E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt, Qeveria paraqet argumentet në Kushtetuese: Nuk u paraqit në detyrë për 3 muaj

Korrieri nga Korrieri
17.10.2025
në Aktualitet, Fokus
A A
Erion Veliaj kërkon lirinë! Ja kur do të vendosë Gjykata e Lartë për fatin e kryebashkiakut 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Këshilli i Ministrave i ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese, parashtrimet e tij për shkarkimin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.  Në argumentat e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Veliajt, theksohet se kryebashkiaku nuk u paraqit në detyrë për 3 muaj për shkak të arrestit. Mungesa e zgjatur në detyrë e Veliajt shkaktoi dëm të konsiderueshëm në nevojat e qeverisjes së kryeqytit. Ndër të tjera, në dokumentacionin shkresor theksohet se Gjykata Kushtetuese nuk është kompetente për shqyrtimin e një vendimi të Këshillit të Ministrave, pasi ky i fundit nuk është organ kushtetues, por ekzekutiv.

“Këshilli bashkiak ka marrë vendimin nr.69, datë 23.9.2025 në rrethanat kur Kryetari i Bashkisë Tiranë ndodhet në pamundësinë fizike për t’u paraqitur në detyrë prej datës 10 shkurt 2025, për shkak të vendosjes ndaj tij të masës shtrënguese të sigurimit personal. Pavarësisht kërkesave të përsëritura procedurale, gjykata ka lënë në fuqi masën arrest me burg për kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe nuk ka pranuar heqjen e masës, apo zëvendësimin me një masë tjetër shtrënguese që do të mundësonte paraqitjen në detyrë. Këshilli Bashkiak Tiranë ka konstatuar se mosparaqitja në detyrë, në rrethanat e sipërcituara dhe për një periudhë më të gjatë se tre muaj, përbën shkak ligjor për të propozuar shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë, mbështetur në shkronjën “c”, të nenit 62, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar. Fakti juridik i pamundësisë së paraqitjes në detyrë është fakt publik dhe vërtetësia e tij nuk mund të vihet në dyshim. Kundërshtimi i vendimit në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të pežlilöjë efektet e tij, sepse Gjykata Kushtetuese nuk është kompetente për shkarkimin për shkage të tjera, përveç atyre të përcaktuara nga pika 1, e nenit 115, të Kushtetutës dhe shkronja “a”,e Nr.fletë: nenit 62, të ligjit nr.139/2015 dhe paraqitja e ankimit në Gjykatën Kushtetuese, në organin e gabuar për shqyrtimin e mjeteve ligjore të ankimit, nuk sjell efekte juridike. Po kështu, paraqitja e ankimit në gjykatën administrative kompetente nuk pezullon automatikisht efektet juridike të aktit.”thuhet në parashtrimin e Këshillit të Ministrave.

Vendimi për shkarkimin e kryebashkiakut u mor pas miratimit të një propozimi nga Këshilli Bashkiak Tiranë për largimin e Veliajt nga detyra. Këshilli Bashkiak e shkarkoi Veliajn, më 23 shtator, me 50 vota pro të PS-së dhe PD-së, duke iu referuar ligjit të vetëqeverisjes vendore, se shkarkimi i kryetarit mund të kërkohet pasi ai mungon për 3 muaj rresht në detyrë. Vendimi më pas, u firmos firmosur në mbledhjen qeverisë, më 25 shtator, një ditë pasi prefekti i Tiranës e kishte përcjellë kërkesën e Këshillit Bashkiak drejt kryeministrisë.

Ndërkohë Erion Veliaj ka ankimuar këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e tij si të papajtueshëm me Kushtetutën. Ai kërkon gjithashtu shfuqizimin e dekretit të Presidentit që cakton datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore në Bashkinë Tiranë dhe pezullimin e efekteve të këtij dekreti deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Një ditë më parë ishte Presidenca që çoi në Kushtetuese parashtrimet e saj, duke i kërkua shpalljen e moskompetencës për çështjen e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj dhe lejimin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Më 8 tetor, Gjykata Kushtetuese rrëzoi drekretin e Presidentit, Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 Nëntorit. Vendimi erdhi pasi Kushtetuesja u vu në lëvizje nga Erion Veliaj, i cili ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës.

Presidenti Bajram Begaj, më datë 1 tetor 2025, nxorri dekretin për zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës dhe 5 bashki të tjera të vendit. Pas dekretit, avokatët e Erion Veliajt bënë shtesë në ankimimin e tyre të mëparshëm, duke kërkuar edhe shpalljen anti-kushtetues të dekretit të Presidentit për zgjedhjet e Tiranës. Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën publike për të shqyrtuar kërkesën e Erion Veliajt më 31 tetor.

Para

38-vjeçari në Lezhë vjedh makinën, por arratia i zgjat shumë pak…

Pas

Dëshmia e re në gjyqin për atentatin ndaj Arjan Ndojës: “Familja Rraja bëri be në Kuran se nuk kishte lidhje me vrasjen e Andi Malokut”

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k
Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k
Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

01.10.2026
10.4k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k
SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.