E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Çfarë parashikon marrëveshja e paqes mes Izraelit dhe Hama*it

Korrieri nga Korrieri
09.10.2025
në Botë
A A
Çfarë parashikon marrëveshja e paqes mes Izraelit dhe Hama*it
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Hamasi ka pranuar një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës, sipas burimeve në “rezistencën palestineze” që folën për median al-Mayadeen të lidhur me Hezbollahun. Sipas të njëjtave burime, marrëveshja pritet të nënshkruhet sot në Egjipt.

Lideri i Hamasit, Khalil al-Hayya, u takua me kreun e inteligjencës egjiptiane, me qëllim finalizimin e një marrëveshjeje “historike” mbi Rripin e Gazës , sipas një burimi me njohuri për bisedimet, i cili foli më herët.

Hamasi do të lirojë pengjet e mbetura të gjalla të shtunën, sipas dy burimeve të njohura me negociatat në The Times of Israel.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar “fazën e parë” të planit të tij për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

“Kjo do të thotë që TË GJITHA pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të rënë dakord si hapat e parë drejt një Paqeje të Fortë, të Qëndrueshme dhe të Përjetshme”, postoi Trump në Truth Social.

“Të gjitha palët do të trajtohen në mënyrë të drejtë!” përsëriti ai, në një mesazh që shihet gjerësisht si i drejtuar Hamasit, i cili ka kërkuar siguri nga Trump se nuk do ta lejojë Izraelin të rifillojë luftën pasi të lirohen pengjet.

Pak minuta pas njoftimit të Trump për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e menjëhershëm të pengjeve, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkroi në një postim: “Me ndihmën e Zotit, do t’i kthejmë të gjithë në shtëpi”.

Është arritur një marrëveshje mbi kushtet dhe mekanizmat për zbatimin e fazës së parë të një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin e Gazës, e cila do të çojë në përfundimin e luftës midis Izraelit dhe Hamasit, lirimin e pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë dhe hyrjen e ndihmave në enklavën palestineze, njoftoi sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majid al-Ansari, nëpërmjet X.

Detajet e marrëveshjes do të bëhen publike së shpejti, shtoi ai.

Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe të Zhdukur mirëpret njoftimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për një marrëveshje për lirimin e të dashurve nga robëria e Hamasit dhe përfundimin e luftës në Gaza me “entuziazëm, shpresë dhe shqetësim”.

“Ky është një përparim i rëndësishëm dhe kuptimplotë drejt kthimit të të gjithëve, por lufta jonë nuk ka mbaruar dhe nuk do të mbarojë derisa të kthehet pengu i fundit”, tha grupi në një deklaratë.

Më herët, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump , kishte deklaruar se bisedimet për një marrëveshje në Gaza janë shumë afër përfundimit dhe la të hapur mundësinë e një vizite në Lindjen e Mesme të dielën (12/10).

“Është shumë afër,” tha ai në mënyrë karakteristike në deklaratat nga Shtëpia e Bardhë, duke shtuar: “Kemi një ekip të shkëlqyer atje, negociatorë të shkëlqyer. Mendoj se ka një probabilitet të lartë që kjo të ndodhë.”

“Mund të shkoj atje diku, drejt fundit të javës, konkretisht të dielën. Ka një mundësi shumë të mirë, negociatat po shkojnë shumë mirë,” shtoi ai. “‘Paqe në Lindjen e Mesme’ është një shprehje e bukur dhe shpresojmë që të bëhet realitet, jemi shumë afër.”

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi foli më parë për “shenja shumë inkurajuese” dhe tha se e kishte ftuar Trumpin të merrte pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes nëse ajo arrihet.

Të dërguarit e Trumpit, përfshirë të dërguarin e Lindjes së Mesme Steve Witkoff dhe dhëndrin e tij Jared Kushner, kryeministrin e Katarit Mohammed bin Abdelrahman al-Thani dhe shefin e inteligjencës turke Ibrahim Kalin, janë në Sharm el-Sheikh, ku bisedimet rifilluan sonte.

Hamasi po kërkon një orar të qartë për tërheqjen e forcave izraelite.

Negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit janë përqendruar në ndërprerjen e armiqësive, tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza dhe një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve me të burgosur palestinezë, sipas Reuters.

Burime të njohura me bisedimet i konfirmuan agjencisë se pika kryesore e fërkimit ka të bëjë me mekanizmin për tërheqjen e Izraelit. Hamasi po kërkon një orar të qartë dhe detyrues, i cili do të lidhet me lirimin gradual të pengjeve dhe do të sigurojë tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Gaza.

Sipas të njëjtave burime, organizata tashmë ka dorëzuar listat e pengjeve që mban dhe të të burgosurve palestinezë që kërkon të lirohen, duke shprehur optimizëm të kujdesshëm në lidhje me progresin e negociatave.

Para

Izraeli dhe Ham*si pranojnë marrëveshjen e paqes propozuar nga Trump

Pas

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.4k
Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.4k
Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

05.10.2026
10.4k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.