E shtunë, 10 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

PARADOKSI në Pogradec, prishen tendat, ndërkohë Hotel Millenium merr leje për ndërtim brenda në liqen ?!

Korrieri nga Korrieri
30.07.2025
në Aktualitet, Slider
A A
PARADOKSI në Pogradec, prishen tendat, ndërkohë Hotel Millenium merr leje për ndërtim brenda në liqen ?!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Aksionet shterpë për lirimin e hapësirave publike duket se janë vetëm për propagandë. Në disa raste prishjet kanë qenë selektive, duke favorizuar “të fortët” dhe ata me lidhje të forta në qeveri apo edhe në pushtetin lokal. Janë raportuar me dhjetëra raste të tjera që vetë drejtorët e institucioneve publike, apo të afërmit e tyre që kanë pasur shtesa, nuk u janë prishur, duke i “mbijetuar” edhe kësaj vale.

Ndërkohë, ka pasur aksione pothuajse në të gjithë vendin, ku nga njëra anë prishen struktura me dru dhe metal, dhe nga ana tjetër miratohen vendime për betonizime masive të sipërfaqeve të mëdha.

Janë prishur disa shtesa te Komuna e Parisit, por janë dhënë leje për të rrafshuar kodrat me ullinj. Janë prishur disa ndërtime të vogla në Sauk, ndërkohë që janë dhënë leje për pallate shumëkatëshe në Liqenin e Farkës.

Ka pasur aksione edhe në bregdet, fillimisht në Dhërmi, ku janë shkatërruar disa struktura me dru. Nga ana tjetër janë dhënë leje masive për shpyllëzimin e të gjithë sipërfaqes me shkurre dhe dru, qoftë ajo private apo shtetërore.

Gjithandej ka pasur aksione dhe leje masive, ndërkohë që disa drejtorë në Bashkinë e Pogradecit, të cilët kanë edhe biznese, i kanë shpëtuar aksionit. Lidhjet e forta me institucione të tjera, qoftë ato qendrore apo lokale, kanë sjellë që prishjet të jenë selektive.

PARADOKSI edhe në POGRADEC Prishen verandat metalike të lokaleve, KKTU

Faksimile: Vendimi i KKTU-së për ndërtimin e një hoteli në zonën e Tushemishtit

Nga njëra anë prishjet dhe nga ana tjetër lejet. Siç është rasti i zonës së Tushemishtit në Pogradec, një zonë rreptësisht e ndaluar. Fillimisht biznesmeni kontrovers Fatmir Bektashi do të ngulë dhjetëra pallate, ndërkohë që në atë zonë po ndërtohet edhe brenda Liqenit të Pogradecit!

Vitin e kaluar Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, pikërisht kryetari Edi Rama dhe ministrja e “pikave të voçkla” Mirela Kumbaro, kanë dhënë leje për një “pikë” të vogël brenda në Liqenin e Pogradecit. Bëhet fjalë për vendimin me numër 19, të datës 19 korrik 2024, me objekt “miratimin me kusht të lejes së ndërtimit për objektin ‘strukturë hotelerie, rikonstruksion dhe 1 kat shtesë i objektit ekzistues 4 kate dhe shtesë anësore 5 kate’, me vendndodhje në Tushemisht, Bashkia Pogradec, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Jovani 2007’”, pronare e Hotel Millenium.

PARADOKSI edhe në POGRADEC Prishen verandat metalike të lokaleve, KKTU

Faksimile: Harta e hotelit ku do të ndërtohet përfshin edhe një pjesë të ujit në Liqenin e Pogradecit

Zona e Tushemishtit është dy herë e mbrojtur, njëherë nga Liqeni dhe herën tjetër nga vendburimi në Tushemisht, ku është edhe një lumë. Por, kjo s’e ka penguar edhe KKT-në që të japë leje shtese kati edhe brenda në liqen. Sipas Voxnews rezulton se gjurma e ndërtimit prek edhe zonën ujore të Liqenit, në afërsi të një pedonaleje që ka bërë Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Në letra KKT shkruan se “objekti ndodhet në fshatin turistik të Tushemishtit në Pogradec i pozicionuar rreth 350 m në veri nga qendra e fshatit me një pozicionim të hyrjes nga Jug-Lindje. Objekti gjendet i vendosur midis vijes së Liqenit të Ohrit dhe rrugës nacionale Pogradec – Tushemisht”. Pra, shkruhet mjaft qartë se vendoset në “vijë të Liqenit …”.

PARADOKSI edhe në POGRADEC Prishen verandat metalike të lokaleve, KKTU

Në foto: Projekti që do të ndërtohet në Liqenin e Pogradecit

Këshilli shkruan se projekti do të zhvillohet në pronë të “Jovani-2007”, me investitor Pandeli Llakmani. “Përsa i përket historisë, Hotel ‘Millennium’ daton i ndërtuar me funksion shtëpi banimi që në vitin 1967. Më pas është kthyer në një objekt me shërbim hoteleri në vitin 1991. Që nga ai moment ka pasur 2 faza ndërtimi dhe rikonstuksioni në vitet 2001-2003 dhe 2012-2015. Gjendja ekzistuese e objektit konsiston në 2 objekte që qëndrojnë ngjitur njëri-tjetrit. Objekti nga lindja hotel 4 kate dhe objekti nga perëndimi vilë 3 kate” thuhet në dokumente.

Mësohet se, në projektin e ri objektet do të unifikohen në 1 të vetëm me funksion hotel. :Trualli i përgjithshëm ka një sipërfaqe prej 710m², prej të cilave 640 m² do të zihen nga struktura. Në perëndim, kufizohet me lumin në nr pasurie 244 dhe në lindje me plazhin me nr pasurie 16/2. Objekti është i distancuar rreth 20 m nga fillimi i Liqenit dhe ofron ndërmjet një hapësirë të dedikuar për pushuesit. Pozicionimi i objektit krijon një distancë me objektet ekzistuese në perëndim të ndarë dhe nga prezenca e lumit, ndërsa në krahun lindor gjendet siperfaqe me rërë e dedikuar për plazh publik” vijon dokumenti.

Ndoshta kanë gabuar, teksa shkruanë 20 metra larg Liqenit. Harta tregon se ndërtimi do të jenë në kufi me Liqenin. Ndoshta kanë shkruar se plazhi është 20 metra larg, jo ndërtimi!

PARADOKSI edhe në POGRADEC Prishen verandat metalike të lokaleve, KKTU

Në foto: Projekti që do të ndërtohet në Liqenin e Pogradecit

Në dokumentet shoqëruese shkruhet se projekti do të shërbejë si hotel, 5 kate. “Në katin 0 do të akomodohen funksione të tipit, recepsion, restorant & spa bashkë me ambientet e tyre plotësuese si kuzhina, dhoma masazhi, pishina e brendshme, depo, tualete etj. 4 katet e tjera do të shërbejnë si dhoma akomoduese të hotelit të tipologjive të ndryshme sipas kërkesës” vijon dokumenti.

Para

Një mandat, dy fise dhe asnjë shpresë për ndryshim. Lapaj-Shabani: Telenovela që diskreditoi “të rinjtë” e politikës

Pas

TËRMET i frikshëm në Rusi, alarm për cunami në të gjithë Paqësorin!

Nga Kategoria

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese
Aktualitet

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese

09.10.2026
10.3k
Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!
Aktualitet

Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!

09.10.2026
10.3k
Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!
Aktualitet

Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!

09.10.2026
10.3k
Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen
Aktualitet

Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen

09.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.4k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.4k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k
Rubio: Nuk do të lejojmë një konflikt ushtarak Greqi-Turqi

Rubio: Nuk do të lejojmë një konflikt ushtarak Greqi-Turqi

09.10.2026
10.3k
SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
Gjithë ditën KUNDËR, por Braçe tregon si e “bindi” Rama “rrebelin me leje” në fund

Gjithë ditën KUNDËR, por Braçe tregon si e “bindi” Rama “rrebelin me leje” në fund

09.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.4k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.