E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, fitues i paracaktuar?!

Korrieri nga Korrieri
30.06.2025
në Aktualitet, Fokus, Investigim, Slider
A A
Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, fitues i paracaktuar?!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një tjetër projekt i bujshëm i Fondit Shqiptar të Zhvillimit pritet të shndërrojë një ish-zonë ushtarake në Bulqizë në një kompleks me hotele, restorante dhe lokale, nën emrin “Parku Tematik Retro”. Sipas dokumenteve të siguruara nga Korrieri, drejtuesi i FSHZH-së, Dritan Agolli, ka shtuar edhe 2.7 milionë euro në faturën ekzistuese, duke e çuar koston totale të projektit në rreth 6 milionë euro.

Ky është vetëm rasti më i fundit i një modeli që Agolli ka ndjekur më parë edhe në Përmet, Sarandë apo Petrelë – transformimi i pronave publike në struktura që ndjekin të njëjtën filozofi me bizneset private të familjes së tij. Djali i Agollit, për shembull, zotëron një restorant luksoz në Hamallaj, ndërkohë që edhe anëtarë të tjerë të familjes janë të përfshirë në biznese në sektorin e mikpritjes.

Megjithëse zhvillimi turistik i zonave të braktisura është i mirëpritur, mënyra si po ndërtohen këto projekte ngre shumë pikëpyetje. Në rastin e Bulqizës, Korrieri ka verifikuar se edhe tenderi i dytë, me vlerë 271 milionë lekë, mund të përfundojë në duart e të njëjtës kompani që fitoi fazën e parë, “Ulza”.

Në vjeshtën e vitit 2024, FSHZH shpalli tenderin e parë për transformimin e zonës, me një fond limit prej 338 milionë lekësh.

Tenderi u fitua nga “Ulza”, ndërsa tani, pa kaluar as 12 muaj, është hapur një tender i ri që duket si një zgjerim i planifikuar paraprakisht.

Projekti parashikon ndërtimin e një “Retro-Hoteli” në ish-shtëpinë e Oficerëve, si dhe rikualifikimin e tetë banesave dykatëshe në të njëjtën zonë. Objekti kryesor, me një sipërfaqe prej rreth 490 m² për kat, do të shndërrohet në një hotel me stil komunist, hostel për grupe, hapësirë muzeale me objekte të periudhës së diktaturës dhe njësi shërbimi për mëngjes, kafeteri dhe administratë.

Zona e transformuar do të shtrihet në një sipërfaqe prej 10 hektarësh dhe parashikohet të kthehet në një destinacion të ri turistik në verilindje të vendit. Por përtej fasadës së zhvillimit, mbeten dyshimet për mënyrën si shpërndahen fondet publike dhe kush përfiton realisht nga këto investime.

Me precedentët e deritanishëm të drejtimit të FSHZH-së, shumë zëra në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit ngrejnë shqetësime se projektet e tilla, në vend që të shërbejnë për interesin publik, përfundojnë duke favorizuar një rreth të ngushtë klientësh dhe kompani të lidhura me njerëz me ndikim në vendimmarrje. /korrieri

Para

Arbër Hajdari përdor historinë tragjike të Elsës në garën për kandidat i PS në Bashkinë e Tiranës?

Pas

U rrëzua nga një pallat në ndërtim, humb jetën punonjësi në Berat, KSSH: Autoritetet të kontrollojnë kantieret e ndërtimit 

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.