E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Tenderi i Llogarasë, 98% e stafit ishte fiktiv! Mesazhet e inxhinierit grek: Gjërat po bëhen më keq

Korrieri nga Korrieri
15.11.2025
në Aktualitet
A A
“Të lashë një palë syze peshqesh”/ Mesazhet që fundosën Evis Berberin. Spak: Bleu toka! 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

…Ne jemi në këtë projekt për shkakun tënd dhe për ty. Thjesht më trego çfarë të bëj, dhe unë do të ndjek plotësisht këshillat e tua…”

Ky është vetëm një nga shumë mesazhet e dërguara përmes aplikacionit “Signal” nga inxhinieri grek Ioannis Kirkinezis tek ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi. Në muajin maj 2022, ai i ankohej Berberit se punët nuk po shkonin mirë.

Greku i kompanisë “Hill Internacional V.N.”, përmes mesazheve në telefon, i kujtonte Berberit se në lojën e mbikëqyrjes së punimeve të Tunelit të Llogarasë ishte futur një zyrtar i ARRSH-së. Për këtë arsye, Berberi duhej të theksonte rëndësinë dhe domethënien e punës, pasi firma zbatuese që ndërtonte tunelin nuk po i përmbahej projektit fillestar në terren.

Sipas dosjes të siguruar nga gazetari Elton Qyno, më 29 korrik 2022, ora 18:22, Ioannis Kirkinezis i dërgon Evis Berberit mesazhin:

“…Përshëndetje Evis, gjërat po bëhen përditë e më keq me projektin. Do ta dërgoj që ta shohësh me sytë e tu dhe shiko shënimet e liderit të ekipit tonë…”

Por pavarësisht pakënaqësive dhe vështirësive në terren, Kirkinezis dhe ortaku i tij shqiptar, Valter Begaj, kishin falsifikuar një seri kontratash punësimesh me qëllim fitimin e tenderit prej 2 milion eurosh nga ministria e Belinda Ballukut.

Hetimi i SPAK zbuloi se “Net Group” i Valter Begaj dhe “Hill Internacional V.N.” i Kirkinezis kanë ndryshuar 98% të stafit që do të mbikëqyrte punimet. Pjesa më e madhe e stafit të paraqitur Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ngritur nga Sekretaria e Përgjithshme e Belinda Ballukut, u ndryshua menjëherë pas fitimit të tenderit.

Të tjerë inxhinierë u lidhën me kontrata pune, dhe punonjës që paguheshin 500-700 mijë lekë të vjetra në muaj u caktuan për mbikëqyrjen e punimeve të tunelit. Kontratat me inxhinierë grekë dhe shqiptarë ishin falsifikuar; emrat e specialistëve nuk kishin qenë kurrë pjesë e stafit, dhe nuk kishin firmosur kontratat – ato i kishte firmosur biznesmeni Valter Begaj.

Sipas dosjes hetimore, nga verifikimi i “Raporteve mujore” të mbikëqyrësit, komunikimeve me email gjatë fazës së zbatimit, si dhe deklarimeve të personave të përfshirë, rezulton se specialistët e angazhuar në zbatim të kontratës ishin:

Andreas Milioulis
Altin Parllaku
Aris Bletsas
Elina Valeva Kousina
Endri Stafa
Enerti Begaj
Enton Bani
Eridion Disha
Ermir Çupi
Ervin Doçaj
Genci Azizaj
Ilias Michalis
Ilir Troqe
Ioannis Sigalas
Lulëzim Orana
Theodors Kefalas
Tomorr Spahiu

Referuar kontratës me Ministrinë e Infrastrukturës dhe dokumentacionit të procedurës së prokurimit, mbikëqyrësi i punimeve duhej të ofronte shërbimin me stafin e deklaruar gjatë konkurrimit, përkatësisht:

Theodoros Kefalas
Angelos Maridakis
Eleftherios Malandrakis
Valter Begaj
Konstantinos Blathras ose Luljeta Kuçi
Christina Mavroeidi
Burhan Demneri
George Aleiftiras ose Gergji Kotori
George Papaioannou ose Meri Lumi
Isa Harizi ose Shqiponja Civici
Ervin Doçaj ose Fatjona Levani
Ilirian Kokalari
Indrit Shamata ose Gjergji Bezati
Damianos Papadopoulos
Endrit Çeli
Erion Lami ose Chrysoula Sideri
George Gkrintzos ose Luca Falasca

Megjithatë, sipas dosjes së SPAK, me përjashtim të specialistëve Ervin Doçaj dhe Theodoros Kefalas (ky i fundit për një periudhë të caktuar), i gjithë stafi tjetër ishte i ndryshëm.

Ministria e Infrastrukturës, e drejtuar nga Belinda Balluku, nuk verifikoi dokumentat e tenderit dhe prezencën në terren të punonjësve. Anëtarët e KVO-së mbyllën sytë, duke pranuar dokumenta të falsifikuara nga “Net Group” dhe “Hill Internacional V.N.”, të cilët, pasi fituan tenderin e supervizimit, përmbysën 98% të stafit të specialistëve të deklaruar për mbikëqyrjen e punimeve.

Para

“Anglia tjetër nivel, është favorite për të fituar Kupën e Botës”, Silvinjo tregon çfarë ndodhi me Armando Brojën

Pas

Tifozët anglezë tërbohen me gjestin e Bellingham ndaj Asllanit: Mjaft më!!!

Nga Kategoria

Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike
Aktualitet

Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

18.11.2026
10.4k
‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë
Aktualitet

‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë

18.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë
Aktualitet

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2.5 mijë euro për policët, 2750 policë do të marrin 7.5 miliardë lekë

Pushtet pa kontroll, administratë e politizuar dhe korrupsion/ PE jep alarmin për qeverinë e Ramës: Gjithçka në duart e një individi

13.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Gratë e reja po kërkojnë kontratë para martesës: “E dua partnerin, por dua të mbroj edhe veten”

Gratë e reja po kërkojnë kontratë para martesës: “E dua partnerin, por dua të mbroj edhe veten”

15.11.2026
10.4k
Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
Djegia e makinës së gazetarit Sami Curri, Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar edhe pas 6 muajsh

Djegia e makinës së gazetarit Sami Curri, Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar edhe pas 6 muajsh

14.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.