E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

22 KULLA deri 15 KATE/ Si u tjetërsua Marina Orikum: Nga italianët, te Dulakët dhe Veizaj (ish-deputet) që zaptuan 143 mijë m2 buzë detit

Korrieri nga Korrieri
11.11.2025
në Aktualitet, Fokus, Slider
A A
22 KULLA deri 15 KATE/ Si u tjetërsua Marina Orikum: Nga italianët, te Dulakët dhe Veizaj (ish-deputet) që zaptuan 143 mijë m2 buzë detit
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një sipërfaqe e stërmadhe prej 143 mijë metrash katrorë, buzë detit Jon, është zaptuar nga privatët. Me vendime të befta dhe tepër të dyshimta, sipërfaqja e pronës, që rrethon Marinën e Orikumit, do të shndërrohet në një masiv të stërmadh betoni.

Sipas projektit që është publikuar, në të gjithë zonën, do të ndërtohen plot 22 ndërtesa deri në 15 kate, të cilat do të “rrethojnë” atë pak sipërfaqe ujore që është aktualisht dhe që përdoret për varka dhe jahte. E ndërtuar si një domosdoshmëri për anijet e vogla, Marina administrohej deri pak vite më parë nga një firmë italiane.

22 KULLA deri 15 KATE/ Si u tjetërsua Marina Orikum: Nga italianët, te22 KULLA deri 15 KATE/ Si u tjetërsua Marina Orikum: Nga italianët, te22 KULLA deri 15 KATE/ Si u tjetërsua Marina Orikum: Nga italianët, te

22 KULLA deri 15 KATE/ Si u tjetërsua Marina Orikum: Nga italianët, te

Në foto: Gjendja aktuale e Marinës së Orikumit, ku janë vetëm 2 ndërtesa nga 3 kate secila

Në zonë u ndërtuan dy godina nga 3 kate secila, pjesë e administratës së Marinës. Por duke parë simotrat e porteve në Shqipëri, kryesisht Portin e Durrësit apo edhe vetë Portin e Vlorës, ku po ndërtohen resorte, hotele, restorante, bare etj, edhe Marina e Orikumit do të ketë të njëjtin fat.

Por, ndryshe nga dy të parat, historia e kësaj Marine është tepër e dyshimtë, pasi me vendime “nën rrogoz” apo me influenca, pronarët e rinj ia kanë dalë mbanë që të marrin leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit për të ngritur në atë vend plot 22 ndërtesa.

Leja ende nuk është zbardhur nga KKTU-ja, por kjo s’e ka penguar firmën “Marina Orikum”, ku vëllezërit Dulaku kanë 51 % të aksioneve dhe 49 % i ka Fatjon Veizaj, ish-deputet i Partisë Demokratike, të reklamojnë në internet të gjithë projektin.

22 KULLA deri 15 KATE/ Si u tjetërsua Marina Orikum: Nga italianët, te22 KULLA deri 15 KATE/ Si u tjetërsua Marina Orikum: Nga italianët, te22 KULLA deri 15 KATE/ Si u tjetërsua Marina Orikum: Nga italianët, te

22 KULLA deri 15 KATE/ Si u tjetërsua Marina Orikum: Nga italianët, te

Në foto: Maketi i ndërtimeve në Marinën e Orikumit, me 22 ndërtesa deri në 15 kate

E gjithë zona ka një sipërfaqe të stërmadhe, prej 143 mijë metrash katrorë, teksa nga ajo që shihet në fotot, duket se ndërtimet do të jenë edhe në breg të detit, një pronë ekskluzive shtetërore. Ligji e përcakton qartë se sipërfaqja ujore apo edhe bregu i detit janë shtetërore dhe nuk mund të tjetërsohen, por ligji është vetëm një copë letër.

Por, si qëndron e vërteta e Marinës së Orikumit?!

VoxNews ka hulumtuar dhjetëra dokumente zyrtare, bankare, noteriale apo administrative, që hedhin dritë mbi transaksionet tepër të dyshimta për të zaptuar një pronë ekskluzive, që dikur është dhënë në përdorim (me koncesion) një firme italiane.

 

22 KULLA deri 15 KATE/ Si u tjetërsua Marina Orikum: Nga italianët, te

Faksimile: Në vitin 2021, vëllezërit Dulaku e blejnë Marinën e Orikumit për 400 mijë euro

Sipas dokumentit, shitësi është pronar i një kuote pjesëmarrjeje të barabartë me 100% të kapitalit themeltar të shoqërisë tregtare “Giorgi Alfo” sh.p.k., me seli në Vlorë,  në adresën Porti i Jahteve, Orikum. “Çmimi total për shitjen e kuotës është 400.210 euro, shumë e cila do të paguhet nga blerësi në momentin e nënshkrimit të kësaj kontrate” thuhet në dokumente.

 

22 KULLA deri 15 KATE/ Si u tjetërsua Marina Orikum: Nga italianët, te

Faksimile: Kontrata që firma Concord Investment mori kredi në Bankën Amerikane të Investimeve (ABI BANK)

Në këtë mënyrë, një pronë e stërmadhe u mor në administrim nga një familje që vitet e fundit janë njohur për ndërtime të shumta në bregdet. Madje, në muajin tetor 2025 u raportuar se SPAK-u kreu kontrolle në banesën e Artan Dulakut, në lidhje me fitimin e koncesionit të portit të Limionit në Sarandë, dikur një bazë ushtarake.

Por, larg zhurmës së Sarandës apo edhe të lejeve të tjera në mbarë Shqipërinë, vëllezërit Dulaku papritur u bënë pronar të një prone tepër të lakmueshme, buzë detit Jon. Dhe këtu filloi edhe ambicia e tyre për të ndërtuar dhe tjetërsuar të gjithë zonën.

Sipas dokumenteve, firma Concord pasi shtiu në dorë Marinën, mori një kredi te Banka Amerikane e Investimeve (ABI BANK), një bankë e cila njihet për pronarët e saj që veprojnë në parajsa fiskale. Shuma që vëllezërit Dulaku morën kredi është plot 3 milionë euro.

22 KULLA deri 15 KATE/ Si u tjetërsua Marina Orikum: Nga italianët, te

22 KULLA deri 15 KATE/ Si u tjetërsua Marina Orikum: Nga italianët, te

Faksimile: Kontrata e shitjes së 49 % të aksioneve nga Concord te RDA e Fatjon Veizajt

Koha kaloi dhe vijmë në janar 2023. Megjithëse s’ka lidhje të drejtpërdrejta me firmën, apo menaxhimin e Marinës, një lajm bëri bujë në atë muaj. Deputeti i Partisë Demokratike, Fatjon Veizaj, dha dorëheqjen nga mandati. Një veprim që, nëse do të shohim letrat, duhet të ketë lidhje pikërisht me pronën gjigande.

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, në datën 22 qershor 2023, është bërë një tjetër kontratë shitje kuotash. Pala shitëse në këtë rast është Concord Investment, e cila i shet aksionet firmës RDA.

 

22 KULLA deri 15 KATE/ Si u tjetërsua Marina Orikum: Nga italianët, te

22 KULLA deri 15 KATE/ Si u tjetërsua Marina Orikum: Nga italianët, te

Faksimile: Pronari i RDA është Fatjon Veizaj, i cili rimori aksionet pasi la mandatin e deputetit

Në këtë kohë, Fatjon Veizaj ishte “në hije” në këtë firmë, duke vendosur si administrator dhe pronar me letra dy miq të tij. Në dokument përcaktohet se çmimi i shitjes nga Dulakët te Veizaj të 49% të kuotave, u bë për 196.103 euro.

 

22 KULLA deri 15 KATE/ Si u tjetërsua Marina Orikum: Nga italianët, te

RDA lë peng aksionet dhe merr edhe ajo kredi

Firma RDA ka vijuar me procedurat dhe pasi mori 49 % të aksioneve, mori një kredi në bankë, duke vendosur si kolateral pikërisht kuotat. Një vendim në mbrojtje, pasi megjithëse s’ka mazhorancën, RDA-ja mbrohet pikërisht nga banka, e cila nëse s’paguan këstet apo detyrimet, mund të shesë asetet që zotëron Marina Orikum.

22 KULLA deri 15 KATE/ Si u tjetërsua Marina Orikum: Nga italianët, te

Faksimile: Rendi i ditës i KKTU-së, i datës 24 dhjetor 2024 kishte në pikën 12 edhe lejen e zhvillimit për objektin “Orikum Marina Resort”

Sërish larg syve kureshtarë, tashmë me dy ortakë të fuqishëm, majtas dhe djathtas, Dulakët dhe Veizaj vijuan veprimet, duke synuar që në gjithë atë sipërfaqe të bënin ndërtime shumëkatëshe.

Sipas dokumentit më sipër, i cili është rendi i ditës i mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit në datën 24 dhjetor 2024, në pikën 12 është edhe një leje zhvillimi në Orikum.

“Leje zhvillimi për objektin ‘Orikum Marina Resort, Hotel dhe Struktura akomoduese rezidenciale’, me vendndodhje në Orikum, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Marina Orikum’ sh.p.k” thuhet në dokument.

Deri më sot, leja nuk është zbardhur nga KKTU-ja, por lejen e kanë “zbardhur” pronarët e saj. Dulakët dhe Veizaj kanë filluar që t’a reklamojnë projektin.

22 KULLA deri 15 KATE/ Si u tjetërsua Marina Orikum: Nga italianët, te

22 KULLA deri 15 KATE/ Si u tjetërsua Marina Orikum: Nga italianët, te

Në foto: Maketi i ndërtimeve në Marinën e Orikumit, me 22 ndërtesa deri në 15 kate

Gjatë hulumtimeve që ka kryer VoxNews, firma shkruan se në zonën në fjalë do të ndërtohen plot 22 godina, deri në 15 kate. Do të ketë vila, restorante, hotele e shumë apartamente. Por ajo që bie në sy është se ndërtimet do të shtrihen në një sipërfaqe prej 143 mijë m2 buzë detit Jon.

Asnjë institucion shtetëror nuk ka dhënë informacion për tjetërsimin e kësaj marine; Kush është pronari i truallit? Çfarë kishte nën administrim firma italiane? Si u zgjerua projekti në 143 mijë m2? A nuk është pronë shtetërore uji dhe bregu i detit? A duhej të ishte rishtetëzuar Marina e Orikumit? /voxnews 

Para

I vihet zjarri mobilerisë në Vlorë

Pas

Gara për shefin e ri të SPAK, përfaqësuesit e BE “zbarkojnë” në prokurorinë e posaçme, takime kokë më kokë me katër kandidatët

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.