E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SKANDALI/ Si po i shpëton prokuroria anëtarët e fisit Rraja pas sulmit barbar: Nuk do ketë dënim!

Korrieri nga Korrieri
11.09.2023
në Aktualitet, Fokus, Slider
A A
SKANDALI/ Si po i shpëton prokuroria anëtarët e fisit Rraja pas sulmit barbar: Nuk do ketë dënim!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka ndryshuar akuzën ndaj anëtarëve të fisit Rraja, disa prej tyre të arrestuar dhe disa në kërkim për sulmin barbar ndaj dy anëtarëve të fisit Maja në Borizanë në fillim të muajit korrik.

Ka gjasa që kjo çështje penale shumë shpejt të pushohet dhe anëtarët e fisit Rraja t’i kthehen jetës normale.

“Sipas aktit, thuhet se nëpërmjet të dhënave të akt ekspertimit ligjor, në trupin e shtetasit Jashar Maja u shkaktuan dëmtime jo të rrezikshme për jetën, kanë sjellë paaftësi në punë për 9 ditë.

Dhe për Bilbil Majën e njëjta gjë. Mbështetur në kriterin mjekësor dëmtimet e tyre e klasifikojnë veprën penale si plagosje e lehtë me dashje. Gjasat janë që të mos ketë dënim fare për personat përgjegjës.

Prokuroria deklaron se personat nën hetim Flamur dhe Xhelal Rraja kanë pasur dhe armë dhe prej tyre janë konsumuar vepra penale e kanosjes. Por sipas prokurorisë dhe për këtë vepër penale, nuk mund të ketë hetim kryesisht por duhet kallëzim nga personat e dëmtuar.

Nëse Jashar dhe Bilbil Maja nuk ankohen, prokuroria është e detyruar të pushojë hetimin. Për plagosje të lehtë me dashje dënimi është nga gjobë deri në 22 vite burgim.

Ka dhe një detaj tjetër, në dukje i parëndësishëm, në rastin konkret, duke qenë se pritet dhe dalja e amnistisë, dhe nëse ka ankim nga kushërinjtë Maja ata do të lirohen.

Ajo që mbetet e paqartë është se i gjithë sulmi ndaj tyre është konsideruar i parrezikshëm nga ana e prokurorisë.

Prokuroria e konsideron vetëm si kanosje mbajtjen në duar të armëve nga ana e Rrajave dhe shihet vetëm si kundravajtje penale. Vetëm nëse do të kishin akuzën e plagosjes së rëndë me dashje do të kishte një dënim më të rëndë dhe është e paqartë se si është kualifikuar nga ekspertët sulmi”, raportoi gazetarja Lala.

Kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja u dhunuan barbarisht nga anëtarë të fisit Rraja pas protestave të tyre kundër guroreve dhe shpërthimeve të kryer nga kompania e Rrajave në Borizanë./bw

Para

Trafik droge nga Amerika e Jugut drejt Italisë, kush janë 4 shqiptarët e arrestuar (EMRAT)

Pas

Sherr në Air Albanian e falimentuar pas nxjerrjes së sekretit, drejtor Sinani heq (ashtu kujton) postimet inkriminuese nga Facebook

Nga Kategoria

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 
Aktualitet

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)
Aktualitet

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë
Aktualitet

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.