektronike janë gjendur në kompjutera, hard diskë, programe të gjetura hapur gmail, serverat e vëna në dispozicion dhe të aksesuara nga Xhulian Xhafa.

Nga këqyrja e të dhënave të analizuara nga Autoritetet Gjyqësore Gjermane rezulton se janë gjendur lista të mbajtura nga drejtuesit dhe punonjësit e Bluenergycall shpk, ku janë evidentuar depozitat e kryera nga viktimat, nga vende të ndryshme, ndër të tjera dhe nga Gjermania. Nga këto viktima që kanë kryer depozitat, për të cilat janë shënuar datat e kryerjes së tyre, agjentët që kanë patur në kontroll këto depozita, vlerat e shumave të depozitave, bankën ose kompaninë ku është bërë depozita, platforma ku ka kryer depozitën viktima, janë gjendur dhe shënimet për viktimat gjermane që janë dhe kallzuesit e dëmtuar, dërguar nga Autoritetet Gjyqësore Gjermane.

Gjatë hetimit janë evidentuar dhe pasuri të cilat janë dukshëm të pajustifikuara nga të ardhurat e të pandehurve Eron Kasmi dhe Xhuljan Xhafa si të punësuar. Konkretisht lidhur me të pandehurin Erjon Kasmi janë sekuestruar llogaritë në shumën totale 588.233 (pesëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e dyqind e tridhjetë e tre) euro dhe 19.786.762(nëntëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e dy) lekë.

Gjithashtu lidhur me procedimin penal nr.300 te vitit 2021, jane identifikuar dhe sekuestruar 19 pasuri të paluajtshme prej të cilave 9 apartamente, 3 garazhe, 1 ndërtesë, 4 pasuri pemtore me sipërfaqe totale 3100 m2, si dhe 1 Truall me sipërfaqe 2750 m2 me një ndërtesë 750 m2.

Gjithashtu në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale e Republikës së Kosovës shtetasit Erjon Kasmi i janë identifikuar dhe sekuestruar në vlerën prej 1,546,753.93 Euro, të cilat dyshohet se janë mjete të përfituara nga kryerja e veprave penale të mashtrimit të cilat mund të pastroheshin në drejtim të Kosovës.

Nga hetimi rezulton se në këtë aktivitet të kundërligjshëm janë të përfshirë edhe persona të tjerë Shqipëtarë dhe të huaj, për të cilët vazhdojnë hetimet në kuadër të procedimit penal të ndarë Nr.300/1 të vitit 2021, për të njëjtat vepra penale. /korrieri

Etiketat: call centererjon kasmigjkkoSPAK
Para

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK te Bujqësori

Pas

Arrestime masive te Bujqësori, çfarë i nxorri zbuluar dy zv.Rektorët

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

01.10.2026
10.4k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.3k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

05.10.2026
10.3k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.