E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Abuzimet me fondet IPARD në Shqipëri / Identifikohen 82 përfitues në shkelje, 17 refuzojnë të kthejnë paratë 

Korrieri nga Korrieri
16.10.2023
në Aktualitet, Investigim
A A
Abuzimet me fondet IPARD në Shqipëri / Identifikohen 82 përfitues në shkelje, 17 refuzojnë të kthejnë paratë 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kur kanë kaluar 3 muaj nga pezullimi i fondeve IPARD II nga Komisioni Evropian, pas dyshimeve për korrupsion, AZHBR autoriteti përgjegjës për shpërndarjen e parave, është vënë në lëvizje. Deri tani janë identifikuar 82 përfitues në shkelje të fondeve IPARD, ku 17 janë listuar debitorë pasi refuzojnë të kthejnë paratë, në shumën totale 410 mijë euro(kursi aktual). Ende nuk dihet nëse kjo shumë përputhet me gjetjet e OLAF, autoriteti europian që kreu hetimin për abuzim me fondet e IPARD II. Ajo që dihet është se SPAK po kryen hetime paraprake por ende nuk ka komunikuar emra zyrtarësh të përfshirë.

Pezullimi prej korrikut i miliona eurove grante për bujqësinë, që Bashkimi Evropian i jepte Shqipërisë në kuadër të programit IPARD, për shkak të dyshimeve për korrupsionin, ka vënë në lëvizje autoritetet shqiptare. 

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural iu ka kërkuar kthimin e parave 82 përfituesve të programit IPARD II që rezultojnë me shkelje të kushteve të kontratës.  

Të dhënat e siguruara nga Faktoje përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se nga totali i subjekteve të gjetura me shkelje, 17 prej tyre refuzojnë të kthejnë shumat e përfituara, me një vlerë totale prej 410 mijë eurosh. 

“Konkretisht subjektet që figurojnë në regjistrin e debitorëve IPARD janë: Fiqiri Sinani PF; Aldo Jakupi PF; Coast to Coast SHPK; LORAG SHPK; Mirjan Allka PF; Abas Pere PF; Vasillaq Xhufka PF; Brisilda Blido PF; Mirjana Godeni PF; Naim Karaj PF; Ilirjan Muhametaj PF; Perla&Aura SHPK; Blerti Mehillaj PF; Erind Hajdari PF; Oltjan Nika PF; Anna X Group SHPK; Mazllem Celiku PF.”, bën të ditur AZHBR për Faktoje, duke theksuar se ‘subjekteve i’u është kërkuar kthimi i shumave (totale/apo pjesore/parapagesa).’

Abuzimet me fondet IPARD në Shqipëri / Identifikohen 82 përfitues

Të dhënat e përpunuara nga Faktoje, lista e debitorëve ndaj AZHBR (Burimi: AZHBR) 

Pjesa më e madhe e përfituesve, tashmë borxhlinj ndaj AZHBR-së rezultojnë me investime në sektorin e fruta-perimeve, dhe sektorin e turizmit rural dhe atë të natyrës. I kontaktuar nga Faktoje një nga pëfituesit e fondeve IPARD II që ka refuzuar të kthejë paratë e kërkuara nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, refuzoi gjithashtu të jepte shpjegime lidhur me arsyet e këtij vendimi. 

Çfarë ndodh me ‘borxhlinjtë’? 

Në regjistrin e debitorëve të IPARD II në Shqipëri aktualisht rezultojnë 17 subjekte që refuzojnë të kthejnë paratë e marra në formë grantesh dedikuar bujqësisë. Referuar të dhënave zyrtare të AZHBR-së në pak muaj, lista e borxhlinjëve është shtuar me 7 subjekte. 

Në një investigim të publikuar nga portali Amfora në muajin gusht, Agjencia për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor bënte me dije se deri në maj të këtij viti u kishte kërkuar kthimin e parave të përfituara nga grantet 10 subjekteve, ndërkohë që në fund të muajit shtator AZHBR pohon se janë 17 subjekte refuzues. 

Ilir Pilku, një nga tre ekspertët e certifikuar nga BE-ja në Shqipëri, për “Politikat e Përbashkëta Evropiane” sqaron se pas refuzimit, autoritetet e adresojnë problematikën në gjyqësor. 

“Në bazë të një marrëveshjeje që Ministria e Bujqësisë ka me DG Agrin detyrimin ndaj shlyerjes së fondeve e ka si detyre qeveria shqiptare. Qeveria shqiptare është e detyruar të rimbursojë Bashkimin Europian për vlerën e dakordësuar nga mbrojtja, që në këtë rast është struktura operative e IPARD-it në Shqipëri dhe Zyrës së OLAF-it në Bruksel. Dhe më pas, qeveria ndjek rrugët ligjore për pjesën e pakthyer nga subjektet, hap procese gjyqësore ndaj subjekteve të gjetura në shkelje të kontratës.”, sqaron Pilku, teksa thekson se kjo lëvizje i hap rrugën çeljes së fondeve të tjera për bujqësinë, në rastin tonë programit IPARD III. 

OLAF ‘kopsit’ raportin

Zyra Europiane Kundër Mashtrimit, e njohur si OLAF konfirmoi për Faktoje se ka mbyllur një hetim në lidhje me dyshimet për shpërdorimin e fondeve të financimit nga programi IPARD II i Bashkimit Evropian në Shqipëri. 

“Si rezultat i përfundimit të hetimit, OLAF ia ka përcjellë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e saj autoriteteve kompetente përkatëse.”, shkruan zyra e shtypit pranë OLAF teksa shton arsyet përse nuk mund të komentojë më tej në këtë fazë: 

“Për të respektuar konfidencialitetin e hetimit, të çdo procedimi të mundshëm pasues, të të drejtave procedurale dhe të dhënave personale, OLAF nuk është në një pozicion për të komentuar më tej në këtë fazë.”

Dosja IPARD ‘rikthehet‘ në duart e SPAK

Pasi shpalli moskompetencën në vitin 2022, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në shtator 2023 i konfirmoi Faktojes se ka hapur hetim penal mbi shpërndarjen e fondeve të bujqësisë nga programi IPARD II në Shqipëri. 

Të dhënat e siguruara nga Faktoje përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se procedimi i SPAK është në fazën e hetimeve paraprake. 

“Në lidhje me kërkesën për informacion të bërë nga ana juaj, që bën fjalë për hetimin mbi shpërndarjen e fondeve të programit IPARD, ju bëjmë me dije se procedimi penal në fjalë është në fazën e hetimeve paraprake. Bazuar në nenin 279/1 të Kodit të Procedurës Penale, aktet hetimore dhe përmbajtja e tyre përbëjnë sekret hetimor. Si rrjedhim, nuk mundemi t’ju japim informacione të mëtejshme në lidhje me sa kërkohet nga ana juaj.”, shkruan SPAK. 

Programi i mbështetjes në bujqësi IPARD ofron grante në ndihmë të sektorit bujqësor për të gjitha venddet që janë në proces anëtarësimi me Bashkimin Evropian. Shqipëria është një prej pesë vendeve përfituese të mbështetjes me grante. Përmes programit IPARD II, i cili u zbatua gjatë viteve 2014 dhe 2020, Shqipëria përfitoi mbi 71 milionë euro fonde. Dhe teksa vendi priste të niste mbështetjen në bujqësi përmes IPARD III me 146 milionë euro grante, Komisioni Evropian vendosi pezullimin e tyre të përkohshëm, bazuar në dyshimet për korrupsion. /Faktoje.al

Para

Sot Samiti i Procesit të Berlinit, të pranishëm Scholz, Michel, Von der Leyen e liderët e Ballkanit 

Pas

Ballist Morina mban premtimin, ia çon bluzën e Jasir Asanit familjes së policit hero në Kosovë 

Nga Kategoria

INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.3k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.3k
Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet
Aktualitet

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k
E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

30.09.2026
10.4k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k
Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.