E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim. NASA cakton datën për ‘fundin e jetës’

Korrieri nga Korrieri
06.08.2025
në Botë
A A
Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim. NASA cakton datën për ‘fundin e jetës’
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një studim i ri i realizuar nga shkencëtarë të NASA-s dhe Universitetit Toho në Japoni paralajmëron se atmosfera e pasur me oksigjen e Tokës mund të shkatërrohet brenda një miliard vitesh.

Edhe pse duket si një afat shumë i largët, rënia e parë e ndjeshme e niveleve të oksigjenit mund të fillojë shumë më herët ndoshta brenda 10 mijë viteve të ardhshme.

Sipas Christopher Reinhard, bashkautor i studimit nga Instituti i Teknologjisë i Xhorxhias, “jeta e atmosferave të pasura me oksigjen mund të jetë më e shkurtër nga sa kemi menduar deri tani”.

Studiuesit janë fokusuar në lidhjen mes niveleve të oksigjenit dhe rritjes graduale të ndriçimit të Diellit. Me rritjen e temperaturave në Tokë, dioksidi i karbonit (CO?) në atmosferë do të fillojë të shpërbëhet, duke vështirësuar procesin e fotosintezës themelor për mbijetesën e bimëve dhe për prodhimin e oksigjenit.

Nëse bimët nuk mund të mbijetojnë, pasojat do të jenë dramatike, pasi ato janë burimi kryesor i oksigjenit në planet. Mungesa e prodhimit të oksigjenit do të çojë në zhdukjen e shtresës mbrojtëse të ozonit, duke lejuar që rrezatimi ultravjollcë të arrijë në sipërfaqen e Tokës.

Njëkohësisht, në atmosferë do të grumbullohen sasi të larta të metanit një gaz serrë i fuqishëm, duke krijuar një mjedis të papërshtatshëm për jetën siç e njohim. Sipas udhëheqësit të studimit, Kazumi Ozaki, do të ndodhë një “deoksigjenim i madh”, ku atmosfera e Tokës do të karakterizohet nga përqendrime të larta të metanit, nivele shumë të ulëta të CO? dhe mungesë të shtresës së ozonit.

Kjo atmosferë toksike nuk do të mbështesë jetën e njerëzve dhe specieve të tjera që varen nga oksigjeni, pasi parashikohet që përqendrimet e oksigjenit të bien deri në një milion herë më pak se sot. Mund të mbijetojnë vetëm disa mikroorganizma anaerobe, të cilat nuk kanë nevojë për oksigjen të ngjashme me format e para të jetës.

Megjithatë, këto ndryshime pritet të ndodhin në një të ardhme shumë të largët, kur njerëzimi ka shumë gjasa të mos ekzistojë më.

E rëndësishme për t’u theksuar është se kjo rënie e oksigjenit nuk vjen si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit, por si pjesë e evolucionit natyror të Tokës.

Sipas studiuesve, kjo njohuri është e rëndësishme jo vetëm për të kuptuar të ardhmen e planetit tonë, por edhe për kërkimet e jetës në planetë të tjerë që kanë atmosferë me oksigjen.

Megjithëse një planet mund të ketë oksigjen sot, kjo nuk do të thotë që ai do ta ketë përgjithmonë. Në fund të fundit, studimi na kujton një të vërtetë themelore: asgjë nuk është e përhershme. Dhe kjo na bën të reflektojmë më thellë mbi kushtet që e bëjnë jetën të mundur në Tokë dhe sa të brishta janë ato në të vërtetë

Para

DOSJA E SPAK/ Lidhjet financiare të Ajola Xoxës me kompaninë Doma CO të Selim dhe Dorian Domës, DYSHIMET e SPAK

Pas

I shpallur në kërkim disa ditë më parë, vetëdorëzohet në polici biznesmeni Sokol Meqemeja

Nga Kategoria

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?
Botë

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.3k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP
Aktualitet

Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

30.09.2026
10.4k
“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën
Botë

“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

29.09.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

29.09.2026
10.4k
“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
Çmimet rriten sërish, goditja më e fortë në dy vitet e fundit

Leku forcon peshën në banka, “kalon” euron! BSH: Rriten depozitat, dominon monedha vendase

30.09.2026
10.4k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.