E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Skuadra e biznesit të vdekjes”, Artan Hoxha tregon pse grupi i Laert Haxhiut planifikoi vrasjen e dy prokuroreve

Korrieri nga Korrieri
03.10.2023
në Aktualitet, Slider
A A
“Skuadra e biznesit të vdekjes”, Artan Hoxha tregon pse grupi i Laert Haxhiut planifikoi vrasjen e dy prokuroreve
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për disa të dhëna që kanë dalë në dritë pas rrëfimeve të Marjus (Artan) Tafanit, për grupin kriminal të Laert Haxhiut dhe planet për eleminimin e dy prokuroreve.

Hoxha tha se prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu dhe prokurorja e Lushnjes, Merita Selimi, kanë qenë nën shënjestrën e vrasësve pasi kanë hetuar me sukses krimet e tyre, por planet e anëtarëve të grupit, kanë mbetur thjesht të tilla, fatmirësisht duke mos u vënë në zbatim edhe për faktin se grupi u dobësua si pasojë e goditjeve nga autoritetet.

“Kjo është një skuadër e biznesit të vdekjes që ka operuar në më shumë se një dekadë. Ka kryer shumë ngjarje të rënda. Këto që janë zbuluar janë gjërat që ka treguar Marjus (Artan) Tafani, i cili ka qenë vetëm dy vjet me këta. Janë edhe ngjarje të rënda që mund të na çojnë te ato organizatat e mëdha të narkotrafikut.

Kjo histori tregoi edhe diçka tjetër, që Shqipëria nuk lufton dot sindikata të tilla të krimit të organizuar me polici lokale.

Personi, Marjus Tafani, është kapur në një hotel në hyrje të Lushnjes, ka qenë me të dashurën, duke konsumuar lëndë narkotike. Personi që është kapur, u soll në Tiranë dhe duke patur parasysh provat që ishin kundër tij, ka pranuar të bashkëpunojë. Në kohë rekord, ai fliste dhe e çonin në vendngjarje. Ai ka folur për persona që kanë hetuar krime të mëparshme të grupit, prokurorët dhe gjyqtarët, që kanë hetuar krimet ndaj Laert Haxhiut.

Ndaj Laert Haxhiut ka patur disa hetime, është kapur me heroinë, është kapur për vrasje, ka dalë. Është hetuar për masakrën e Lushnjës ku pati dy të vrarë. U hetua nga Merita Selimi dhe më pas i kaloi SPAK. Në momentin që i kaloi SPAK, hetimin e mori prokurorja Doloreza Musabelliu, prokurore që heton krimin e organizuar dhe ka patur sukses deri tani në çështje shumë të rëndësishme”.

Në hetimet ndaj Laert Haxhiut dhe dy miqv

y miqve të tij, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi, të dy këta persona, ka patur shumë presion edhe ndaj policisë, prokurorisë, gjykatës, që të përfitonin dënime më të buta, por prokuroria kërkoi dënime të përjetshme. Me ligjim që ka Shqipëria sot, personi që nuk është i arrestuar çështja shkëputet. Laert Haxhiu shkon në dënim të përjetshëm. Për të shmangur këtë kanë tentuar të bëjnë presion. Kanë menduar se pengesë janë prokurorët. Kanë qëlluar dy zonja. Nga deklarimet e Marjus Tafanit, ka treguar për biseda që janë bërë për të përgatitur një goditje ndaj prokuroreve dhe ndoshta familjarëve të tyre. Kjo ka ngelur në kuadrin e një bisede mes tyre. Nuk del ende e provuar që a kanë ndjekur ata hapa.

Gjatë kësaj kohë janë kapur edhe pjesëtar të tjerë të grupit, Haxhiu u arrestua në Greqi dhe grupi në Shqipëri u shpërbë. Ai i ka dhënë si deklarime. Fakti që ishin në kërkesën për gjykim, sigurisht është çështje shumë serioze. Gjej edhe rastin ti inkurajoj për mënyrën si kanë hetuar dhe nuk kanë ceduar. Shikoni sa krime kanë bërë ata, kë nuk kanë vrarë. Kanë qenë rrethana të tjera, që kanë ndikuar që veprimi të mos shkojë më tej.

Në rast se grupi do të vijonte me të njëjtin intensitet mund të kishin vijim. Prokurorët nuk i mbron badigardi, por ajo aureola. Ka patur plot raste kërcënimesh ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ka patur në Fier edhe rast që gjyqtarja është mbajtur prej këmbësh. Në grupe të tjera, kemi parë që gjyqtarë dhe prokurorë janë korruptuar, ndërsa në rastin konkret është parë opsioni për t’i goditur sepse nuk janë blerë. Kjo ka qenë në suazën e gjërave të dyshuara, tani kemi një nga vrasësit me pagesë që kanë filluar të flasin. Uroj të na nxjerrin edhe vrasjen e Skerdilajd Konomit”,tha Hoxha.

Para

U “kryqëzua” pasi tregoi për “videon erotike VIP”, reagon Karamuço: Dora e fshehtë e krimit të organizuar po më vë në pozitë! Po tentohet…

Pas

Shiste produkte të skaduara brenda perimetrit të sigurisë së një shkolle, në pranga polici në Sarandë

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

01.10.2026
10.4k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.4k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

01.10.2026
10.4k
Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.