E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

A është e vërtetë që “një mollë në ditë e mban mjekun larg”?/ ‘Përgjigjet’ shkenca 

Korrieri nga Korrieri
29.06.2025
në Aktualitet
A A
A është e vërtetë që “një mollë në ditë e mban mjekun larg”?/ ‘Përgjigjet’ shkenca 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Çdo vit në mbarë botën prodhohen gati 100 milionë ton mollë. Njerëzit e duan këtë frut, i cili vjen në një larmi të gjerë ngjyrash dhe shijesh, dhe është i njohur për përfitimet e tij shëndetësore. Shprehja “një mollë në ditë e mban mjekun larg” që dëgjojmë shpesh, sipas BBC News , i ka rrënjët në një proverb uellsian të vitit 1866.

Por sa e vërtetë është kjo shprehje e vjetër? Dhe a janë mollët vërtet më të shëndetshme se frutat e tjera?

Pse mollët janë kaq të shëndetshme?

Le të fillojmë me lëndët ushqyese që përmbajnë mollët. Para së gjithash, ato janë një burim i pasur fitokimikatesh si flavanolet, të cilat na ndihmojnë të ruajmë një peshë të shëndetshme dhe të zvogëlojmë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ato përmbajnë gjithashtu polifenole të ndryshme, të tilla si antocianinat (të cilat u japin atyre ngjyrën e kuqe) që përmirësojnë shëndetin e zemrës, dhe florizinën që ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak. Por edhe shumë fibra, kryesisht pektinë, e cila ul kolesterolin “e keq” (LDL) dhe stabilizon nivelet e sheqerit në gjak.

“Mollët nuk kanë shumë vitaminë C dhe as hekur apo kalcium – por ato kanë shumë përbërës të tjerë që bëjnë mrekulli për trupin,”- thotë Janet Colson, profesoreshë e të ushqyerit dhe shkencës ushqimore në Universitetin Shtetëror të Tenesit të Mesëm në SHBA. Falë polifenoleve të tyre, disa studiues pohojnë se mollët kanë fuqinë e dytë më të lartë antioksiduese midis frutave.

Një studim i vitit 2020 me 40 pjesëmarrës (me kolesterol pak të ngritur) zbuloi se ata që hanin dy mollë në ditë kishin një ulje të ndjeshme të kolesterolit. Një studim tjetër me 40 gra mbipeshë tregoi se ngrënia e tre mollëve në ditë i çoi në humbje të ndjeshme në peshë dhe përmirësoi nivelet e glukozës në gjak.

Nuk është vetëm “sa”, por edhe “si”

Kur bëhet fjalë për mënyrën më të mirë për të ngrënë mollë për të përfituar sa më shumë nga to, Flavia Guzzo, profesoreshë e asociuar e biologjisë së bimëve në Universitetin e Veronës, këshillon të mos e hiqni lëkurën.

“Duhet të hamë lëkurën e mollëve, pasi aty gjenden shumica e polifenoleve të tyre,”- thotë ai. Sa i përket ngjyrës, ajo nuk ka shumë rëndësi. Si polifenolet që i japin ngjyrë të kuqe lëkurës së mollës, ashtu edhe ato që e bëjnë të gjelbër, janë të mira për shëndetin tonë.

Si përfundim, ngrënia e një molle në ditë mund të mos e mbajë larg mjekun, por me siguri do të përmirësojnë shëndetin tonë. /korrieri

Para

Bën aksident në Tiranë dhe largohet, por ja çfarë i ra shoferit në vendngjarje dhe si u identifikua 

Pas

Arrestohet gazetari shqiptar pasi rrahu bashkëjetuesen

Nga Kategoria

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 
Aktualitet

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)
Aktualitet

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë
Aktualitet

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.