E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

FATURAT/ Si po i zhvat Wizz Air shqiptarët : Ikni ankohuni në Angli po deshet!

Radi Kalb nga Radi Kalb
22.04.2025
në Aktualitet
A A
FATURAT/ Si po i zhvat Wizz Air shqiptarët : Ikni ankohuni në Angli po deshet!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Si po i zhvat Wizz Air shqiptarët : Ikni ankohuni në Angli po deshet!

Wizz Air hyri në tregun shqiptar si një kompani “low cost” duke ofruar fillimisht bileta me çmime vërtetë të lira, ndërsa siç do të tregohet në këtë cikël shkrimesh që nis sot, “Wizz-i” rezulton të mos jetë më kompani me çmime të lira, përkundrazi të dhënat e siguruara nga redaksia tregojnë se është më e shtrenjtë se kompanitë e tjera “legacy” si Air Albania; ITA Airways; Austrian Airlines; Aegean, etj.

Komisionet abuzive, kufizimet e mëdha në bagazhe si edhe kostot e tjera fshehura, përveç vonesave, e bëjnë kompaninë Wizz Air, një ndër më të shtrenjtat për fluturimet nga Shqipëria.

Skyëeb është bërë dëshmitar i një rasti tejet abuziv nga kompania Wizz Air, e cila ka tarifuar çmime stratoferike për tre bileta vajtje ardhje nga Tirana në Bergamo të Italisë.

Të Wizz Air ndryshimi i datës së fluturimit kushton më shumë se blerja e një bilete të re!

E gjitha historia nis më datë 19 mars të këtij viti ku një familje e përbërë nga prindërit dhe një fëmijë 10 vjeç blejnë tri bileta vajtje-ardhje Tiranë-Bergamo për një fund të prillit me një çmim 324 euro, të cilat u paguan menjëherë.

Familjes në fjalë i ndryshojnë planet dhe në vend të prillit, vendos që ta bëjë këtë udhëtim në fund të qershorit. Teksa bëhet ndryshimi i datës së udhëtimit, sistemi i Wizz Air aplikon një tarifë shtesë me komisione të tjera dhe një penallti rreth 50 euro per person për çdo drejtim duke e çuar vetëm koston ndryshimit të datës në 446 euro, ndërkohë që nëse biletat të bliheshin nga fillimi, kostoja do të ishte 333 euro.

Ne foto: Blerja e biletave me 19 mars dhe pastaj ndryshimi i dates me 19 prill dhe kostoja totale rret 769 euro
FATURAT/ Si po i zhvat Wizz Air shqiptarët : Ikni ankohuni në Angli po deshet!

Pas ndryshimit të datës, në total, familja në fjalë pagoi 769 euro për këto tre bileta vajtje-ardhje Tiranë-Bergamo për në fund të qershorit 2025. Siç konfirmohet edhe nga fatura përmbledhëse Ëizz Air ka aplikuar kosto shtesë jo vetëm si tarifë për ndryshimin e datës, gjë që bie ndesh me çdo praktikë ligjore në Shqipëri apo dhe më gjerë.

“Ikni ankohuni në Angli!”

Skyweb kontaktoi me kompaninë Wizz Air për t’u interesuar në lidhje me çështjen në fjalë duke marrë si përgjigje se “çështja ishte mbyllur” dhe se shuma e tarifuar nuk mund të kompensohej.

Redaksia tentoi të kontaktojë sërish me kompaninë, por mungesa e një përfaqësie në Tiranë si edhe praktikat zhvatëse të saj ndaj klientëve shqiptarë e bën të pamundur zgjidhjen e problemit.

Tallja maksimale me klientët e saj ishte kur kompania Wizz Air sugjeron që problemin në fjalë, familja ta ankimojë në një institucion të ankesave në Britaninë e Madhe duke e ditur ndërkohë që ky insitucion nuk ka autoritet në Shqipëri dhe nuk mund të detyrojë një kompani të BE-së që të kompensojë një qyetar të një vendi jashtë BE.

Abuzim me pozitën dominuese në treg

Wizz Air zgjedh të sillë në këtë mënyrë me shqiptarët nisur edhe nga fakti se institucionet tona janë të dobta përballë praktikave abuzive. Redaksia konsultoi ligjin për “Konkurrencën në Republikën e Shqipërisë” dhe çështja e mësipërme është rasti tipik kur një kompani abuzon me “pozitën dominuese” të saj në treg.

Ftohet Autoriteti i Konkurrencës që të verifikojë praktikën në fjalë për të futur në shina një kompani që erdhi si “low cost” dhe tani po tarifon me çmime të kripura edhe përmes praktikave të zhvatjes ndaj klientëve! /voxnews

Etiketat: SPAKwizz air
Para

Papa nuk është më, kush është Kardinali irlandez që drejton tani Vatikanin

Pas

Nën monitorimin e SPAK, kush janë dy kandidatët që dyshohet se po mbështeten nga krimi në Durrës dhe Elbasan! 

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ilirjan Celibashi e lëshon pa frena, 1 mld lekë TENDER pa GARË

Dy tenderë, të njëjtat pikëpyetje/ KQZ zgjedh “InfoSoft System”, anashkalohet oferta 1 milion lekë më e lirë

29.09.2026
10.4k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.3k
Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.