E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Balluku e pandehur nga SPAK, Spiropali: Nuk ka të paprekshëm, secili mban përgjegjësi para ligjit

Korrieri nga Korrieri
11.11.2025
në Aktualitet
A A
Balluku e pandehur nga SPAK, Spiropali: Nuk ka të paprekshëm, secili mban përgjegjësi para ligjit
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka komentuar sot marrjen si të pandehur nga SPAK të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Spiropali tha se në Shqipëri nuk ka të paprekshëm dhe se secili mban përgjegjësi para ligjit.

Kryediplomatja shtoi se mazhoranca është e vendosur të luftojë pandëshkueshmërinë në të gjitha nivelet.

Reagimi i saj erdhi pasi u pyet nga deputeti Agron Shehaj, kryetar i partisë “Mundësia”, se përse zv/kryeministrja Balluku nuk jep dorëheqjen nga detyra pasi është marrë e pandehur nga SPAK për korrupsion, por shfaqet krah për krah me kryeministrin Edi Rama.

“Ju thatë se qeveria nuk bën hetime por i bën SPAK. Nuk e di nëse jeni në dijeni, por në historinë e Evropës, për herë të parë, një zv/kryeministre është marrë e pandehur. Si e shpjegoni ju në takimet tuaja faktin se zv/kryeministrja edhe pse është marrë e pandehur vazhdon të jetë në krye të detyrës dhe nuk jep dorëheqjen. Si ja shpjegoni ju kolegëve tuaj kur kërkoni që të shtyni përpara integrimin në BE. Për ata është normale që zv/kryeministrja vazhdon të jetë në detyrë pavarësisht se është marrë e pandehur nga SPAK për korrupsion?”, pyeti deputeti Shehaj.

Ministrja Spiropali tha se për asnjë rast, mazhoranca nuk do të sulmojë prokurorë apo gjykatës, apo të komentojë mbi çështje të posaçme, apo mbi çështje të drejtësisë.

“Kjo është një gjë që na ka ndarë që kur kemi ndërmarrë reformën në drejtësi, që kur kemi vendosur që pushteti politik duhet t’i heqë kthetrat nga pushteti i drejtësisë dhe kur kemi marrë vendimin historik si shumicë për ta luftuar pandëshkueshmërinë kudo ku ajo shfaqet, në të gjitha nivelet”, tha Spiropali.

Ndërsa deputeti Shehaj vijoi duke thënë se zv/kryeministrja Balluku nuk është në hetim, por është marrë e pandehur për korrupsion.

“Pa pikë turpi ajo sot ka dalë krah më krah me kryeministrin. Disa ditë më parë Rama tha se duhet të dalë Erion Veliaj, sot del krah për krah me zv/kryeministren e marrë e pandehur”, tha Shehaj.

Në përgjigjen e saj, ministrja Spiropali tha se në Shqipëri nuk ka të paprekshëm.

“Në Shqipëri nuk ka të paprekshëm. Dhe ky është ndryshimi i madh mes nesh dhe një politike të vjetër që vazhdon që me akuza penale në drejtim të kundërshtarëve të bëjë politikën e ditës. Ne nuk e bëjmë këtë. Secili mban përgjegjësi para ligjit, të gjithë, secili mban përgjegjësi para fytyrës se vet dhe para elektoratit të vetë”, tha Spiropali.

Para

Kundërshtoi këshilltarët bashkiakë që dhanë te privati 34 hektarë kullota të fshatit, arrestohet 27-vjeçari

Pas

Detaje të reja/ Vrasja mafioze e shqiptarit në Greqi, gjendet një plumb në trupin e tij

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.4k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.4k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.