E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

PASTRIM PARASH/ Kush ishte shqiptarja që e bleu truallin 90 000 euro dhe ia shiti 2.2 mln euro kompanisë së ndërtimit

Radi Kalb nga Radi Kalb
21.04.2025
në Aktualitet, Slider, SPAK News
A A
Harta e re/ Ndryshojnë çmimet e apartamenteve, ja cilat janë zonat më të shtrenjta në vend 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF), në raportin e saj vjetor të publikuar së fundmi, ka zbuluar një ndër tipologjitë më të sofistikuara të pastrimit të parave përmes sektorit të ndërtimit në Shqipëri, duke evidentuar përdorimin e pasurive të paluajtshme si mekanizëm për legalizimin e të ardhurave nga veprimtari kriminale.

Sipas të dhënave të raportit, rasti i identifikuar përfshin një shtetase shqiptare, e identifikuar si shtetasja A, me rezidencë në një shtet të Bashkimit Europian. Në vitin 2021, ajo ka investuar në Shqipëri përmes një familjari të saj, duke blerë një truall me vlerë 90 mijë euro, çmim ky dukshëm më i ulët se tregu real.

Një kompani ndërtimi e përfshirë në pastrim parash,

Verifikimet e mëvonshme treguan se paratë për blerjen e kësaj pasurie ishin depozituar në para cash, jo vetëm nga shtetasja A dhe familjarët e saj, por edhe nga shtetasi B, ish-bashkëshorti i saj, gjithashtu rezident në të njëjtin shtet të BE-së. Ky element ngre dyshime të forta mbi burimin e këtyre fondeve.

Vetëm dy muaj pas blerjes, shtetasja A ka nënshkruar një kontratë sipërmarrje me një kompani ndërtimi në Shqipëri, shoqëria Y, duke vënë truallin në dispozicion për zhvillim në këmbim të përfitimeve në ndërtim. Por skema nuk përfundon aty. Vetëm një vit më pas, ajo ka shitur të njëjtin truall – tashmë të zhvilluar – po kësaj shoqërie në një vlerë rreth 2.2 milionë euro, duke shumëfishuar në mënyrë të dyshimtë çmimin fillestar.

Sipas analizës së AIF, fondet e përfituara nga kjo shitje janë transferuar më pas në një shtet tjetër të BE-së, të identifikuar si “shteti V”, në llogarinë e shoqërisë X, e themeluar nga vetë shtetasja A menjëherë pas përfitimit të shumës. Kjo kompani, me objekt veprimtarie ndërtimin, ka lidhur më tej një kontratë të re sipërmarrjeje me një kompani të tretë, shoqërinë D, ku një pjesë e fondeve është transferuar në llogaritë e kësaj të fundit si pagesë për shërbime ndërtimi.

Hetimi evidentoi se përfaqësuesi i shoqërisë D, një shtetas shqiptar, ka qenë më parë i punësuar në shoqërinë Y në Shqipëri, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes të gjithë aktorëve të përfshirë në skemë. Më tej, ky person rezulton të jetë aksioner në një tjetër kompani ndërtimi në shtetin V, e cila është e lidhur ngushtë me shoqërinë D.

Nga informacionet e siguruara në bashkëpunim me Njësitë e Inteligjencës Financiare të vendeve të BE-së, dyshohet se shtetasi B është përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike, dhe se një pjesë e të ardhurave të tij kriminale janë investuar përmes kësaj skeme në Shqipëri, për t’u legalizuar dhe më pas tërhequr në shtete të tjera.

AIF thekson se ky rast përmban një sërë indikatorësh të pastrimit të parave, përfshirë:

Depozitime në cash në sistemin bankar për blerjen e pasurive të paluajtshme;
Investime fillestare nën vlerën reale të tregut;
Rritje e menjëhershme dhe e pajustifikuar e vlerës së pasurisë së blerë;
Transferta të shumta ndërkombëtare të fondeve në kompani të lidhura me individë të përfshirë;
Lidhje të tërthorta mes kompanive dhe individëve të përfshirë në veprimtarinë ndërtimore;
Dyshime për burime kriminale të të ardhurave të investuara.

Për shkak të kompleksitetit të rastit dhe dyshimeve të bazuara për veprimtari kriminale të organizuar në disa shtete, rasti është referuar për hetim të mëtejshëm pranë organeve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe partnerëve ndërkombëtarë. /skyweb.al

Etiketat: biznesmeniakullatpastrim parashSPAK
Para

Kush janë burrë e grua Ergest dhe Anisa Vrioni , pjesë e dosjes së SPAK që çoi në arrestimin e krerëve të “Rrugores” në Tiranë

Pas

Kryeministri e ftoi për KAFE në Korçë, Ilir Vrenozi i përgjigjet Ramës: Unë s’shitem, ta di që do ha fasule gjithë jetën! 

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.