
SKANDALI BANKERS / Si funksiononte “lista e zezë” e mediave dhe roli kompromentues i drejtoreshës Laura Çela Dashi
Hetimet e Prokurorisë së Fierit mbi kompaninë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, e njohur për skemat e saj shumëvjeçare të shmangies fiskale, kanë zbuluar një tjetër praktikë të dyshimtë: përdorimin e kontratave reklamuese për të blerë heshtjen e mediave dhe për të fshehur informacionin e pakëndshëm për publikun.
Sipas dosjes hetimore, kompania ka përdorur miliona lekë të destinuara për reklama në televizione kombëtare me qëllim shmangien e raportimeve kritike, përfshirë edhe ngjarje të rëndësishme si protesta e punonjësve e datës 1 maj 2025. Në atë ditë, punëtorët e “Bankers” protestuan kundër kushteve të vështira të punës dhe drejtuesve të shoqërisë, por ngjarja nuk u pasqyrua nga disa prej mediave më të mëdha në vend.

Përgjimet telefonike të siguruara nga Prokuroria e Fierit tregojnë se CEO i kompanisë, shtetasi kinez Hongping Xiao, është angazhuar personalisht për të siguruar që televizione si “Top Channel” dhe “TV Klan” të mos e mbulonin protestën. Në komunikime, ai merr garanci se “Top Channel” nuk do të dërgonte ekip, duke u mbështetur te kontrata ekzistuese e reklamave, ndërsa kërkon ndërhyrje edhe për “TV Klan”.
Sipas të dhënave të hetimit, gjatë viteve 2020–2025, disa televizione kanë përfituar nga 26 deri në 55 milionë lekë secila nga “Bankers” për reklama, spote, kronika dhe hapësira publicitare. Prokuroria dyshon se këto pagesa kanë shërbyer edhe për të ndikuar në linjën editoriale, duke penguar publikimin e lajmeve negative për kompaninë.
Bisedat e përgjuara zbulojnë gjithashtu negociata të vazhdueshme për kontrata reklamuese, çmime dhe marrëdhënie me media të tjera, me synimin për të kontrolluar pasqyrimin publik të aktivitetit të “Bankers”.
Ky episod i shtohet historikut të akuzave ndaj kompanisë, duke treguar jo vetëm strategjitë për shmangien e detyrimeve financiare ndaj shtetit, por edhe përpjekjet për të manipuluar informacionin dhe për të kufizuar transparencën mediatike në vend.
Konkretisht më datë 29.04.2025 në një bisedë me shtetasen Laura Cela Dashi reflektohet ky shqetësim dhe, CEO kinez bën çdo përpjekje për të penguar publikimin e lajmit.
Personi – A- Është shtetasi Hongping Xiao
Personi -B- Është bashkëbiseduesi i tij shtetasja Laura Dashi
BISEDA:
Personi B: Po, përshëndetje
Personi A: Përshëndetje
Personi B: Si jeni?
Personi B: Nukjam mirë, që nga…po, një pyetje e shpejtë në lidhje me këto media për 1 majin, ke siguruar që Top Channel nuk do të vije?
Personi B: Jo, nuk do të vijë, sepse…qartë që nuk do të vije.
Personi A: Po, mund të më sigurosh këtë?
Personi B: Po. po. Për Top Channel, mund të të siguroj.
Personi A: Dhe këshiu, ka tre media që janë përmendur nëfillim, apo jo?
Personi B: Në cilin fillim?
Personi A: Fokus? Kam parasysh, Sindikata na dha informacion që tre prej tyre do te vijnë. Top Channel nuk do të vijë, dhe dy të tjerat, mund të kujtosh?
Personi B: Nuk e di
Personi A: Fokus
Personi B: Fokus është ai për të cilin nuk kemi rinovuar kontratên,
Personi A: Ok, Fokus do të vijë.
Personi A: Fokus, nuk e di, sepse nuk kam marrë ndonjë njoftim që ata janë informuar. Pra nuk e di… po më thua ti kështu… Nuk kam asnjë informacion, di, nga gazetarēt, në teori, sepse këtë kameramanin që kam kontakt me të në Fokus, dhe e kam kontaktuar sot, dhe ai tha që nuk kemi asnjë njoftim deri tani, pra nuk e di.
Personi A: Pra, mund të sigurosh që Top Channel nuk do të vije, apo jo?
Personi B: Absolutisht, sepse kemi kontratë, eshtë 100% e sigurt. Do të kontaktoj edhe të tjerët. por nuk dua t’i kontaktoj ata të parët. Kjo është ideja. Deri tani nuk kam asnjë informacion. kështu që në momentin që ata na kontaktojne, do t’jua them menjëherë.
Personi A: Ok
Personi B: Absolutisht! Po nga ana juaj, keni ndonjë informacion?
Personi A: Jo, mendoj që në fillim janë përmendur tre, do të gjej mesazhin që besoj se e kam ndarë me ty.
Personi B: Po, sipas mesazheve ata thonin News 24, që është Fokus.
Personi A: News 24 është Fokus.
Personi B: Po, është Syri, që është televizioni opozitar, dhe Klan, nëse nuk gaboj, por për Klan, ende kemi kontratën, por kemi këtë situatë…
Personi A: Nëse mund të sigurosh që Top Channel dhe Klan muk do të përfshihen, eshtë e gjitha.
Personi B: Po, e di. Por me Klan kemi një situatë delikate, kështu që do të kontaktoj absolutisht. Do të flas me ta, do t’u them se do të rregullojmë gjërat, por nuk e di. Ndoshta ata mund të informojnë edhe të tjerët, por do t’jua bëj me dije nëse kam ndonjë informacion. Ok, a ka diçka tjetër?
Personi A: Jo, jo, për momentin jo.
Personi B: Ok, ok. Faleminderil.
Personi A: Ok
Biseda vijon
Personi -A- Eshtë shtetasi Hongping Xiao;
Personi – B- Është bashkëbiseduesi i tij;
Personi A: Mirëmëngjes.
Personi B: Mirëmëngjes.
Personi A: Je në zyrë?
Personi B: Po shkoj atje. Jam te sheshi Skënderbej.
Personi A: Ke më shumë se 10 minuta?
Personi B: Jo, jo 10 minuta. Por po.
Personi A: Si je? Duhet të të pyes fillimisht, si je?
Personi B: Po, kjo është traditë shqiptare në gjithë botën.
Personi A: Ok harrova çfarë doja të thoja. Ka dy gjëra për të cilat kam nevojë për ndihmën tënde, me prioritet. E para është kontrata me Top Channel. Ta kam përcjellë. Ata nuk pranojnë të ndryshojnë periudhën e kontratës. Janë shumë të fortë. Jemi përplasur me njëri-tjetrin për tre muaj, dhe në fund nuk kisha asnje rrugë tjetër veçse të ulem, dhe duket sikur në këtë moment do të dëmtojmë menjëherë Bankers-in. Nuk jam i sigurt nëse ke ndonjë ide, si mund të provojmë të zgjasim pak periudhën e kontratës, sepse kemi shpenzuar para. Tani jemi në fund të prillit, dhe kemi shpenzuar para për tetë muaj. E kupton çfarë dua të them?
Personi B: Po. Ç’të them? Nuk kam ndonjë ide. Nëse ata mund ta zgjatin periudhën, të zgjasim kontratën deri më 31 mars.
Personi A: Ata nuk pranojnë. Me kanë kthyer përgjigje me email dhe do ta të përcjell tani gjithsesi, për Top Channel, nuk mendoj se mund të negociojmë më, sepse kemi tre muaj që negociojmě dhe ata duan ta publikojnë. Duan të bëjnë një program televiziv për Bankers në fundjave.
Personi B: Ok, por a do të mbulojnë ata këto tre muaj që nuk kanë dhënë asnjë shërbim? Dua të them…
Personi A: Në fakt, vitet e fundit, nuk e di çfarë ndodhi me Top Channel, por shumicën e rasteve e mbulojnë, e mbulojnë me heshtje, e mbulojnë me maska. E kupton çfarë dua të them?
Personi B: Por ata kanë bërë ndonjë raport, ndonjë lajm?
Personi A: Jo,jo. Për tre muajt e fundit, jo. Nuk kam përdorur asnjë TV. jo.
Personi B: Pra, ajo që përkufizon kontrata me Top Channel eshtë që ata duhet të japin shërbim gjatë gjithë periudhës sepse ne i paguajmë me një shumë të përgjithshme.
Personi A: Po, e di. Nuk jam i sigurt nëse ke ndonjë dokument mbështetës nga e kaluara, por unë muk kam asgjë. Mendoj se Laura ka, sepse…
Personi A: Mund të flasësh me të në mëngjes kur të shihemi. Sepse ata duan që kontrata të mbyllet perpara dates 30. Besoj se kanë përgatitur një program dhe po presin vetëm përgjigjen time. Me kanë dërguar një email që më kërcënon. “Jemi duke përgatitur një program për taksën ushtrimit, 120 milionë që Bankers është ngarkuar, dhe pse nuk është ekzekutuar?” Kjo është shumë e ashper.
Personi B: Kjo është mënyra si punojnë ata. Jo vetëm ata.
Personi A: E di, e di si punojnë, por desha të nxjerr ndonjë përfitim më shumë për kompaninë por deshtova në momentin e fundit. Gjithsesi, kam arritur diçka ndërkohë në fillim donin 400 euro, dhe në fund ra në 185.
Personi B: E pashë.
Personi A: Nuk ishte e lehtë,po. Por duhet të flas me Lorin, vajzën e re. Ata duhet të na mbulojnë më shumë, sepse disa TV të tjerë si Focus, Panorama, që nuk më pëlqejnë fare...
Personi B: Focus Media. po, ka 30, 23,000… diçka…
Personi A: Po, e kemi anuluar atë dhe më kanë derguar email-e çuditshme, fantastike, vetëm mua. Dhe disa herë besoj që do të hedhin ndonjë gjë.
Personi B: Të gjithë kanë diçka.
Personi A: Sepse Laura është e dobet.
Personi B: Mendoj që kjo nuk varet nga ajo. Kjo është mënyra si funksionon këtu.
Personi A: E kuptoj mēnyren, por Laura nuk bën dot asgjë për këtë dhe i gjithë presioni vjen tek unë. Gjithsesi, është puna ime. Nuk dua të ankohem për njerëzit e mi, por Laura i solli brenda dhe nuk mund t’1 menaxhojë dot. Kjo është ajo që dua të them.
Personi B: C’te them?
PersoniA: Asgje.
Personi B: Dielli po shkëlqen sot përsëri
Personi A: Po, është shumë nxehtë sot.
Personi A: Cfarë ke veshur? Fund?
Personi B: Kostum.
Personi A: Stil profesional.
Personi B: Sigurisht.
Personi A: Ok, e dyta… Të lutem më ndihmo për këtë. Nuk mendoj që kjo ka nevojë të raportohet në gendër ose te kanali kryesor, si të tjerat.
Personi B: Mendoj se po, sepse vlera është shumë e lartë.
Personi A: Ok, por kam aprovimin nga të dy. Mos u shgetëso.
Personi B: Ne nuk e kemi atë aprovimin.
Personi A: Po, e di ti. Ti ndjek procedurat sot. Edhe një gjë tjetër, a mund të dërgosh nje emall te Shijaku për të kërkuar çmimin? Zyrtarisht.
Personi B: Pse?! Nuk e rekomandoj.
Personi A: Na duhet, na duhet një ofertë për të na ndihmuar.
Personi B: Pse te ata? Mendoj se janë në listën tonë të zezě.
Personi B: Po, po, por ai opsion ishte shume i dhimbshëm për ne. Ta kam shpjeguar. Ta kam treguar historinë.
Personi A: Por na duhet, na duhet një ofertë më shumë.
Personi B: Ku i more të tjerat? Te pyeta për këtë, nëse mban mend, dhe më the që nuk mund të flisnim këtu dhe e lashe.
Personi A: Ok, po, por kam një… mund të kërkosh një tjetër nga kompani të tjera gjithashtu.
Personi B: Por e përfshive Laert-in në këtë. A i dhe informacion?
Personi A: Kush?
Personi B: Laert. Hulumtimi i tregut.
Personi A: Toni më ka dërguar pesë a gjashtë website.
Personi B: Toni? Kush është Toni?
Personi A: Juridiku
Personi B: Pse e përfshive në këtë?
Personi A: E di që kjo është për çështje ligjore.
Personi B: Çfarë çeshtje ligjore?
Personi A: Loni. Prandaj të thashë që nuk mund të flasim për këtë.
Personi B: Te lutem mos i ngatērro detyrat, departamentet.
Personi A: Jo. juridiku nuk është i përshtatshëm për të kërkuar ofertë. Këtë e bën furnizimi.
Personi B: Po, por ta përfshish atë. Kjo është diçka që nuk më pëlqen, më vjen keq që e them, por nuk dua ndërhyrje në punën time.
Personi A: Kush duhet të dërgojë emailin?
Personi B: Për farë?
Personi A: Për të kërkuar ofertën.
Personi B: Nuk e di për këtë, por nuk mund të ngatërroni kompetencat dhe detyrat departamenteve në këtë mënyrë.
Personi A: Tani, kjo është bashkëpunim.
Personi B: Jo, muk është bashkēpunim. Nuk di asgjë për këtë. Jam në ashensor tani, kështu që ndoshta do të nderpritet, por mě vonë bēje. /korrieri