E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Më vrave”/ 61-vjeçari në Shkodër u vra nga kryeplaku pasi i zbuloi parcelën me kanabis! Zbardhet dëshmia 

Korrieri nga Korrieri
03.09.2025
në Aktualitet
A A
“Më vrave”/ 61-vjeçari në Shkodër u vra nga kryeplaku pasi i zbuloi parcelën me kanabis! Zbardhet dëshmia 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

61-vjeçari Piro Prroni u vra me dy plumba pas sherrit për një parcelë me kanabis në fshatin Abat të Shalës në Shkodër. 

Autori i vrasjes Ndoc Maçaj, i cili u vetëdorëzua në polici, rezulton se ishte kryeplaku i fshatit Abat, njëherazi edhe kushëri i 61-vjeçarit. Dëshmia e tij ka zbardhur të gjithë dinamikën e vrasjes dhe përplasjen mes tyre për 80 rrënjë kanabisi që ishin kultivuar në tokën në pronësi të autorit të vrasjes, në zonën e njohur si “Pushime”.

Maçaj ka pranuar autorësinë e krimit, por në dëshminë e tij, që Shqiptarja.com zbardh nga dosja, autori ka pretenduar se vrasjen e ka bërë për vetëmbrojtje.

Ai ka rrëfyer se gjatë kontrolleve ka konstatuar kanabisin e kultivuar në tokën e tij dhe në këtë moment është përballur edhe me kushëririn me të cilin ka nisur edhe debati që përfundoi deri në vrasje.

“Unë jam kryeplaku i fshatit Abat prej dy vitesh. Duke qenë se për shkak të funksionit dhe përgjegjësive që kam mbi kontrollin e territorit të fshatit më datën 28 Gusht 2025, rreth orës 17:00, kam dalë duke kontrolluar zonën në vendin e quajtur “Pushime”, pasi ditët e fundit kisha parë lëvizje të dyshimta në këtë zonë dhe kisha merak nëse ndokush mund të jetë duke bërë ndonjë paligjshmëri, në tokën time, pasi kam bjeshkët e mia në këtë vend apo në vende të tjera, pasi ligji më ka ngarkuar për të kontrolluar brenda fshatit. Në momentin që kam arritur në vendin e quajtur “Pushime”, kam parë një parcelë, të kultivuar me rreth 70-80 bimë narkotike Cannabis Sativa…”, ka rrëfyer ai.

Sipas dëshmisë së autorit të dyshuar, 61-vjeçari i ka dalë para me një mjet prerës, drapër, dhe e ka pyetur “ça lyp këtu”. Pas debateve për kultivimin e kanabisit, Maçaj thotë se 61-vjeçari i ka dalë para me mjetin prerës dhe i ka thënë se do ta mbysë.

Në dëshminë e tij, Maçaj ka deklaruar se 61-vjeçari po i afrohej me tone kërcënuese dhe mjetin prerës në dorë dhe për tu vetëmbrojtur, ka qëlluar njëherë në ajër. Por, sipas dëshmisë së tij Prroni  ka vijuar ta kërcënojë dhe më pas ai e ka qëlluar me armë në krahun e majtë.

“Në këtë moment ka ardhur një bashkëfshatar të cilin e njoh me emrin Spiro Prroni (Piro Prroni) dhe mu drejtua me fjalët:”…Ça lyp këtu…?”.

I thashë: “…kjo është toka jeme dhe kam dalë për ta kontrolluar dhe çfarë bëhet këtu dhe kush është…?”.

Ai më tha: “…Jena tek për tek, po të myti…”. Dhe në këtë moment ka nxjerrë kmesën (mjet prerës) dhe më është afruar, unë kam ecur 2 (dy) hapa pas dhe i thashë: “…Mos mu afro…”.

Por ai prap është afruar dhe më tha: “..Jemi vetëm për vetëm…”. Në këtë moment kam nxjerrë pistoletën dhe i kam thënë sërish: “…Mos mu afro…”. Ndërsa ai është afruar sërish.

“…unë vazhdoja të tërhiqesha, ndërsa ai më afrohej gjithmonë e më shumë. Në këtë moment kam qitur një fishek në ajër, për ta trembur por ai u afrua sërish, çoi kmesën për të më vrarë. I gjendur në këto kushte, i kam drejtuar armën dhe i kam rënë në krahun e majtë, në shpatull….

Aty më tha: “Më vrave…

Ka ecur disa hapa pas, dhe u ul në tokë. Nga ai moment nuk ka lëvizur më. Më pas kam zbritur deri tek banesa ime dhe kam njoftuar disa persona ndër ta Kushëririn e Piros dhe punonjësin e Policisë që është kushëri i Piros dhe ju kam treguar për ngjarjen e ndodhur. Më pas më kanë telefonuar nga Policia dhe i kam pritur në banesë deri sa kanë ardhur, ku i kam dorëzuar armën, me të cilin kam kryer krimin dhe më kanë shoqëruar në ambiente e Policisë”, ka dëshmuar ai.

Në dosje tregohet edhe se si Maçaj u vetëdorëzua.

“Unë jetoj gjatë gjithë kohës në Dukagjin dhe gjatë dimrit jemi vetëm dy shtëpi që jetojmë atje, prandaj dhe kam mbajt armën por në asnjë rast për këtë qëllim. Sot më zuri rreziku me të dhe nuk kam dashur të ndodhë kjo punë. Piro Prroni, e kam kushëri të largët por nuk është se kam patur kontakt me të. Nuk ka patur njeri-tjetër, kemi qenë vetëm ne të dy. Unë pashë që përveç kmesës në dorë kishte dhe thikë në brez, sipër bluzën, pasi e kishte vendosur në pozicion të dukshëm.

Mu afrua aq afër sa çoi kmesën dhe tentoi të më godasë me të, në këtë moment menjëherë kam nxjerrë pistoletën, të cilën e kisha me vete dhe kam qëlluar në ajër, tek qitje si fillim vetëm për ta trembur dhe për ta larguar.”

Por Prroni nuk u tërhoq dhe vazhdoi të më afrohet sërish, përsëri ka çuar kmesën dhe tentoi të më godasë, në këtë moment e kam qëlluar drejt, ku plumbi e ka kapur në pjesën e gjoksit. Aty me tha:”…Më vrave… Pas këtij momenti ka ecur 2-3 hapa pas, është ulur në tokë dhe ka humbur ndjenjat, ku më pas ka humbur jetën”, ka dëshmuar autori i dyshuar i vrasjes.

Pas hetimeve të kryera lidhur me zbardhjen e vrasjes, policia ka zbuluar dhe parcelën me drogë duke asgjësuar të gjitha rrënjët e kanabisit. Ndërsa 5 prej tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale më qëllim ekzaminimin në laborator.

Para

Rama paralajmëron: Do të hiqen depozitat mbi pallate, mund të sjellin katastrofa 

Pas

SAGA e “KONTRATAVE të VD*KJES”/ Vr*sja e Artur Bashimit “kushtoi” 15 MIJË EURO, arrestohet ekzekutori grek! 

Nga Kategoria

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.4k
Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.