E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Ilaçet për humbje peshe përgjysmojnë rrezikun e vdekjes parakohe te pacientët me probleme në zemër

Korrieri nga Korrieri
01.09.2025
në Aktualitet, Fokus
A A
Ilaçet për humbje peshe përgjysmojnë rrezikun e vdekjes parakohe te pacientët me probleme në zemër
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ilaçet për humbje peshe mund të përgjysmojnë rrezikun e pacientëve me zemër për t’u shtruar në spital ose për të vdekur para kohe, sipas studimit më të madh të këtij lloji.

Klasa e barnave të njohura si agonistë GLP-1 rezultoi të ofrojë “përfitime dramatike” për pacientët kardiakë, duke ulur ndjeshëm rrezikun e tyre për t’u sëmurë rëndë ose për të vdekur parakohe nga çdo shkak.

Zbulimi, i prezantuar në konferencën më të madhe botërore të kardiologjisë në Madrid, nënkupton se këto ilaçe mund t’u jepen miliona pacientëve me probleme në zemër për t’i ndihmuar të qëndrojnë larg spitalit dhe të jetojnë më gjatë.

Barnat për humbje peshe imitojnë hormonin glukagon-like peptide (GLP-1), i cili krijon ndjesinë e ngopjes, dhe fillimisht u zhvilluan për trajtimin e diabetit. Në vitet e fundit ka dalë gjithnjë e më shumë në pah se këto barna mund të shpëtojnë jetë edhe përtej trajtimit të obezitetit. Tani, rezultatet e një studimi të ri të prezantuar në Kongresin Vjetor të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë tregojnë se barnat për humbje peshe mund ta ulin deri në 58% rrezikun që personat me sëmundje të zemrës të shtrohen në spital ose të vdesin para kohe.

Në këtë studim, studiues amerikanë nga Mass General Brigham – një rrjet jofitimprurës spitalesh dhe mjekësh me qendër në Boston – analizuan të dhënat reale të mbi 90 mijë pacientëve me dështim të zemrës, obezitet dhe diabet të tipit 2. Të gjithë vuajnë nga dështimi i zemrës me fraksion ejeksioni të ruajtur (HFpEF), forma më e zakonshme e kësaj gjendjeje.

Rezultatet treguan se pacientët që merrnin semaglutide kishin 42% më pak gjasa të përfundonin në spital ose të vdisnin para kohe krahasuar me grupin e kontrollit. Ndërkohë, tirzepatide uli me 58% rrezikun e shtrimit në spital për dështim zemre ose vdekjes nga çdo shkak.

Në nivel global, mbi 60 milionë persona vuajnë nga dështimi i zemrës. Studimet e mëparshme kishin sugjeruar se ilaçet për humbje peshe mund të përmirësojnë simptomat, por deri më tani nuk kishte pasur prova të forta për ndikimin e tyre në shtrimet spitalore apo mbijetesën.

Rezultatet e prezantuara në Madrid u publikuan njëkohësisht edhe në revistën JAMA të Shoqatës Mjekësore Amerikane.

Autori i studimit, Dr. Nils Krüger nga spitali Brigham and Women’s, tha:
“Pavarësisht barrës së lartë të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga HFpEF, opsionet aktuale të trajtimit janë të kufizuara. Semaglutide dhe tirzepatide njihen për efektet e tyre në rënien nga pesha dhe kontrollin e sheqerit në gjak, por studimi ynë sugjeron se ato mund të sjellin përfitime të mëdha edhe për pacientët me obezitet dhe diabet të tipit 2 duke ulur pasojat negative të dështimit të zemrës.”

Ai shtoi: “Gjetjet tona tregojnë se në të ardhmen, medikamentet që synojnë GLP-1 mund të ofrojnë një opsion të shumë-nevojshëm trajtimi për pacientët me dështim të zemrës.”

Këto gjetje i shtohen provave që barnat për humbje peshe mund të ndihmojnë në parandalimin ose trajtimin e sëmundjeve të zemrës. Në maj, një tjetër studim tregoi se njerëzit që merrnin semaglutide kishin 20% më pak rrezik për infarkt, goditje në tru ose vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare.

Studimi i Universitetit College London gjithashtu tregoi se semaglutide sjell përfitime kardiovaskulare pavarësisht peshës fillestare ose sasisë së kilogramëve të humbur.

Dr. Carlos Aguiar, nënkryetar i Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë, i cili nuk ishte pjesë e studimit, e mirëpriti këtë zbulim:
“Kjo tregon se ka përfitime nga përdorimi i semaglutide ose tirzepatide për të ulur rrezikun e shtrimit në spital për dështim zemre ose vdekjes nga çdo shkak. Ne mendonim se mund të mos gjendnim një trajtim efikas për një pjesë të madhe të këtyre pacientëve, dhe surpriza e mirë është që këto barna, të cilat veprojnë përmes rënies në peshë, por ndoshta edhe përtej këtij mekanizmi, mund të reduktojnë ndjeshëm rrezikun.”

Megjithatë, ai theksoi se duhen prova të mëtejshme para se mjekët të rekomandojnë përdorimin e gjerë të këtyre ilaçeve posaçërisht për pacientët kardiakë, por i cilësoi rezultatet si “lajm i mirë”.

Edhe Dr. Sonya Babu-Narayan, kardiologe dhe drejtoreshë klinike e Fondacionit Britanik të Zemrës, u shpreh:
“Këto të dhëna i shtohen provave në rritje që mbështesin përdorimin e barnave për humbje peshe tek pacientët që vuajnë nga dështimi i zemrës dhe obeziteti, për të reduktuar shtrimet spitalore dhe vdekjet. Është thelbësore që pacientët e përshtatshëm me dështim zemre të kenë mundësinë të konsiderohen për këto terapi, krahas barnave të tjera të bazuara në prova.”

Para

Gjermania bllokon sanksionet e BE-së kundër Izraelit

Pas

Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar Dhimitër Anagnosti

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Tmerri i temperaturave të larta: Mbi 1 mijë viktima brenda pak ditëve (dhe e keqja sa ka filluar)

El Nino drejt rekordit historik? 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

21.08.2026
10.3k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.