E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Bukë, presh e lakër… fushata e stisur e politikanëve në listat e hapura që kërkojnë votën për t’u bërë deputetë

Radi Kalb nga Radi Kalb
25.03.2025
në Aktualitet
A A
Bukë, presh e lakër… fushata e stisur e politikanëve në listat e hapura që kërkojnë votën për t’u bërë deputetë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp


Nuk ka rëndësi të kujt partie janë, tashmë gara e ethshme për të marrë vota i ka bërë politikanët shqiptarë të dalin nga kostumi i përhershëm dhe të sillen ndryshe nga sa i kemi parë këto 4 vjet. Ndërsa ata në listat e sigurta duken më të qetë, listat e hapura po prodhojnë lloj-lloj shfaqjesh teatrale që po çudisin dynjanë. Mimi Kodheli duke blerë bukë e duke folur me shitësen, Jorida Tabaku duke blerë presh e lakër në periferi të Tiranës, Agron Shehaj duke shitur bukë, Blerina Gjylameti duke postuar duar njerëzish që kanë zhgarravitur numrin 5 apo Ermonela Felaj duke përdorur një personazh të Big Brother-it – mund të jenë përfaqësues të forcave të ndryshme politike, por qëllimin e kanë të përbashkët: të mbledhin sa më shumë vota më 11 maj.

Strategjia që kanë zgjedhur në fakt nuk ka asgjë origjinale dhe në pjesën më të madhe është e stisur dhe pa shumë kuptim. Nëse për 4 vjet me radhë je shfaqur në Kuvend apo konferenca duke folur për korrupsionin, varfërinë apo të mirat e qeverisë, të veshësh atlete, të shesësh bukë apo të bësh pazar me rroba shtëpie nuk është se ndryshon dot perceptimin e njerëzve. 50 ditët e mbetura vërtet mund të jenë të mjaftueshme për një fushatë derë më derë, por çfarë vlere ka ajo kur në çdo derë më shumë se qytetarë gjen kameramanë dhe fotografë? Spotet televizive, fushata online sigurisht që kanë vlerën e tyre, por sa bindës mund të jesh kur befas një ditë kujtohesh se në politikë paska dhe fruta-perime, njerëz që shesin dhe halle që nuk raportohen vetëm nga salla e Kuvendit apo konferencat ndërkombëtare.

Shqiptarët nuk janë naivë dhe sigurisht që nuk miklohen kaq lehtë nga vizitat një herë në 4 vjet të politikanëve. Sigurisht që shumë prej këtyre qytetarëve do t’i votojnë edhe pa pasur nevojë për këtë shfaqje të stisur, sepse në fund të fundit këto janë dhe alternativat. Në një fushatë të sapo nisur pa thelb, pa program, por me premtime, pa frymë, por me akuza, pa debat, por me shkëmbime këngësh rap-i, qytetarët shqiptarë nuk është se kanë shumë mundësi për të zgjedhur. Në këtë tollovi tallava politike gjithsekush do përpiqet të zgjedhë atë më bindësin mes teatrit të fushatës që sapo ka nisur seriozisht. /VNA

Para

Erjon Veliaj kontraktoi avokat amerikan me 2000 USD ora e punës

Pas

Kush është shefi i krimeve që kryqëzoi Dumani në sallë? 

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

01.10.2026
10.4k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.4k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.4k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.