E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

KORRUPSIONI/ “Skender Nipolli dhe një polic tjetër më morën 500 mijë lekë”, banori në Belsh denoncon në STOP policinë, efektivët pezullohen nga detyra

Korrieri nga Korrieri
20.10.2023
në Aktualitet
A A
KORRUPSIONI/ “Skender Nipolli dhe një polic tjetër më morën 500 mijë lekë”, banori në Belsh denoncon në STOP policinë, efektivët pezullohen nga detyra
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

KORRUPSIONI/ “Skënder Nipolli dhe një polic tjetër më morën 500 mijë lekë”, banori në Belsh denoncon në STOP policinë, efektivët pezullohen nga detyra

Një banor i fshatit Seferan në Belsh ka denoncuar publikisht punonjës të Policisë Bashkiake dhe të Policisë së Shtetit, duke i akuzuar se i kanë marrë ryshfet për ta lejuar të vijonte një ndërtim pa leje. Denoncimi është bërë nga Ylli Gjoshi, i cili ka deklaruar se ka paguar shuma parash për të mos u ndaluar punimet.

Sipas deklarimeve të tij, fillimisht janë paraqitur punonjës të Policisë Bashkiake të Belshit, të cilët i kanë ndaluar punimet duke i thënë se nuk kishte leje ndërtimi. Gjoshi pretendon se i është kërkuar pagesë në këmbim të “zgjidhjes” së situatës dhe se ka dorëzuar 500 euro një punonjësi të Policisë Bashkiake, i cili më pas e ka lejuar të vijonte punimet deri pranë përfundimit të ndërtimit.

Ai deklaron se ndërtimi ka vijuar pa pengesa pas kësaj pagese, ndërsa problemi është rishfaqur në momentin kur nisi rrethimin e objektit me mur. Në këtë fazë, sipas tij, janë paraqitur punonjës të Policisë së Shtetit nga Komisariati i Belshit, të cilët i kanë kërkuar para për të mos ndërhyrë.

Gjoshi pretendon se dy punonjës policie i janë paraqitur disa herë, fillimisht duke i kërkuar shuma më të vogla, ndërsa më pas i kanë kërkuar një pagesë prej 500 mijë lekësh. Ai thotë se paratë ua ka dorëzuar brenda automjetit të policisë dhe se këto veprime janë të dokumentuara nga kamerat e sigurisë që kishte instaluar në banesë.

Sipas deklarimeve të tij, pagesa është bërë një ditë para se policët të largoheshin, ndërsa ai mban përgjegjësi të plotë për atë që ka deklaruar, duke përfshirë edhe familjen e tij. Banori thotë se filmimet nga kamerat e sigurisë tregojnë qartë lëvizjet e punonjësve të policisë pranë banesës së tij.

Pas publikimit të këtyre pretendimeve, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka reaguar duke marrë masa administrative. Me vendim të drejtorit të policisë, dy punonjës të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra, në zbatim të nenit 222 të Rregullores së Policisë së Shtetit, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Bëhet fjalë për inspektor Skënder Nipolli, me detyrë ndihmësspecialist i Policimit në Komunitet në Stacionin e Policisë Belsh, si dhe inspektor Genc Çalja, me detyrë ndihmësspecialist, agjent krimesh, në Komisariatin e Policisë Cërrik. Sipas njoftimit zyrtar, pezullimi ka ardhur pas pretendimeve se punonjësit e policisë kanë marrë ryshfet për të lejuar një ndërtim pa leje në fshatin Seferan. /TVKLAN

Etiketat: belshgenti caljapoliciarryshfetskender nipolli
Para

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 38-vjeçari shqiptar, policia gjen mallra të dyshimtë në makinë

Pas

Kontrabandë ilaçesh në Tiranë, përfundojnë në pranga 16 persona, mes tyre farmacistë e furnizues (EMRAT)

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11.11.2026
10.4k
Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat 

Kandidat i “përbashkët” për Bashkinë e Tiranës, opozita e përçarë

16.11.2026
10.3k
PS mbledh Asamblenë në Lalëz, Rama përballë pikëpyetjeve për Veliajn, kandidatët dhe ndryshimet në qeveri

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, Rama përballë pikëpyetjeve për Veliajn, kandidatët dhe ndryshimet në qeveri

14.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

15.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.