E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Vdekja misterioze e biznesmenit italian në Tepelenë, skenarët e hetimit dhe dëshmitë kontradiktore

Korrieri nga Korrieri
29.09.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Detaje nga vrasja në Tepelenë/ Biznesmeni italian dyshohet se u vra nga një plumb rikoshet, policia dyshon për një atentat të mirëfilltë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Vdekja misterioze e biznesmenit italian në Tepelenë, skenarët e hetimit dhe dëshmitë kontradiktore

TEPELENË – Vdekja e sipërmarrësit italian Edoardo Sarchi në fshatin Salari të Tepelenës vijon të mbetet një enigmë për autoritetet shqiptare dhe italiane. 44-vjeçari nga Varese, drejtues i kompanisë “Tegola Edilcentro” të specializuar në prodhimin dhe eksportin e materialeve të ndërtimit, u gjet i vrarë mesnatën e së premtes gjatë një udhëtimi për gjueti.

Skemat e mundshme: aksident, konflikt apo ekzekutim

Gazeta italiane Corriere della Sera raporton se hetuesit po shqyrtojnë disa pista: një aksident gjatë gjuetisë, një përplasje që degjeneroi në dhunë, apo edhe një ekzekutim i paramenduar. Kjo pasi provat e mbledhura në terren dhe dëshmitë e marra deri tani mbeten kontradiktore.

Gjurmë gjaku u gjetën mbi një automjet dhe në asfalt, por jo brenda makinës, duke ngritur dyshime se Sarchi mund të jetë nxjerrë jashtë dhe qëlluar. Një tjetër element është edhe shfryrja e gomave të Land Rover-it me të cilin lëvizte grupi, pa u sqaruar nëse kjo ndodhi aksidentalisht apo qëllimisht.

Konflikti për dritat e makinës

Sipas burimeve të ABC News, ngjarja mund të ketë nisur nga një debat banal për dritat e automjeteve. Autori i dyshuar, ende në kërkim nga policia, dyshohet se u acarua nga dritat e makinës ku ndodhej Sarchi. Grindja verbale degradoi në përplasje fizike e më pas në përdorimin e armëve. Një plumb goditi biznesmenin në këmbë, duke i dëmtuar arterien kryesore dhe duke shkaktuar hemorragji fatale.

Gjurmët në vendngjarje tregojnë se ka pasur shkëmbim zjarri, duke ngritur dyshime se edhe pala e viktimës ishte e armatosur.

Dëshmitë kontradiktore të familjes Braçi

Sarchi atë natë shoqërohej nga Eqerem Braçi dhe djemtë e tij, Gazmend e Daniel, me të cilët kishte lidhje biznesi. Pas një darke në shtëpinë e tyre, ata dolën për gjueti me dy makina – një Volkswagen dhe një Land Rover Defender. Pikërisht gjatë këtij udhëtimi ndodhi tragjedia.

Por dëshmitë e tyre para hetuesve kanë qenë kontradiktore. Fillimisht ata deklaruan se grupi u sulmua nga persona të panjohur, ndërsa më vonë kanë thënë se italianin e gjetën të qëlluar dhe se ai vdiq në duart e tyre. Edhe një bari i zonës, Armir Hitoveizi, ka dhënë dëshmi se dëgjoi të shtëna dhe pa një person të armatosur në vendngjarje, duke përforcuar variantin e “sulmit misterioz”.

Hetimet në terren

Policia dhe Prokuroria e Gjirokastrës kanë rihapur vendin e ngjarjes për eksperimente hetimore. Janë sekuestruar dy armë gjahu, të cilat po ekzaminohen për të verifikuar nëse është qëlluar me to. Po ashtu, janë marrë si prova edhe dy automjetet e përfshira. Gjurmët e gjakut të gjetura pranë Land Rover-it sugjerojnë se trupi i italianit mund të jetë zhvendosur.

Autori i dyshuar është identifikuar, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë dijeni mbi ngjarjen.

Lidhjet e viktimës me Shqipërinë dhe profili familjar

Edoardo Sarchi ishte i martuar dhe i njohur për pasionin e tij për gjuetinë. Ai kishte lidhje të forta biznesi me Shqipërinë përmes kompanisë Edilcentro, e themeluar nga xhaxhai i tij, Augusto Nidoli. Babai i tij, Vittorio Sarchi, ishte një figurë politike e njohur në Varese deri në ndarjen nga jeta në vitin 2022.

Kushëriri i tij, Riccardo Barbieri, pronar i një B&B në zonë, deklaroi për mediat italiane: “Edoardo ishte një njeri i përkushtuar në punë dhe shumë i dashur. Për këtë më foli edhe herën e fundit që u pamë, në funeralin e të atit.”

Ambasada italiane në Tiranë po ndjek nga afër zhvillimet dhe ka vënë në dijeni familjarët e viktimës në Itali.

Misteri vazhdon

Ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit në një zonë malore pa kamera sigurie e bën hetimin edhe më të vështirë. Pista e aksidentit gjatë gjuetisë, ajo e një konflikti të çastit dhe skenari i një atentati të paramenduar mbeten të hapura.

Për momentin, vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi mbetet një mister i pazgjidhur, duke tronditur si opinionin publik shqiptar, ashtu edhe atë italian. /korrieri

Para

Hackeroi sistemin shtetëror dhe vodhi 36 “paga lufte” në 2020, arrestohet 37-vjeçari në Kombinat

Pas

Lajthit ONE Albania, bllokon edhe Ramën: Është i pasigurt

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.3k
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k
Klani mafioz i Shkodrës në Livigno, pjesë e grupit një 20-vjeçar, pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Itali 

Shqiptari tremb kalimtarët në mes të rrugës në Itali, arrestohet

29.09.2026
10.4k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.